Bankat dyfishojnë fitimet

Artikujt tjerė
- Përmirësohet gjendja te Dheu i Bardhë
- Thaçi: Jo koalicion me AKK para zgjedhjeve
- Ka unitet për ndryshimet kushtetuese para 10 shtatorit
- LDK e VV kundër bisedimeve për veriun e vendit
- Profesionalizëm i lartë i çminuesve të FSK-së
- Sërish radhë të gjata në kufi me Serbinë
- Komandanti FSK-së dhe diplomati britanik në qendrën e çminimit në Koshare
- Shoqatat për të pagjeturit paralajmërojnë protesta
- Jacobson: Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
- Tracey Jacobson vizitoi Zubin Potokun
Prishtinë, 24 gusht - Vlera neto e kredive të dhëna për klientët nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë është rritur lehtë ndërmjet periudhës mars e qershor të këtij viti. Sipas raportit të Bankës Qendrore të publikuar në fund të javës së kaluar, vlera e tërësishme e kredive të bankave ka arritur në 1 miliard e 613 milionë euro deri më 30 qershor. Krahasuar me muajin mars, vlera e kreditimit është për 37 milionë euro më e lartë. Krahas kreditimit, edhe vlera e depozitave të klientëve në banka është rritur ndjeshëm. Deri në fund të qershorit vlera e depozitave të klientëve në banka arriti në 2 miliardë e 105 milionë euro, apo rreth 15 milionë euro më shumë sesa në tremujorin e parë të vitit. Me gjithë rritjen e lehtë të vlerës së kreditimit dhe depozitave, bankat komerciale që operojnë në Kosovë kanë dyfishuar profitin ndërmjet periudhës mars-qershor të këtij viti. Profiti i shënuar deri në fund të qershorit kap vlerën prej 16 milionë e 298 mijë eurosh, nga 8 milionë e 672 mijë euro sa ishte në mars.
Profitin më të lartë e ka shënuar Pro-Credit Bank. Kjo bankë e ka dyfishuar profitin brenda tre muajve, nga 5 milionë euro sa ishte në mars, në 10.4 milionë euro në fund të qershorit.
Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore


drenicaku24.08.2012/14:34
Une nuk i quaj banka keto te kosoves,keto jan shtepia te fajdegjive,eshte e pa imagjinueshme se si lejohet qe keto "banka" te ken kamatat me te larta ne bote,nga keto kamata dikush fiton para te majme,e populli i .... ....

genci mitrovice24.08.2012/13:22
shtet i pa shtet, mjer populli,po si eshte e mundur qe qeveria lejon dyfishimin e fitimit per banka , populli po shkon per gjdo dit ne varferi te skajshme duke menduar se mund te jetohet prej kredinave te bankave te pakontrolluara me kamata marramendse kamata prej 13deri ne 23,po kjo nuk ndodhe askund ne bote vetem te ne shqipetaret,shkurt bankat qe poerojn ne kosov po e veshtersojn pa mas gjendjen ekonomike dhe makrobisneset,si duket shumica e qeveritarve qendrojn pas ketyre bankave se per ndryshe nuk do kishin lejuar gjera te tilla,ky eshte mekat edhe turp qe nuk e lan ase lumi iber.

Rame Beka24.08.2012/12:41
pajtohem tersisht me komentet e larteshenuara. vetem nje gje ta dini se nese ne Kosove nese kryen nje ... sje mund ti shpetosh forces se ligjit ndersa nese vonohesh ne kthimin e kestit automatikisht perballesh me Gjykatat. Ketu eshte nje industri e piste mafioze qe eshte duke e shkaterruar gjithcka ne ekonomine familjare te Kosoves e mos te flasim per bizneset.... KY eshte Banka Qendrore...? Ne Kosove parate jepen me FAJDE nga Bankat. KATASTROFE........

Qytetari24.08.2012/11:20
Bankat dyfishojne fitimet ndersa populli dyfishon vareferine

Kosovar24.08.2012/10:50
Mjerë populli!

Alia24.08.2012/10:47
Ky eshte mjerim per popull. Me depozita te popullit jep kredi me kamate ... dhe rjep popullin. Ne duhet te qohemi ne protesta kunder ketyre plaqkitesve, menjehere. Keta jane shkaterruesit e ekonomise se Kosoves.

Londin24.08.2012/10:07
Banka Procredit eshte lider i plackitjes se popullit te Kosoves. Ajo i dikton dhe lobon kamatat e larta ne Kosove. Po te kishte ligj dhe rend ne Kosove ajo ajo bank dhe te tjerat do te ishin denuar per kurdisje te kamatave.

deqanasi24.08.2012/09:21
mirmengjesi a ka munsi mem tregu dikush se sa per qind i marrin ktu banka en kosov mas si paskan kaq fitime te majme RRNOFT KOSOVO 1244 TJU FALIMINDERIT









berishaat24.08.2012/14:40
40 perqind kamata e bankave ne kosov asht po njerzit e llogaritin 12 perqind kur kthehet krediti i vjen 40 perqind