• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Duhani ndez Qeverinë

Publikuar: 30.08.2012 - 09:09

Prishtinë, 30 gusht – Ka shumë tregime për marrëdhënien që Bajram Rexhepi ka me duhanin. Shumë tymos ai. Sa ka qenë kryeministër në mandatin e parë të pasluftës, kishte ngjarë që mbledhjet e Qeverisë t’i ndërpriste për të ndezur cigaren.

Edhe në takime zyrtare kishte tymosur. Madje, në një nga të këtilla takime zyrtarët për informim kishin shkrepur një fotografi për t’ua dërguar medieve, por ishin futur në siklet pasi kishin vërejtur se në tavolinë ishte taketukja me cigaren e ndezur. Ishte dashur që fotografia të përpunohej, në mënyrë që cigarja të mos dukej.

Më shumë se tetë vjet prej kur ka ndodhur kjo ngjarje, duhani ka dalë në tryezën e Qeverisë dhe për protagonist sërish ka Rexhepin. Ka dy dallime tani. Rexhepi është vetëm ministër në mandatin e tashëm, dhe në tryezën e Qeverisë nuk ishte duhani, por një projektligj me të cilin mëtohet t’iu ngushtohet edhe më hapësira duhanpirësve.

Ish-kryeministri ndezi një debat në Qeveri, për të ndarë kabinetin në dy taborë – njëri që mbështeste Projektligjin, dhe tjetri që ishte kundër kalimit të tij, pa bërë disa ndryshime.



Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CI kthjellėt
Shkup 29°CShi i lehtė
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell