Një luftëtar i zhdukur shqiptar identifikohet në Kroaci

Artikujt tjerė
- Jakshiqi i Mitrovicës për fusnotën: Ditë e zezë, o fat i zi
- Qeveria serbe heq dorë nga fusnota në tabelën e Kosovës
- Një luftëtar i zhdukur shqiptar identifikohet në Kroaci
- Sa pinë ujë arsyetimet serbe për kolonat në kufi
- Majko këshillon institucionet kosovare si të dialogojnë me Serbinë
- Veriu sfidon vendimin për patentë-shoferët
- Klasat e mbingarkuara vijojnë të shkaktojnë probleme
- Thaçi e Mustafa urojnë fillimin e vitit të ri shkollor
- Thaçi-Jansha, pavarësia e Kosovës ka sjellë stabilitet në rajon
- Studentët paralajmërojnë protesta masive nëse shmanget Pakoja e Ahtisaarit
Prshtinë, 2 shtator - Autoritetet kroate zbuluan katër kufoma të varrosura në beton, e njëra prej tyre u identifikua si shqiptar, pjesëmarrës në luftën në Kroaci. Edhe mbetjet e tre personave të tjerë dyshohet se mund të jenë të shqiptarëve, shkruan gazeta Jeta në Kosovë. Tom Kaqinari dhe Esat Çollaku, pjesëmarrës të luftës në Kroaci, po sensibilizojnë familjet të cilat nuk i kanë kërkuar të afërmit e tyre dhe autoritetet e Kosovës.
Autoritetet kroate të mjekësisë ligjore kanë zbuluar në afërsi të Zarës një veturë Renault 4 të mbuluar me beton, ku ishin varrosur katër persona.
Pas hulumtimit të tërthortë të mbetjeve mortore, në trupin e një personi është gjetur një librezë ushtarake kroate me emrin e Nesim Haradinajt.
Shoqata e Shqiptarëve Mbrojtës të Luftës Atdhetare Kroate ka zbuluar se Haradinaj ishte nga Presheva, ushtar shqiptar në luftën e Kroacisë.
Kemi gjetur familjen e tij. Kemi biseduar me vëllanë e tij, i cili për shkaqe sigurie ka kërkuar që trupi i Nesimit të varroset në Gjilan, tha Esat Çollaku për JNK, transmeton Kosova-Times.
Sipas tij, dyshohet se edhe tre trupat e tjerë të gjetur me Nesimin mund të jenë po ashtu shqiptarë.
Përveç kësaj, Çollaku tregon se kanë informacione nga ushtarët kroatë, të cilët kanë qenë të zënë robër nga ushtria serbe dhe kanë qëndruar në dy llogore, atë të Stajiqevos në afërsi të Zrenjaninit, në Serbi, dhe llogorin e Manjaqës, afër Banja Llukës, për dyshime për shqiptarë të tjerë të zhdukur.







