Gjatë ditës temperatura të larta, në mbrëmje nis fresku

Artikujt tjerė
- Gjatë ditës temperatura të larta, në mbrëmje nis fresku
- Afër dështimit reforma në administratën publike
- LDK-ja dhe VV-ja kërkojnë seriozitet në politikën e jashtme
- Loja e Behgjet Pacollit është mbyllur të shtunën
- Qeveria po merr hua për ti shlyer borxhet
- BE do të ndërmjetësoj edhe bisedimet politike
- Sulmohen ushtarët e KFOR-it në Jagenicë të Zubin Potokut
- Rikthehen kolonat në Merdare e Dheu i bardhë
- Thaçi: Mund të ketë zgjerim, jo koalicion të ri
- OSBE, zi e terr për Policinë e Kosovës
Prishtinë, 26 gusht - Më në fund vapa tropikale që mbajti thuaja gjithë verën, dhe këtyre ditëve të fundit do tia lëshojë vendin freskut edhe në rajonin tonë.
Meteorologët kanë paralajmëruar se qysh sot në orët e mbrëmjes do të bien temperaturat në rajon, edhe në Kosovë, do të freskohet moti, madje ka mundësi të rigojë edhe shi. Sipas sinoptikëve, edhe sot derë në mbrëmje do të mbajë vapë e madhe, me temperatura mesatare rreth 36 gradë celsius,. Në vende të ndryshme të rajonit këto temperatura do të jenë edhe me të larta. Mirëpo, në orët e mbrëmjes fillon ndryshimi i motit.
Pos rënies së temperaturave, meteorologët kanë parashikuar se në disa vende të rajoni do të ketë vranësira dhe shi me murmurima. Ndërsa nesër sipas, tyre, temperaturat do të zbresin për afërsisht për 10 gradë celsius, madje dhe më shumë.
Sipas meteorologëve nesër në Kosovë temperaturat do të bien në 27 grad, e vende vende e dhe më poshtë.








