Kurti i shkruan edhe Ahtisaarit: Plani, pengesë për Kosovën

Artikujt tjerė
- Vetëvendosje si beson më as Gjykatës Kushtetuese
- OEK:Projektligji për duhanin stimulon kontrabandën
- Bujqit bashkohen kundër privatizimit, protestat i lënë për më vonë
- Abdixhiku: Duhet dialog i pastër ekonomik Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e FMN-së
- Pavarësisë së Kosovës sot i hiqet mbikëqyrja
- Si aterroi Avni Spahiu në Turqi e jo në Hagë
- VV: Mërgata në Zvicër, faktor i rëndësishëm
- Kurti i shkruan edhe Ahtisaarit: Plani, pengesë për Kosovën
- Serbia pohon se ka dëshmitar për trafikim organesh në Kosovë
- Ndërrimi i kodit telefonik të Kosovës shqetëson Serbinë
Prishtinë, 9 shtator - Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar një letër ish-të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, duke e kritikuar atë për propozimin e zgjidhjes së statusit.
Një ditë para se Kosova të përmbyllë zyrtarisht mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë së saj, Kurti e quan të padrejtë logjikën mbi të cilën diplomati finlandez kishte hartuar propozimin për zgjidhjen e statusit.
Ideja juaj do të ketë qenë që ti drejtpeshoni sa më shumë interesat, ama kjo rrjedh nga një keqperceptim i thelbit të çështjes së Kosovës nga konceptimi i Kosovës si problem shqiptaro-serb. Prandaj edhe zgjidhja e ofruar nga ju ka qenë po kështu zgjidhje shqiptaro-serbe: komuna të reja serbe, eksterritorialiteti i 45 kishave, të cilat i definuat si serbe, pastaj shumica e dyfishtë, që nënkupton pamundësinë e ndryshimeve kushtetuese pa u pajtuar serbët, etj
, shkruan Kurti në letrën drejtuar Ahtisaarit.
Lideri i VV-së thekson se nëpërmjet zgjidhjes së propozuar nga Ahtisaari, Serbisë i janë ofruar mundësi të mëdha për ta kontrolluar stabilitetin politik të Kosovës, ndërsa shpreh bindjen se shumica e serbëve në Kosovë ende mbesin peng i politikave destruktive dhe hegjemoniste të Serbisë.
Letra flet dhe për mungesën e përmbushjes së planit në pjesën veriore të Kosovës.
...Plani juaj është zbatuar vetëm pjesërisht vetëm aty ku ka pranuar Beogradi: nëpër enklava po, kurse në veri jo. Kurse tash Kosova ndodhet përpara negociatave të reja për veriun, në të cilat Pakoja juaj do të hapet. Zgjidhje tjera mund të pasojnë e që shkojnë edhe më larg sesa propozimi juaj. Dhe, në fund, mund të përballemi me kohën kur për një pjesë të Kosovës të vlejë propozimi Juaj, kurse për veriun një zgjidhje tjetër, thuhet në letrën e Kurtit.
Lideri i VV-së vlerëson se plani, që para pesë vjetësh mund të ishte shikuar si zgjidhje, sot paraqet një pengesë, pengesë për sovranitet dhe kufizim për pavarësi të plotë. Plani Juaj e mban peng Kosovën nga strukturat e Serbisë, shkruan Kurti.


Shartari09.09.2012/23:34
Bravi Albin, je legjend e Kosoves

toni09.09.2012/21:10
E more Albin Kurti, po qysh pi din tona senet ti bre ?!!!. Qishtu thojshe ka bo gabim Thaqi qe e ka nenshkru ne Rambuje, e sot shkaku i qati nenshkrimi si kena Policine e qeverine Serbe ne KS, qishtu folshe per pavarsi, e qishtu pate thon qe UNMIKu ska mu largu prej Kosoves deri ne 2030 e me rend. Por po get qe Hashimit pi del qashtu qysh pe menon e ne fund fjala e tije po del e vertet.
Punoni ju se mire eshte ama mos u shtyni me Hashen se ai eshte ujk i moqum, njerezit ma te fuqishem te botes i ka miq, e qe besa ai i bon muhabet kto sene me ta. Amo ti vazhdo qishtu KUQ E ZI, se nashta t'dhez naj her.

Osman Dabinofci09.09.2012/20:36
Jemi krenare qe te kemi o i madhi Albin Kurti,ti je krenaria e mbare Shqiptarise. Me ty jemi deri ne bashkimin e trojeve Shqiptare.







babushi10.09.2012/04:16
gjënë më të mençur që keni bë deri më tani është kjo letër, se ato me dhunë