• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Sa pinë ujë arsyetimet serbe për kolonat në kufi

Publikuar: 02.09.2012 - 21:16

Prishtinë, 2 shtator - Në kohën kur Evropa ka shembur kufijtë, kosovarët detyrohen të presin në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në 6 orë. Kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare zgjatet deri 1 kilometër. Ata që presin janë vetëm kosovarët, apo ata që janë nisur drejt Serbisë. Këtë e dëshmon edhe një qytetar serb, për të cilin, pritjet e gjata janë të papranueshme, sidomos për fëmijët që janë pjesë e kësaj pritjeje të gjatë midis vapës. Si tha për KTV-në zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, pas kontakteve që ka pasur Policia Kufitare e Kosovës me atë të Serbisë, është bërë e ditur se për shkak të  lehtësive që janë krijuar nga marrëveshja e fundit për kalimin kufitar me letërnjoftime, është zgjatur procedura e verifikimit. Janë vetëm kosovarët ata që duhet të mbushin një formular në kufirin e Serbisë.

Mësohet se nga kufiri i Serbisë janë ndaluar dhe janë kthyer mbrapsht disa qytetarë, të cilët në Kosovë kanë hyrë përmes kufirit nga Mali i Zi. Shteti fqinj vazhdon të mos i njohë pikat kufitare me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 35°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell