• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Jakshiqi i Mitrovicës për fusnotën: Ditë e zezë, o fat i zi

Publikuar: 02.09.2012 - 22:11

Mitrovicë, 2 shtator – Anëtari i Kryesisë së Partisë DSS të Vojisllav Koshtunicës, Marko Jakshiq deklaroi sot se heqja dorë e Qeverisë serbe nga insistimi në fusnotë për prezantimin e Kosovës “është lëshim pe shumë i madh dhe i panevojshëm” i palës serbe. “Nëse sipas mëngjesit shihet dita, serbët në Kosovë i pet thënia popullore ‘Ditë e zezë, o fat i zi’. Frikësohem se ky është vetëm fillimi i kompromiseve të dhimbshme që i paralajmëronte zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq”, i tha Jakshiqi agjencisë Beta.

Sipas tij, qeveria serbe me këtë akt të lëshimit pe ka shkuar përtej marrëveshjes që në Bruksel e ka arritur negociatori i Beogradit, Borisllav Stefanoviq.

Ai përkujtoi se në mitingun parazgjedhor në Mitrovicë,  Partia e Tomisllav Nikoliqit me plotë gojë premtonte se do të anulojë të gjitha marrëveshjet që Stefanoviq i ka arritur me Edita Tahirin. 

Si transmeton gazeta Blic, zyrtarët serbë më nuk do të duhet të braktisin tubimet ndërkombëtare ku marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës, pasi që qeveria serbe sot ka miratuar instruksionet e reja për veprim të përfaqësuesve shtetërorë në tubimet e tilla.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 20°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme