• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Zyrtarizohen konsujt e nderit të Kosovës në Turqi, Honduras dhe Haiti

Publikuar: 24.08.2012 - 09:16

Prishtinë, 24 gusht – Kosovës  i janë pranuar katër konsuj të nderit në Turqi dhe nga një në Honduras dhe në Haiti.

Pranimi i konsujve të nderit të Kosovës nga ministria e Punëve të Jashtme të shteteve përkatëse ka ardhur ditëve të fundit pas emërimit paraprak nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami, të enjten, teksa ka dhënë emrat e konsujve, ka treguar edhe vendin në të cilin ata do ta ushtrojnë rolin e tyre. “Muharrem Toprak është konsull nderi në Izmir, Fahrettin Gülener është konsull nderi në Bursa,

Kaan Kaşif Kavaloğlu është konsull nderi në Antalia dhe Emin Hisarcıklıoğlu është konsull nderi në Kajseri”, ka treguar ai. “Enrique Rais është konsull nderi në kryeqytetin e Hondurasit,  Teguçigalpa, dhe Patrick Rouzie në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince”.

Behrami ka bërë të ditur se konsujt në Turqi kanë ardhur nga Ambasada e Kosovës në këtë vend, ai në Haiti nga ministri Hoxhaj, kurse ai në Honduras nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Gazeta ka marrë vesh se MPJ-ja tashmë është në pritje të konfirmimit të John Menzies si konsull nderi i Kosovës në SHBA.



Më shumë lexoni sot në Koha Ditore. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell