• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Zjarret bëjnë kërdi, Qeveria s’e thërret Këshillin për Siguri

Publikuar: 27.08.2012 - 13:11

Prishtinë, 27 gusht - Javët e fundit, zjarret kanë shkatërruar qindra hektarë pyje në vise të ndryshme të vendit, thuhet në një komunikatë LDK-së. Vazhdimi i kësaj katastrofe tregon paaftësinë e Qeverisë së Kosovës për t’u përballur me këtë gjendje të rendë dhe neglizhencën institucionale për të mbrojtur pasurinë kombëtare të Kosovës.

Deri tani, kryeministri dhe Qeveria e Kosovës nuk ka qenë në gjendje që të thërrasin Këshillin për Siguri të Kosovës në mënyrë që të koordinojnë aktivitetet e parandalimit, shuarjes dhe shpëtimit nga zjarri të zonave malore.

Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tani shihet që nuk posedon kapacitetet elementare të bëjë koordinimin dhe punën e saj për të ndalur këtë katastrofë.

Shumë zjarrfikës po mundohen me të gjitha mjetet të kryejnë punën e tyre, por ata janë lënë në mëshirën e fatit në terrene të rrezikshme për jetën e tyre. LDK vlerëson lartë angazhimin e gjithë atyre zjarrfikësve që nuk po e kursejnë veten e tyre për të përmbushur detyrat që kanë.

LDK është e vetëdijshme për kapacitetet modeste teknike të institucioneve profesionale pasi që mungojnë edhe pajisjet më elementare të duhura si: bombolat për shuarjen e zjarrit, hidrantët, kamionët apo edhe helikopterët. Sidoqoftë, mosinteresimi total i ministrave të linjës dhe qeverisë në përgjithësi flet për një realitet të hidhur ku nuk ekziston as edhe një deklaratë e vetme që tregon shqetësimin e këtyre zyrtarëve të shtetit apo edhe një thirrje për ndihmë  nga KFOR-i apo shtetet fqinje.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 28°CI kthjellėt
Shkup 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell