• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Naser Kelmendi blen një pjesë të ishullit Shën Nikolla?

Publikuar: 26.08.2012 - 20:58

Podgoricë, 26 gusht – Biznesmeni Naser Kelmendi është takuar me krerët e Bankës malaziase Prva, me të cilët ka biseduar për blerjen e një pjese të ishullit Shën Nikolla, më i njohur me emrin Hawai.Gazeta opozitare “Dan” e Podgoricës shkruan se në bankën e sipërpërmendur nuk kanë mundur të vërtetojnë këtë informatë, por drejtoresha e komunikimeve korporative, Jelena Paviçeviç ka thënë se hipoteka e këtij ishulli është e bankës dhe se banka nuk do të shpallë shitjen e mëtejshme të saj.

Gazeta përkujton se pronarë të shumicës së aksioneve të kësaj banke janë vëllezërit Aco dhe Millo Gjukanoviq, ish kryeministër malazias.

Ndërkaq, në pyetjen se a është Naser Kelmendi i interesuar për blerjen e ishullit, ajo nuk mundi të jepte përgjigje konkrete, shkruan kjo gazetë.

“Më shumë informata nuk mund të jap pasi kjo do të ishte shkelje e ligjit”, deklaroi ajo.

Naser Kelmendi është i lindur në Pejë dhe është shtetas i Bosnjës-Hercegovinës, kurse në fillim të këtij viti është gjetur në “listën e zezë” të SHBA-së për arsye të dyshimeve se është i përzier në punë të dyshimta.

 

Komente (2)

ENIS BEGOLLI26.08.2012/23:32

ky osht bossi i ballkanit dihet i kahit osht PEJA

ulqinaku26.08.2012/21:04

bravo naser rugova ,,e dim qe shkijet flasin keq per juve,por e ke perkrahjen morale nga shqiptart,,vetem perpara se e ter bota eshtë e mbusshur haram..e ma te mir jaan haramgjit se sa ata qe i thojn vetes hoxhallar e prifteri.

1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell