Qeveria serbe heq dorë nga fusnota në tabelën e Kosovës

Artikujt tjerė
- Jakshiqi i Mitrovicës për fusnotën: Ditë e zezë, o fat i zi
- Qeveria serbe heq dorë nga fusnota në tabelën e Kosovës
- Një luftëtar i zhdukur shqiptar identifikohet në Kroaci
- Sa pinë ujë arsyetimet serbe për kolonat në kufi
- Majko këshillon institucionet kosovare si të dialogojnë me Serbinë
- Veriu sfidon vendimin për patentë-shoferët
- Klasat e mbingarkuara vijojnë të shkaktojnë probleme
- Thaçi e Mustafa urojnë fillimin e vitit të ri shkollor
- Thaçi-Jansha, pavarësia e Kosovës ka sjellë stabilitet në rajon
- Studentët paralajmërojnë protesta masive nëse shmanget Pakoja e Ahtisaarit
Beograd, 2 shtator Në tubimet rajonale Kosova do të prezantohet në mënyrë asimetrike dhe në të gjitha dokumentet përcjellëse do të qëndrojë fusnota, por e cila nuk është e obligueshme të qëndrojë në tabelë para përfaqësuesit të Prishtinës, thuhet në instruksionin e ri të qeverisë serbe, që sot u nxor me qëllim që, siç thuhet në arsyetim, të evitohet dëmi i shkaktuar nga abstenimi i përfaqësuesve të Serbisë në tubimet e tilla. Në këtë mënyrë Qeveria e Beogradit u detyrua të dakordohet me marrëveshjen e arritur në Bruksel gjatë takimeve të dy delegacioneve në dialog, sipas së cilës fusnota nuk është e obligueshme në tabelë, por vetëm në dokumente përcjellëse.
Sipas këtij instruksioni, përfaqësuesit serbë janë të obliguar që nga vendet mikpritëse të tubimeve rajonale dhe përfaqësuesit evropianë të kërkojnë zbatimin konsekuent të prezantimit të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, pa theksim të flamurit dhe shenjave tjera, kurse do të kërkohet edhe prania e përfaqësuesve të UNMIK-ut.
Në qoftë se përfaqësuesit e Kosovës nuk do të prezantohen në përputhje me këtë instruksion, përfaqësuesit serbë do të braktisin tubimin, duke bërë edhe një protestë me shkrim në adresë të organizatorit, thuhet në kumtesën e mbledhjes së qeverisë serbe.








