• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Limaj beson se asnjë koalicion s’vendos për Kosovën

Publikuar: 29.08.2012 - 11:21

Prishtinë, 29 gusht - Njeriu numër dy në PDK, Fatmir Limaj, thotë se Qeveria e Kosovës para se të hyjë në negociata me Serbinë duhet që ta zhvillojë një dialog të brendshëm me të gjitha institucionet tjera dhe me gjithë spektrin politik në vend, për të pasur një qëndrim unik dhe jo që të hyjë në to pa plan dhe pa kushtëzime.

Limaj në një intervistë për “Zërin”, thotë se për fatin e Kosovës nuk mund të vendosë as PDK-ja e as AAK-ja. Sipas tij, pardon i këtij vendi është populli i Kosovës.

“Dhe nëse mendoni se ju që keni qenë në UÇK edhe mund të bëni çfarë të doni me Kosovën, gaboni rëndë. Kosova është pak më e madhe, pak më ndryshe”, thotë Limaj.

Sipas tij, për ndryshimin e koalicionit deri më tani asnjëherë nuk është diskutuar në Kryesinë e partisë. Ai mendon se para kësaj, PDK-ja duhet t’i bëjë llogaritë së pari me partnerin e tashëm të koalicionit, AKR-në.

Deputeti Limaj thotë se Prishtina zyrtare duhet t’i krijojë parakushtet e nevojshme për një dialog me rezultate dhe në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Ai thotë se me Nikolicin e Dacicin mund të bisedohet vetëm atëherë kur të ata të kërkojnë falje për krimet e bëra dhe i shuajnë të gjitha institucionet serbe nga territori i Kosovës.

Limaj thotë se për veriun nuk do të jepet asgjë më shumë se Pakoja e Ahtisaarit, sepse siç shprehet ai “ky është kompromisi më i dhimbshëm që ka bërë Kosova”.

 

Komente (4)

ashtue29.08.2012/14:50

Te lumte paska ende patriota ne Politik ne Kosove..

haxhei ssepheri29.08.2012/11:44

Zoti Lima mire po flet por me fjal nuke maten kurgja,por me Vepre.p
Por si thot ni fjal popullore Kurre sa von me ba dicka ne interes te popullit.

Shartari29.08.2012/11:38

Paske ndrrue mendjen e koke ra ne brazd. Me me ngue mue hiqesh prej asaje partije ........

Artani29.08.2012/11:36

i Nderuari Komandant je i sakt per gjithqka qka thua ti je numer 1 i nderuar te don Kosova

1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell