• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

110 mijë euro për drekat zyrtare të tetë komunave

Publikuar: 30.08.2012 - 09:54

Prishtinë, 30 gusht – Pasqyra e institutit GAP rreth 11 komunave për të cilat ka bërë raporte vjetore ka nxjerrë në pah se brenda vitit udhëheqësit e tetë prej tyre vetëm për dreka e darka zyrtare kanë shpenzuar rreth 110 mijë euro, para të taksapaguesve kosovarë. Në tri nga këto komuna mungojnë raportet e drekave dhe të darkave zyrtare, pasi që ato nuk kanë qenë të gatshme të afrojnë të dhëna. Nga shënimet e nxjerra të 8 komunave kampione të harxhimeve në këto gjëra janë zyrtarët e Komunës së Prizrenit. Por, duke pasur parasysh buxhetin e saj të përgjithshëm vjetor, numrin e punëtorëve dhe specifikat e tjera, atëherë rezulton se kampionë të vërtetë në këtë çështje janë zyrtarët e Fushë-Kosovës, të pasuar nga ata të Kamenicës, Shtërpcës e kështu me radhë. Kështu, sipas GAP-it, Komuna e Prizrenit me 180 mijë banorë dhe me buxhetin prej 32 milionë e 949 mijë e 270 eurosh gjatë 2011-s, gjatë këtij viti ka shpenzuar dreka e darka 32.580 euro. Dreka më e shtrenjtë e regjistruar në këtë komunë është ajo me përshkrimin “dreka zyrtare për arsimin”, që ka kushtuar 17 mijë 300 euro, në Prevallë. Nuk dihet se kush kanë qenë të ftuar në këtë drekë dhe përse shumica e drekave janë ngrënë në restorantet më të shtrenjta në Prevallë. Udhëheqësit e Fushë-Kosovës, në të gjitha rrafshet disa herë më e vogël se Prizreni, për dreka e darka zyrtare, kafe e çaja ka harxhuar mbi 20 mijë euro. Kjo Komunë, sipas GAP-it, gjatë periudhës janar- dhjetor 2011 ka shpenzuar 10.150 euro vetëm në bufenë e Komunës për kafe turke, makiato dhe çaja.

Më gjerësisht sot në “Koha Ditore” 

 

Komente (4)

agroni pz30.08.2012/11:36

po njerez o popull i mjere, a thua nevojitet ende me teper per te votuar keta hajna...mos bini pre e mashtrimeve se jan tuj harxhe paret tona keta matrapaz

ju metshin ne fyt30.08.2012/11:02

votoni ju prap hajnat e pdk aak e ldk

fatoni30.08.2012/10:33

Fushe Kosova e ka kryetarin ma Injorant Burim Berisha, njeri hajn dhe i paskrupullt qe vetem e vjedh popullin e vet. Turp per ate njeri

realisti30.08.2012/10:27

A thua si e ndjejn vehten te apostrofuarit??? Turp

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell