VV: Decentralizimi i ka betonuar ndarjet etnike

Artikujt tjerė
- VV: Decentralizimi i ka betonuar ndarjet etnike
- Hoxhaj: Ska dialog pa zbatim të marrëveshjeve
- Reagim i shkëlqyeshëm i FSK-së ndaj krizave
- Nazim Bllaca akuzon Shukri Bujën për lidhje me serbët
- Kundërpërgjigjet Thaçi, akuzon LDK-në për bllokadën
- SHBA mbështet zhvillimin ekonomik të Kosovës
- Angazhimi i Pacollit në lobim, më shumë dëm se dobi
- Ashton më aktive në dialogun Kosovë-Serbi?!
- Krasniqi: Për bisedimet me Serbinë na duhet mbështetje nga SHBA-ja dhe BE-ja
- Thaçi: Pavarësia e plotë nënkupton edhe përgjegjësi të plotë
Prishtinë, 29 gusht - Derisa kryeministri Hashim Thaçi lavdërohet se Kosova mund të jetë model për shtetet e rajonit dhe më gjerë sa i përket decentralizimit - mirëqeverisjes, pushtetit afër qytetarit, si dhe integrimit të pakicave, Lëvizja Vetëvendosje (VV) pohon të kundërtën, duke vlerësuar se rezultati i vetëm që mund të matet nga realizimi i këtij projekti mbetet thellimi i ndarjeve etnike dhe territoriale në Kosovë.Pra, decentralizimi në Kosovë është e kundërta e asaj që është proklamuar paraprakisht. Dhe kjo nuk ka ndodh ngaqë decentralizimi si i tillë prodhon këtë pasojë të caktuar domosdoshmërisht, por sepse decentralizimi territorial që i është imponuar Kosovës nuk ka qenë në funksion të qytetarit, por që prej fillimit ka qenë dhe mbetet në funksion të akomodimit të ambicieve hegjemoniste të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, thuhet në një deklaratë për opinion të VV-së që e transmeton Telegrafi.
Decentralizimi i ndihmon mirëqeverisjes, efektivitetit e dobishmërisë së pushtetit lokal vetëm atëherë kur qytetarët të cilët e ushtrojnë atë pushtet kanë lojalitet paraprak civil, ligjor e politik ndaj shtetit të cilit i përkasin. Në Kosovë ky nuk ka qenë rasti, thuhet në deklaratën e VV-së.
Sipas saj, kompetenca enorme qeverisëse i janë dhënë territoreve brenda Kosovës, në të cilat ndikimin vendimtar politik dhe administrativ e mbajnë strukturat e kontrolluara nga Beogradi. Këto struktura i financon dhe i dirigjon Serbia, prandaj qytetarët serbë nuk integrohet në jetën shoqërore dhe institucionale të Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë, Serbisë i janë ofruar levat e saj shumë efektive për ta mbajtur vendin tonë vazhdimisht të tendosur dhe me potencialitet të madh destabilizimi.
Si një shembull të kundërt nga ky VV-ja cek rastin e komunës së Mamushës, e banuar nga pakica turke, ku popullata e konsideron vetveten si pjesë politikisht dhe juridikisht lojale ndaj Republikës së Kosovës.
Kjo do të thotë se parakushti që pakica serbe të integrohet në Kosovë nuk është dhënia e kompetencave qeverisëse hapësirave që i kontrollon Serbia me strukturat e saj shtetërore, por, përkundrazi, fillimisht shpërbërja e këtyre strukturave të paligjshme, si dhe ndjekja penale e bartësve të këtyre strukturave, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë të VV-së.









