• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vetëvendosje s’i shkoqet Thaçit, ia bllokojnë telefonin

Publikuar: 26.08.2012 - 18:19

Prishtinë, 26 gusht - Telefoni mobil i kryeministrit Hashim Thaçi, si dhe i ministrave Besim Beqaj, Bedri Hamza e Mimoza Kusari-Lila janë bllokuar para pak kohe nga qindra mesazhe kundër procesit të privatizimit.Nëpërmjet SMS-ve, që kanë përmbajtjen e njëjtë, katërshja qeveritare është “këshilluar” nga anëtarët dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që në asnjë mënyrë të mos e privatizojnë PTK-në, KEK-un dhe Trepçën.

Aktivistët e kësaj lëvizje nuk janë ndalur me kaq. Nëpërmjet mesazheve telefonike dhe e-mailave në adresa personale të katër zyrtarëve shtetërorë kanë kërcënuar që privatizimin e këtyre tri ndërmarrjeve do ta ndalin duke dalë në rrugë së bashku me familjarët e tyre, shkruan Zëri.

Ja edhe teksti që ka shkuar në e-mailat e katër zyrtarëve të Qeverisë:

“z. Ministër,

Unë që po të shkruaj, jam një nga qytetarët e thjeshtë të Kosovës i brengosur me rrugën që po merr vendi im. Po marr shkas të ju shkruaj nga lajmet e përditshme mbi gjendjen e rëndë ekonomike, varfërinë, që po përhapet pa ndalur duke zhytur në skamje një numër gjithnjë e më të madh të familjeve kosovare.

Kjo gjendje e rënduar për qytetarët duket se nuk do të ketë të ndalur, të paktën jo nëse nisemi nga politikat tuaja ekonomike. E kam fjalën për procesin e privatizimit të Trepçës, KEK-ut dhe Telekomit të Kosovës, të gjitha këto simbole dhe krenari për Kosovën. Të gjithë ne, shpresat për një jetë më të mirë i kemi pasur tek potenciali zhvillimor i këtyre gjigantëve ekonomik.

Këto ndërmarrje nuk janë pronë e juaja z. Ministër. Trepça, KEK-u dhe Telekomi i Kosovës janë ndërtuar me punën tonë të palodhshme. Prandaj, për fatin e këtyre ndërmarrjeve duhet të vendosim ne, qytetarët e Kosovës. Ju që po merrni vendime të tilla, ka kohë që jeni të shkëputur nga realiteti që e jetojnë qytetarët dhe nuk do t’i vuani pasojat e këtyre privatizimeve.

z. Ministër, nëse politikat tuaja të drejtuara kundër mirëqenies sonë do ta vazhdojnë rrugën e tyre pa u ndalur, unë dhe familja ime do të jemi të detyruar të dalim në rrugë për t’ju ndalur me çdo kusht juve dhe këtë proces. Ne, do ta kundërshtojmë në çdo formë privatizimin e Trepçës, KEK-ut e PTK-së.

Me respekt!”

Ndërkaq, mesazhi telefonik që ka pranuar katërshja është ky:

“Z. Kryeministër, nëse politikat tuaja të drejtuara kundër mirëqenies sonë do ta vazhdojnë rrugën e tyre pa u ndalur, unë dhe familja ime do të jemi të detyruar të dalim në rrugë për t’ju ndalur me çdo kusht juve dhe këtë proces. Ne, do ta kundërshtojmë në çdo formë privatizimin e Trepçës, KEK-ut dhe PTK-së”.

Burime të gazetës brenda Vetëvendosjes kanë bërë të ditur se planifikohet që gjatë ditës së diel të dërgohen mijëra SMS dhe e-maila të tillë.

 

Komente (10)

Afrimi Prishtine27.08.2012/12:36

BRAVO VV, e ju qe jeni kunder sikur ky IDRIZI , jeni shum te lodhur !

Vetoni27.08.2012/10:10

As budalla ma i madh ne bote nuk e shet nje dicka qe per 5 vite fiton ma shume se vlera e shitur.....kjo ide as Millosheviqit nuk i ra ndermend aq e keqe dhe djallezore qe eshte...brravo VV ju jeni me te miret nga me te miret...ju keni gjak te paster shqiptari...

idriz idrizi 27.08.2012/09:53

VV eshte parti e rrugeve. Ajo , me veprimet qka eshte tue i ba, eshte duke ia zgjat jeten edhe me shume Qeverese aktuale, mjer per kete popull se qka eshte tue perjetue

drilon27.08.2012/08:36

VV jeni shume kreativ hallall ju koft... veq vazhdoni ,mrapa na keni...

antoni27.08.2012/08:13

namin e paskan bo spo din mo prej budallakut qka me bo turp.

Fadili27.08.2012/04:10

Dhe PTK ose IPKO, vetem po qeshin, paret nga impulsat po iu shkojne ne arke.

Shartari26.08.2012/23:33

Bravo. Krajt Kosova duhet et dal ne protesta e demnostrata me i hjek keta tradhtar te vendit. VV je me e mira

Nini26.08.2012/22:34

Ka gjasa qe populli do ti marr rruget perseri sikur ne kohen e shkaut. Por tash per te mbrojt pasurin e popullit dhe per buke e pune. Kane te drejt ne proteste gjithpopullore. Te shohim a i lejojne me protestu apo i rrahin.

leoni26.08.2012/22:24

ju lumt vetvendosje ju jeni krenaria e ketij vendi o njerez o popull zgjohuni njeher nga gjumi dhe protestoni ket qeveri te korruptuar dhe gjith keta politikan gjakpires i ketij populli te varfer,nuk po e shihni se si jemi katandisur nga kta politikan, te qohemi jeher ne protesta popullore greket dalin ne protesta vetem se ja shkurtuan rrogat dhe protestojn po ashtu ne spanj e gjithkund ne evrop kurse ne te varfer e pa pun e ikemi qmimźt ma te shtrenjta se ne evrop.

izet26.08.2012/21:45

Nga aspekti politik ndoshta po, por teknikisht eshte e pamundur.

1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell