• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kosova me kod telefonik kombëtar +355

Publikuar: 06.09.2012 - 12:24

Prishtinë, 6 shtator - Në Kuvendin e Kosovës, deputetët me shumicë votash (47 për, 9 kundër dhe 2 abstenim) sot miratuan Rezolutën e paraqitur nga, deputeti i Lëvizjes për Bashkim, z. Agim Kuleta.

Sipas Rezolutës së miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale, që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355.

Me këtë hap Kosova dhe qytetarët e saj do të përfitojnë shumë si në aspektin politik, ekonomik, po ashtu edhe në aspektin e sigurisë.

Në tekstin e miratuar të Rezolutës thuhet:

“Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6, paragrafi 1  dhe të nenit 52, pika 2, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

- Duke qenë se Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e OKB-së dhe UNT-së (Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacion; angl. ITU), e rrjedhimisht nuk mund të ketë kod të vetin telefonik,

- Duke i pasur parasysh humbjet e mëdha financiare (qindra milionëshe) të cilat i ka pësuar dhe i pëson  Republika e Kosovës nga shfrytëzimi i kodeve të huaja telefonike: të Monakos, Serbisë, e Sllovenisë,

- Duke e pasur parasysh koston e komunikimit midis qytetarëve që janë shfrytëzues të kodeve të ndryshme telefonike brenda vendit tonë,

- Duke qenë se lëvizjet e shumta të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë dhe anasjelltas kanë bërë që intensiteti i komunikimit midis tyre përmes rrjetit telefonik të rritet, ndërkohë që kostoja e këtij komunikimi, për shkak të kodeve të ndryshme, është shumë e lartë,

- Duke e pasur parasysh mundësinë serioze të cenimit të sigurisë shtetërore,



Në seancën plenare të datës 30 gusht 2012, miratoi këtë:

R e z o l u t ë

1.  Qeveria e Republikës së Kosovës, të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355.

2. Në funksion të realizimit të këtij qëllimi, brenda një kohe shumë të shkurtër, t’i iniciojë negociatat me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

3. Në qoftë se kostoja e shkëputjes së kontratave aktuale valide me ofruesit e kodeve telefonike është më e lartë për vendin sesa respektimi i tyre deri në fund, këto kontrata të zbatohen deri në afatin e paraparë për përfundimin e tyre, por ato të mos vazhdohen më tutje”, përfundon teksti i Rezolutës së Lëvizjes për Bashkim, i paraqitur më 30 gusht e i miratuar në seancën e sotshme të rregullt të Kuvendit të Kosovës.

Komente (36)

Veton07.09.2012/10:04

Ja paskan prishe Hashimit......tash duhet ai mu arsyetu para punedhensave te vet....

Petriti07.09.2012/08:45

Po Bashkohemi dal nga dal

hasani07.09.2012/03:10

haj medet qatyne hjnave qe ju nalet hajnia kan me vjedh ne buxhet se ekan jeten e shtejt luksuzi don luxs

slb salb07.09.2012/01:23

Bravo!!!

ILIRI06.09.2012/22:55

Ju lumte VV, t'pakten ju po punoni per Shqipetaret.

turqeli nga prizreni06.09.2012/22:44

kerkoj nga parlamenti te nderrohet edhe ligji per bankat,sepse ende perdoret SWIFT kodet e Serbise.Si shembull procredit banka i ka MBKORS dmth mikro enterprise bank Kosovo of republika SERBIA.Sa me te shpejt te perdorim kodet e SHQIPERISE.

Dreni 06.09.2012/22:15

Mbahuni e ishalla e mbani fjalen. e tani edhe rjeti i telefonike bohet ma ekonomike.

Shqiperia06.09.2012/22:13

Ishalla e kan perime e bohum me kod kombetarë URIME SHQIPERIA E MADHE

dreni06.09.2012/22:12

Pak vone , por mamir vone se hiq.
Nese kto anulon qeverija jon atehere jon qeveri antikombetare.E nese miq tane e bllokojn ket atehere duhet mu pyt se ajan vertet miqe tane. Funu fundit kto mi gra edhe nese ata thojne jo. Sa here serbia ju tha esubo kurgjo bile edhe ma shum fitoje.
Ishalla e mbani fjalen . Mbajuni fort se ket radhe e keni krejt popullin mas vetin pa dallime partiake

Sulimoni Halles06.09.2012/22:10

Pse 355? A nuk pat hiq kurgjo per ne a? Kemi mujt me pas nje kod unik per Kosove!!!

xhafa 06.09.2012/21:09

gjall hashimoviqi me banden e vet kurr ska me lejue nje gje te till,se kjo ka mundur mu be qysh ne vitin 1999.

Istref Berisha06.09.2012/13:54

Nuk e besoj fare se do te nderrohet kodi i telefonit, Qeverija i ka bllokuar shume vendime te Parlamentit, edhe kete vendim do ta bllokoj me arsyetimi se "Bashkesia Nderkombetare nuk po lejon", ata qe ia hoqen masat e Reciprocitetit Serbis nuk do ta lejojne nderrimin e kodit kurre, se ka marre vesh hala Adem Grabovci se cka ka votuar se do ta marre fjalen perseri ne Kuvend dhe do ti mbivotoje te tjeret per mosnderrimin e kodit telefonik

Shefqeti06.09.2012/13:53

Një fillim i mbar, dëshiroj qe kjo te realizohet sa ma parë. Përuroj parlamentaret dhe Parlamentin e Kosovës për ketë vendim sa historik aq edhe te domosdoshëm për popullin e vetë.

taulanti 06.09.2012/13:51

ai momenti kur ndjehesh krenar qe ja ke qit voten dikujt qe pe qon vendin nje hap perpara bashkimit dhe zhvillimit ekonomik. Hallall Agim kuleta dhe LB , pergezoj gjithashtu edhe deputet tjere qe e votuan kete rezolute.

vleresimi06.09.2012/13:47

ME NE FUND ! Ka me shume se dy perioda legjislative dhe Qeveri te cilave u eshte propozuar nje ecuri e tille dhe e ngjajshme, mirepo per shkak te intereseve per perfitim grupor dhe klanor nuk jane perkrahur. Urojme qe kesaj here vendimi i Kuvendit te zbatohet e jo te konsiderohet si rekomandim, si eshte e prire ti quaje vendimet e Kuvendit kjo Qeveri gjegj. Kryeministri Thaci, zv.Kryeministri dhe Min. i Drejtesise ! Kuci etj. Perndryshe mos te befasohemi nese inicohet nje kundervendim, me arsyetimin "se deputet nuk e kane ditur se per cka po votojne".

Muho06.09.2012/13:44

Vendim i drejt,te implementohet sa me shpejt që është e mundur

Fehmiuu06.09.2012/13:44

Shume veprim i menqur, por kuptohet qe ka edhe shume pune, ne kete sektor.Pastaj duhet vazhduar edhe shume projekte ne aspektin kombtar, se jemi 95 shqiptar ne Kosove, e 5 minoritete. A ne anen tjeter interesat e minoriteteve jane shume ma te qendrushme, e injorohet shumica apsolute.Parlamenti dhe deputetet duhet ta dine qe kane obligime dhe duhet me vazhdu me tutje ne shume projekte te perbashketa kombtare.Por edhe Shqiperia ka obligime kombtare se shume eshte ka e shfrytezon popullin e Kosove , pa i ofruar asnje beneificion.Sa miliona i len populli i Kosoves ne pushime, tash telefonia, prodhime te ndryshme, e shqiperia hale nuk e ka dhene zyrtarisht portin e Shengjinit.Biznismen te Kosoves nuk ka ne Shqiperi sepse nuk ju lane shume hapsire, e keshtu me radhe.Pushteti i Shqpierise nuk duhet ta luj rolin veq me i shfrytezu kosovaret e mos me i bere veprime reciproke kombtare..

SADRI SHALA06.09.2012/13:35

ja keshtu duhet serbis me ja treguar dhembet me i treguar se nuk mvaremi nga ajo dhe mos me mbet peng nen kthetrat e tyre,ket jau mundesojn politikanet tane besa edhe vet populli se blen prodhime serbe...duhet mi bojkotu vet populli dhe me besoni kur tju jesin 2000 apo 5000 familje pa buk dhe te ardhura po mendoj per ata qe punojn ne prodhimin e artikujve serb ateher ata neve na gjunjezohen duke na lutur per maredhenje te mira si fqinje...e per kodin 381 kosova paguan me miliona qe ne se dijme dhe duhet me ju ndaluar menjeher ..monako e ka shfrytezu kosven me 377 edhe slovenia me 396..e me mire qe ato tjau paguajm shqiperise perqindjen dhe te ndajme kodin me vellezerit tane...e i lumte atij qe ka ardhur te kjo ide pak vone por prap e mirepritur...

Bretku06.09.2012/13:30

E Vërtetë ?!!! Nuk po mund të besoj se mund të bëhet kjo gjë. Aq e ëmbël, aq e mirë, sa....Tani fillojnë dallaverët e pazarllëqet dhe kjo rezolutë do të harrohet e kurrë nuk do të jetësohet.

Artan Burito06.09.2012/13:29

Bravo

Hasani06.09.2012/13:26

Mos eshte vone per kete pune. A na lejojne kete 'miqet' tane nderkombetar ne ITU ?

Kjo pune eshte dashte te kryhet ne vitin 1999. Ateher ka qene shume me lehte se sot!

Fatos06.09.2012/13:23

Shyqyr qe nuk eshte 1 Prilli!

ardian begolli06.09.2012/13:21

ishalla e kan perime.

izet shala06.09.2012/13:21

shum mir .dhe mandej ti bajm edhe tabelat e veturave si shqiperia ,e dikur pak ma von kah syni i pranveres ti marrim edhe pasaportat e shqiperis.....

Halili nga Malisheva06.09.2012/13:20

Pune e qelluar, e inicuar nga kushdo qofte. Nje hap drejt "Bashkimit Ekonomik te Kosoves me Shqiperise" siç ka planifikuar Behgjet Pacolli.

Miran Miraku06.09.2012/13:13

Te lumt o Agim Kuleta, do jesh i pa harrum....

Dyshuesi06.09.2012/13:10

Me te vertete dikush beson se qeveria implementon "rezolutat" e Kuvendit Kur paska filluar qeveria te marr instruksione nga ky "soj" parlamenti???? "Too Good to be true".

kosovari06.09.2012/13:09

e shyqyr ma ne fund nje pune te hajrit se ky kuvend veq per mrapshtina ish kone.tash le te perfitojn shqipatret se boll shkiet na kan rjep.

besi06.09.2012/13:08

Shume ide e mire edhe parlamenti ka miratuar një vendim qe eshte shume i vonuar po prap ka shume sukses..bravo

afrimiCH06.09.2012/13:07

Urime e shyqyr qe ju ka dalë gjumi keni nis mu kthjellë pak ket sen keni mujt qysh ne 2008 me ba ani ska gajle nja 4 vjet mbrapa.

Arben06.09.2012/12:46

Puna me e menqur e ketij legjislativi deri me tani, edhe pse me vonese shume te madhe.

njani06.09.2012/12:43

me ne fund diqka e hajrit nga kuvendi.

Edi06.09.2012/12:42

URIME SHQIPTARI FITOVE EDHE NJE BETEJE

SL06.09.2012/12:41

Te lumt o Agim Kuleta! Hallall!

samitahiraj06.09.2012/12:39

ndoshta pernime e keni

gjergj06.09.2012/12:39

heu me ne fund po kojtohen keshtu pra nje nga nje behen punet e mira vetem duhet vullnet ...................

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°CRrebesh shiu
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell