Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar

Artikujt tjerė
- Bien temperaturat, por nuk bie shi
- Hoxhiq: Problemi kryesor në veri, infrastruktura
- FSK në stërvitjet Reagim ndaj krizave në Krivollak
- Burns e Perritt propozohen për Konsuj Nderi të Kosovës në SHBA
- KQZ-ja në gjyq për financat publike
- Çmimet e larta të mallrave ndihmojnë Doganat në arkëtimin e 875 milionë
- Për veriun vlen Pakoja e Ahtisaarit
- Kusari-Lila: Vetëvendosje larg qëllimit të vetë
- Naser Kelmendi blen një pjesë të ishullit Shën Nikolla?
- Hoxhaj në Alpbach 2012: BE-ja, agjendë nacionale e Kosovës
Podujevë, 26 gusht Pritjet e gjata për qytetarët që ia kishin mësyrë pikës kufitare në Merdar kanë vazhduar edhe të dielën. Atyre që u kishte rënë hise të presin në temperatura të larta, thanë pas orës 15:00 se pritjet për në dalje nga Kosova kanë qenë nga 3 deri në 4 orë. Po ashtu, kolona e automjeteve që po prisnin për të kaluar kufirin që ndan Kosovën me Serbinë ishte e gjatë, njofton korrespodenti i Kohës Ditore. Pritjet e gjata, sipas qytetarëve, po shkaktohen nga neglizhenca e autoriteteve serbe dhe për shkak të formularëve që i plotësojnë këta të fundit për qytetarët të cilët udhëtojnë me pasaporta dhe letërnjoftime të Republikës së Kosovës.
Kolonat dhe pritjet e gjata në pikëkalimin kufitar në Merdar kanë filluar që nga dita e premte, për të vazhduar të shtunën dhe të dielën. Pritje të gjata ka pasur edhe të dielën e kaluar dhe të hënën, pas festës së Fitër Bajramit, kur mërgimtarët filluan të kthehen masivisht nga Kosova për në vendet perëndimore ku punojnë e jetojnë.


OBERHUSEN FERIZAJ 27.08.2012/09:42
ISHALLA PRESIN KA 100 DITE SE SPO KA RRUGE TJETER VALLAH PO VEQ SHKINIA










Ngucakeqi27.08.2012/10:52
Prit me muaj e prit me vjet, kosovari smbushet mend, o haj medet!!!!