• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Reichel: Veriu është çështje e brendshme e Kosovës

Publikuar: 06.09.2012 - 10:44

Prishtinë, 6 shtator -  (E plotësuar) Gjermania mbete e vendosur në qëndrimin saj që Serbia të shpërbëjë strukturat e saj paralele në veri. Kështu tha ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel në darkën lamtumirëse që për nder të tij shtroi mbrëmë kryeministri Hashim Thaçi.
Gjermania, tha Reichel është përcaktuar për dialogun e vizave në mes të Kosovës dhe BE-së. “Nëse Qeveria dhe Parlamenti do të punojnë edhe më tutje me kaq përkushtim, ky dialog do të çojë shpejt në heqjen e regjimit të vizave, gjë që është pritur shumë gjatë. Veç kësaj Gjermania i ka hapur dyert për punëtorët e kualifikuar nga Kosova, të cilët dëshirojnë të punojnë në Gjermani. Me këtë është bërë një hap të madh përpara”, deklaroi ai.
Ambasadori gjerman në largim Reichel në fjalën e tij ka falënderuar popullin e Kosovë për mikpritjen e përzemërt te treguar ndaj tij dhe ka uruar për forcimin edhe më të madh të raporteve midis popullit gjerman dhe popullit të Kosovës.
Drejtimi tjetër i rëndësishëm është që kancelarja federale Merkel para pothuajse një viti në Beograd në mënyrë të hapur e ka ngritur dhe çështjen e shpërbërjes së strukturave paralele të Serbisë në Kosovë. Politika gjermane që nga ajo kohë në vazhdimësi e ka bërë kërkesë kryesore të veten normalizimin e raporteve të Serbisë me Kosovën. Tani ka ardhur shansi për të normalizuar situatën në Kosovë.
Kosova sot është një vend i pavarur, por me një situatë jonormale. Këtë gjë nuk duhet ta
sqaroj. Për këtë Kosova ka shumë për të fituar nga një normalizim në Ballkanin Perëndimor, shumë më shumë se Serbia. Nëse Serbia edhe më tutje dëshiron t’i afrohet BE-së, duhet të jetë e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën. Me këtë për Kosovën hapet një dritare mundësie, mirëpo ka këtu në vend shumë politikanë, të
cilët ndezin një frikë të pakuptueshme nga shfrytëzimi i këtij shansi, sepse ky është i
ndërlidhur me bisedime politike. Këta politikanë mëtojnë t’i bindin njerëzit që fillimi i
bisedimeve politike është i barazvlefshëm me shkatërrimin e pavarësisë shtetërore të Kosovës. Se është tradhti ndaj vendit.
E vërteta është ndryshe: të mos e shfrytëzosh mundësinë për të arritur një normalizim të
situatës, do të ishte një marrëzi politike. As bashkëbiseduesit, as SHBA-të e as Gjermania do të pranonin një rezultat të bisedimeve, i cili nuk do të përmirësonte situatën e Kosovës së pavarur.
Nëse më lejoni, dua të vë në pikëpyetje edhe një fjali tjetër shumë të dëgjuar. Kjo është: për veriun nuk mund të flitet me Serbinë, sepse veriu është një çështje e brendshme e Kosovës. Sikur kjo të ishte e saktë, atëherë kancelarja federale Merkel nuk do të duhej të kërkonte nga Serbia tërheqjen e institucioneve paralele ilegale nga veriu i Kosovës, sepse me këtë ajo do të ndërhynte në çështje të brendshme të Kosovës. Askush në Kosovë nuk do ta thoshte këtë.
Mirëpo nëse Kancelares federale Merkel i lejohet të flasë me Serbinë për institucionet
paralele në veri, pse atëherë kjo nuk do të duhej lejuar udhëheqësisë së shtetit të Kosovës?
Nëse për fund do të kisha një dëshirë politike, atëherë do të dëshiroja që në çështjet e
rëndësisë kombëtare për Kosovën të ketë më shumë përgjegjësi strategjike dhe më pak
polemikë shkurtpamëse.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 33°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 33°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 36°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell