FOL: Qeveria gënjeu për rritje ekonomike

Artikujt tjerė
- Si aterroi Avni Spahiu në Turqi e jo në Hagë
- VV: Mërgata në Zvicër, faktor i rëndësishëm
- Kurti i shkruan edhe Ahtisaarit: Plani, pengesë për Kosovën
- Serbia pohon se ka dëshmitar për trafikim organesh në Kosovë
- Ndërrimi i kodit telefonik të Kosovës shqetëson Serbinë
- Festivali i Rrushit shpall 4 vreshtarë dhe 3 perimtarë të vitit
- FOL: Qeveria gënjeu për rritje ekonomike
- Zjarr i madh në veri
- Komunat serbe të (pa) suksesshme
- Korenica: Letërkëmbimi Jahjaga-Ashton nuk është marrëveshje ndërkombëtare
Prishtinë, 9 shtator - Deklarimi i qeverisë për periudhën 2011-2014 se do të ketë një rritje mesatare ekonomike nga 7 deri në 8%, nuk është e vërtetë sipas raportit Matësi i së Vërtetës i Lëvizjes FOL. Sipas këtij raporti, këtë e demanton raporti i Bankës Qendrore të Kosovës. Zyrtarët e këtij institucioni në prezantimin e Raportit Vjetor 2011 dhe të dhënave për periudhën e parë të vitin 2012 kanë thënë se rritja ekonomike nuk parashihet të kalojë shifrën mbi 3.8%, transmeton KTV. FOL konsideron se deklarimi i Qeverisë së Kosovës se përmirësimi i bilancit tregtar (rritja e eksportit dhe zëvendësimi i importit) është esencial për zbutjen e shpërpjesëtimeve makro-ekonomike e që deri tash nuk është arritur. Sipas raportit, Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka premtuar uljen e bilancit negativ tregtar në mënyrë që eksportet të përmirësohet dhe importi të ulet. Pavarësisht këtij premtimi, statistikat e gjashtë mujorit të parë të këtij viti, tregojnë se deficiti tregtar ka shënuar vlerën prej rreth 1 miliard euro si pasojë e rritjes më të madhe të importeve në krahasim me eksportet. Ndërkohë si deklaratë kontradiktore është vlerësuar edhe një deklaratë e ministrit Bedri Hamza dhe një e ministrit të shëndetësisë, Ferid Agani. Ndërkohë deklarata e kreut të Prishtinës Isa Mustafës se Segmenti i dytë i rrugës B është planifikuar të ndërtohet brenda një viti është vlerësuar po ashtu e pa vërtetë.











zijadini 09.09.2012/21:07
qka hamomin ka me u rrit ktu perveq hajnave tu vjedh nuk zhvillohet shteti.