Thaçi-Jansha, pavarësia e Kosovës ka sjellë stabilitet në rajon

Artikujt tjerė
- Klasat e mbingarkuara vijojnë të shkaktojnë probleme
- Thaçi e Mustafa urojnë fillimin e vitit të ri shkollor
- Thaçi-Jansha, pavarësia e Kosovës ka sjellë stabilitet në rajon
- Studentët paralajmërojnë protesta masive nëse shmanget Pakoja e Ahtisaarit
- Kastrati nuk ka të bëjë me të akuzuarit tjerë, thonë LDK dhe PSHDK
- Thaçi uron mësimdhënësit dhe nxënësit
- Kurti: Mbikëqyrja nuk po përfundon
- Kërkohet vënie e rendit dhe e ligjit në Dubravë
- Presidentja me pagë më të madhe
- Hoxhaj dhe Pacolli me informata të sakta - për Malin!
Lubjanë, 2 shtator - Kryeministri Hashim Thaçi, ditën e parë të vizitës zyrtare në Slloveni është pritur nga homologu i tij, Janez Jansha. Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e qeverisë, dy kryeministrat diskutuan për zhvillimet aktuale politike në Kosovë e në Slloveni, për procesin integrues dhe zhvillimor nëpër të cilin po kalon Kosova, për bashkëpunimin rajonal dhe për tema tjera me interes të përbashkët.Kryeministri Thaçi në takimin me kryeministrin Jansha ka ritheksuar mirënjohjen e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për Qeverinë dhe popullin slloven për mbështetjen dhënë Kosovës në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe tani në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, thuhet në komunikatë.
Thaçi ka vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës e Sllovenisë dhe është shprehur për thellimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve në fushat e interesit bilateral, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.
Në vazhdim, kryeministri kosovar ka theksuar përkushtimet e Qeverisë së tij për forcimin e qeverisjes së mirë, transparente, fuqizimim e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit, vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve, respektimin afirmativ të të drejtave të komuniteteve. Kryeministri Thaçi ka thënë se me përmbylljen zyrtare të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, Republika e Kosovës po dëshmohet një shtet serioz demokratik, me institucione të konsoliduara, e gatshme për tu bërë pjesë e institucioneve evropiane dhe euro-atlantike.
Ishte konstatim i përbashkët i dy kryeministrave se pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon, më shumë bashkëpunim rajonal dhe këtë më së miri e argumenton procesi i përmbylljes zyrtare të mbikëqyrjes ndërkombëtare në dekadën e parë të shtatorit.
Kryeministri Jansha ka theksuar se Kosova dhe Sllovenia janë vende mike dhe në këtë kuadër mbështetja e Sllovenisë për Kosovën do të vazhdojë të rritet, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Jansha ka thënë se perspektiva e Kosovës është padyshim anëtarësimi në BE dhe në NATO, dhe në këtë drejtim ai ka vlerësuar lartë hapat konkretë që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.
Kryeministri Thaçi prej nesër do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ku do të zhvillojë takime me pjesëmarrës të forumit nga vendet e rajonit. Ky forum synon të nxisë nivelin e lartë të dialogut në mes të liderëve nga sektori privat dhe publik për çështjet e zhvillimeve të ardhshme në Evropë.











