• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Në BE shumë ide, por pak qartësi rreth dialogut Kosovë-Serbi

Publikuar: 30.08.2012 - 08:50

Bruksel, 30 gusht – Shumë paqartësi kanë mbetur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe përgatitjet nuk kanë avancuar aq shumë saqë të pritet një nisje e shpejtë e dialogut politik për të cilin po flitet aq shumë muajve të fundit. Disa diplomatë të BE-së në Bruksel pohojnë se do të dihet më shumë pas javës që vjen kur në Bruksel në vizitën e tij të parë në cilësinë e kryeministrit të Serbisë do të qëndrojë Ivica Daçiq. Nga ai do të kërkohet që të ndikojë që Serbia të përmbushë marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun e ndërmjetësuar nga Robert Cooper, por, sipas burimeve diplomatike evropiane, do të ketë më shumë fokus në përgatitjen e terrenit për nisjen e dialogut në nivel të lartë politik në mes të Kosovës dhe Serbisë. Siç kishte shkruar “Koha Ditore”më parë,një dialog të tillë do ta ndërmjetësonte personalisht përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ndërsa Kosova dhe Serbia do të përfaqësoheshin nga krerët e qeverive.Në BE pohojnë se kanë dëgjuar për një plan, i cili po përgatitet, por ai, sipas disa burimeve “ende nuk është në formën e shkruar”. Disa burime të tjera thonë se ekzistojnë disa “ide në letër” nga disa shtete, por nuk ekziston ende një plan konkret. 



Gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 28°CI kthjellėt
Shkup 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell