• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Qeveria po merr “hua” për t’i shlyer borxhet

Publikuar: 26.08.2012 - 08:09

Prishtinë, 26 gusht - Qeveria e ka tejkaluar planin për hyrje në borxhe të brendshme nëpërmjet shitjes së letrave me vlerë ani pse niveli i borxhit ishte i rregulluar me Ligjin e buxhetit të aprovuar në Kuvend. Sipas planit të paraqitur në buxhetin vjetor, Ministria e Financave obligohej që të kryente shërbimet për Qeverinë për marrje hua nga sektori privat i brendshëm 74 milionë euro nëpërmjet letrave me vlerë. Por, nga nëntë ankande të letrave me vlerë të zhvilluara deri në gjysmën e muajit gusht, kjo ministri ka përfituar rreth 99 milionë euro të hyra, apo 25 milionë më tepër sesa plani buxhetor, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas gazetës, të njëjtat borxhe, sipas dokumentacioneve mbi shpalljen e rezultateve, Qeveria obligohet t’ua kthejë blerësve të aksioneve të “TRUST”-it me normë vjetore të interesit nga 2 deri në rreth 5 për qind.

Për tejkalimin e pragut për borxhin e brendshëm Ministria nuk i ka ndryshuar planet as në rishikimin e buxhetit të realizuar në muajin qershor. Sipas këtij dokumenti të aprovuar në Kuvend dhe që ka fuqinë e Ligjit, borxhi i brendshëm vjetor nuk llogaritej të kalonte mbi 74 milionë euro.



(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Komente (1)

billi26.08.2012/08:27

kjo qevero eshte qeveri hajnash, qeveri rrencash e matrapazeve sepse eshte dale me vota te vjedhura merre me mend edhe arsimtare e profesora kane dale e kane vjedhe me ba nje qeveveri QFARE ESHTE...

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell