Tolajn dhe avokatin e tij mund ti presë një padi e re

Artikujt tjerė
- Jacobson: Prishtina e Beogradi të caktojnë temat për takimin e nivelit të lartë
- KFOR-i vendos dy pika kontrolli afër Zubin Potokut
- Brezi kufitar Kosovë - Serbi përfshihet nga flakët
- Zyrtarizohen konsujt e nderit të Kosovës në Turqi, Honduras dhe Haiti
- Tolajn dhe avokatin e tij mund ti presë një padi e re
- Bankat dyfishojnë fitimet
- Universiteti Publik i Prishtinës i 3387-ti për cilësi
- Edhe LDK-ja ka shkelur Marrëveshjen për presidentin
- Ekspertët kosovarë të mirëseardhur në Gjermani
- Digjen pyjet edhe në Sharr
Prishtinë, 24 gusht - Ka vazhduar edhe gjatë së enjtes seanca gjyqësore për konfirmimin e aktakuzës për ish-ministrin e Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ish-sekretarin permanent, Ilir Tolaj, si dhe për nëntë zyrtarët e tjerë të lartë të kësaj Ministrie.
Mbrojtja e të pandehurve ka dhënë deklarata dhe ka dorëzuar prova, ndërkaq ende pa u bërë konfirmimi i aktakuzës, prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, ka paralajmëruar se Tolaj dhe avokati i tij Bajram Tmava, mund të presin një padi të re për shpifje ndaj saj.
Prokurorja Bamieh ka potencuar gjatë seancës gjyqësore se avokati Tmava, përmes deklaratave në media, po pretendon që ajo është duke përkrahur kompaninë e palës së dëmtuar në këtë proces Jona Med. Ajo ka shtuar se Tolaj, nëpërmjet avokatit të tij, ka shpifur ndaj saj, duke e quajtur atë përfaqësuese ligjore të kompanisë Jona Med dhe ka thënë se kjo shkakton vepër penale të shpifjes dhe kallëzim penal të rremë. Do të merret vendim lidhur me këto pretendime në nivel më të lartë, nga eprorët e mi, ka thënë prokurorja.
Më shumë sot në Koha Ditore


Salihi24.08.2012/10:03
Po po keta avokatet tone mendojne qe duke e sulmu prokuroren menojne qe ajo frigohet. Le tja fut padi e le te ju tregon avokateve tjere se me matrapazllak nuk mbrohet klienti. Ma shume njerez kane ... Ministria e Shendetesise ne krye me keta kopuka prej pas luftes e deri tani sesa krejt vjrasjet qe kane ndodh pas lufte ne Kosove. Kete fakt ska njeri qe mundet me e hudh poshte.









avogardius24.08.2012/12:06
Ish dasht dhe duhet Tolajn me e gjykue ne Hag haku i Jona medit. E jo me e akuzue ndokend. Gjykata e Hages i denon ma rrept ata te cilt Jona Medit nuk ia ndajn tenderat. Por nji gja e till ish dasht me u parapa edhe me kushtetut. Qe, Jona medi ti fitoi te gjith tenderet absolut. Hmmmmm.