• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Universiteti Publik i Prishtinës i 3387-ti për cilësi

Publikuar: 24.08.2012 - 08:51

Prishtinë, 24 gusht  - Universiteti i Prishtinës në gjuhën shqipe në listën e 20 mijë e 745 universiteteve botërore, është radhitur i 3387-ti për nga cilësia. Kjo listë është publikuar nga agjencia “Ranking Web of World Universites”(Webrenditja e universiteteve botërore). Kjo  është iniciativë e matjeve kibernetike dhe e hulumtimit të Qendrës së Shkencave Humane e Sociale (CCHS), si pjesë e Këshillit Kombëtar të Kërkimit (CSIC). Është trupa më e madhe publike e kërkimit në Spanjë. Ky këshill është i përkushtuar për analizën sasiore të internetit dhe përmbajtjen e webfaqeve, posaçërisht ato që lidhen me proceset e komunikimit të brezave dhe të dijes shkencore. Me këto renditje, Këshilli synon që të sigurojë motivimin ekstra për studiuesit në mbarë botën, për publikimin e më shumë përmbajtjeve shkencore në webfaqe, duke e bërë atë në dispozicion për kolegët dhe njerëzit kudo që ndodhen. “Ranking Web of World Universities” është lansuar zyrtarisht në vitin 2004 dhe përditësohet në çdo 6 muaj.



Tekstin komplet rreth rangimit të UP-së lexojeni sot në Koha Ditore 

Komente (11)

Fatmiri24.08.2012/21:53

Ju qe po komentoni, keni nevoje te madhe me shkue e me dhane provimin "shkrime akademike me kulture gjuhe",se eshte turp me ato shkrime te juaja. Nuk e di qka kish me than Naim Frasheri sikur t'ishte gjalle. Per me kritukue dike, duhet me pas nivel t'larte intelektual, me pas horizont te gjere te dijes dhe kultures. Juve kjo ju mungon zotrinj.

Fehmi Rrota24.08.2012/21:25

Pajtohem me komentuesin 'NoName'. Qellimi i ketij rangimi eshte te vihet ne pah se sa i drejte dhe i sakte eshte publikimi online i realitetit dmth sherbimeve, te rejave, sukseseve, problemeve, arritjeve, deshtimeve, etj. te univerzitetit. Pra, ky rangim nuk ka te beje me cilesine e vet univerzitetit, po me aftesine e paraqitjes ne web sajtin e tij te gjithçkaje relevante rreth tij.

illuminati 24.08.2012/21:03

aiii kuku neve shteti vlla osht tu nalon mrpa vallahi se tishin kon qata qe ishin para lufte nrysh ish kon puna ,sa per rradhitje me universitet mir i paskem punt D

drenicaku24.08.2012/14:31

Une nuk e di pse nuk po dalin ne treg me shit diploma,njet eshte bile ne treg ki mundesi me marr pak ma lir,
Univerziteti sot eshte katastrof,keta student qe dalin me diploma jan analfabet,po shyqyr qe nuk kemi ndonje mundesi me i fut ne pune se kishte me qen katastrof,tan perfundoin kamariera,keshtu qe nuk qon shume pesh a e merr diplomen me dije apo me pare

Luan Sokoli24.08.2012/14:03

Garant si ka hii Kamishi aty ne UP, ka pas renje drastike, edhe shtu te dobet jemi kon.

Muj Rugova qmimet me pare tuj ble e ka majt diqysh nje pozit...

Amaa ajo ka qen me ja bo qefin vetit.

Shum keq valla!!!
duhet edhe disa shekuj me kalu, per mu normalizu spaku...

Realisti24.08.2012/13:26

"...Me këto renditje, Këshilli synon që të sigurojë motivimin ekstra për studiuesit në mbarë botën, për publikimin e më shumë përmbajtjeve shkencore në webfaqe, duke e bërë atë në dispozicion për kolegët dhe njerëzit kudo që ndodhen". po thuhet ne sfondin e artikullit. A nuk po duket kjo nje lloj cilesie?... Pavaresisht se si, pra, radhitja e UPse, qofte edhe per vebrendijten, ku permenden edhe publikime shkenocre tregon se fjala eshte per cilesi. Tjeter eshte, nese dikush nuk deshiron qe te sheh ndonje suskes ne universitetin tone.

ngadhnjim24.08.2012/10:30

Boll mir kokem D

Burhani24.08.2012/10:10

Ndoshta do te ishte mire qe te behej nje hulumtim ne baze te notave.Me siguri do te dilnim universiteti numer 1 ne bote me diku 70 te studenteve me note mesatare 9.

rolandb24.08.2012/09:12

Kjo liste bazohet ne presencen ne internet te universiteteve, dmth. cili universitet ka publikimet me te shpeshta ne internet qe kapen nga Google Schoolar. NUK tregon cilesine e universitetit. Publikimet ne internet mund te jene te rendesishme, por jo te gjitha publikimet kane tags te mjaftueshem per tu kapur nga Google Scholar.Me nje fjale, ky eshte nje klasifikim gjysmak ose me pak se gjysmak qe nuk ka ate vlere qe pretendon ky artikulli juaj te kete. Pastaj, eshte e habitshme se si kane bere klasifikimin e universiteteve shqiptare pse botojne artikuj profesoret atje??Megjithate, kjo nuk e hedh poshte faktin se universitet shqiptare jane shume mbrapa cilesise se universiteteve te botes se zhvilluar

NoName24.08.2012/09:00

Jo per cilesi te studimeve, por per websajt.
Webrenditja e universiteteve botërore" vet titulli tregon, andaj besoj se do te ishte mire te pershtatet titulli.

iluministi 24.08.2012/08:59

a paska edhe daha ma tw dobwt se U.P?!
nuk jem keq.... ?!

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell