Kurti: Mbikëqyrja nuk po përfundon

Artikujt tjerė
- Majko në Prishtinë për ditën e parë të shkollës të të nipit kosovar
- PDK e ndarë rreth idesë Një anëtar, një votë
- Nisi viti i ri shkollor, dhuratë abetarja e përbashkët
- Rektorati merr leje për regjistrimin e më shumë studentëve
- Pritet shtrenjtim i ndjeshëm i rrymës për amvisëritë
- Jakshiqi i Mitrovicës për fusnotën: Ditë e zezë, o fat i zi
- Qeveria serbe heq dorë nga fusnota në tabelën e Kosovës
- Një luftëtar i zhdukur shqiptar identifikohet në Kroaci
- Sa pinë ujë arsyetimet serbe për kolonat në kufi
- Majko këshillon institucionet kosovare si të dialogojnë me Serbinë
Prishtinë, 2 shtator - Lëvizja Vetëvendosje, i ka mbledhur në Prishtinë, kryetarët e të gjitha qendrave dhe pikave të saj në komuna të Kosovës. Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme, lideri i kësaj lëvizje Albin Kurti, ka folur për zhvillimet politike në vend. Gjatë fjalimit të tij, ai ka thënë se Qeveria sërish është duke u futur në bisedime të cilat nuk janë në favor të shtetit të Kosovës. Sipas tij, këto bisedime vetëm se do ti shërbejnë si ndihmesë, shtetit serb, për proceset integruese. Sipas Kurtit, mënyra e zhvillimit të dialogut dhe temat janë krejtësisht në pajtim dhe në interes të Serbisë. Kurti, ka deklaruar se Serbia, është e pakushtëzuar dhe se Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë e shantazhuar, transmeton KTV.
Sipër Qeverisë së Kosovës ndodhet protektorati ndërkombëtar i cili as nuk po përfundon e as nuk po përmbyllet, por po hyn përbrenda institucioneve të Kosovës. Ky protektorat e ka sjellur paqen pa demokraci, sigurinë pa zhvillim dhe stabilitetin pa liri, ka thënë Kurti
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, ka theksuar se Qeveria me politikat e saj ekonomike të dështuara është duke dëmtuar qytetarin e Kosovës. Ahmeti ka deklaruar se privatizimi i ndërmarrjeve publike do të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarit. Sipas tij, këtë e dëshmon edhe shitja apo falja siç e ka quajtur ai, të distribucionit të KEK-ut.
Pas fjalimeve Vetëvendosje, mbledhjen e ka vazhduar me dyer të mbyllura.


niki03.09.2012/10:35
I vetmi shpetim i Kosoves je ti Albin








Xhevdeti03.09.2012/11:40
Jemi te mesuar ne shqiptaret 500 vjet na thirren milet ,120 vjet narod, edhe nja 70 vjet do te na thrrasin pipell me pas nuk e di,keshtu pak ka rendesi kqyrja apo mos kqyrja e pamvaresise sone,te pavarur behemi vetem ateher kur pjeset e ndara ti bashkohen shtetit ame.