• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Takim për intensifikimin e bashkëpunim Shkup-Prishtinë

Publikuar: 05.09.2012 - 22:24

Shkup, 5 shtator - Ministri i Ekonomisë në qeverinë e Maqedonisë, Valon Saraçini, dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, kanë realizuar sot një takim, ku në fokus ka qenë Mbledhja e Dytë e Komitetit të Përzier sipas Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik midis dy qeverive, i caktuar për të premten më 7 shtator.

Krahas kësaj, Saraçini në këtë takim prezantoi klimën e përgjithshme ekonomike në vend, duke filluar nga investimet në energjetikë, lëndë minerale dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi.

Saraçini e njoftoi ambasadorin Hysa me sektorët e bashkëpunimit bilateral midis dy vendeve, duke përfshirë këmbimin tregtar dhe investimet, veçanërisht në fushën e energjetikës, raporton portali Zhurnal.

Në këtë kontekst, midis projekteve prioritare u përmendën vendosja e lidhjes interkonektive të largpërçuesit Maqedoni – Kosovë, projekti për sistemin magjistral të gazsjellësit, si dhe ndërtimi i hidrocentraleve të vogla.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu