Edhe LDK-ja ka shkelur Marrëveshjen për presidentin

Artikujt tjerė
- Vjeshta pritet të sjellë shtrenjtim të dukshëm të ushqimit
- Sino i BE-së: Korrupsioni - problem i institucioneve dhe i shoqërisë
- Konjufca: Demokracia ia lejon secilit të merret me tjetrin
- Pacolli shkon në Republikën e Malit për të sqaruar (mos)njohjen
- Rezultati i dialogut mund ta bëjë autonom veriun
- KFOR-i: Situata në veri imponon forca shtesë
- Mali e demanton Pacollin: Nuk e kemi njohur Kosovën
- Përmirësohet gjendja te Dheu i Bardhë
- Thaçi: Jo koalicion me AKK para zgjedhjeve
- Ka unitet për ndryshimet kushtetuese para 10 shtatorit
Prishtinë, 24 gusht Dokumente relevante tregojnë se edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, është dakorduar që të mos respektohet afati për zgjedhjet e para presidenciale, i paraparë në Marrëveshjen politike të arritur në prillin e vjetëm nga ai dhe kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli. Mustafa ishte pajtuar të ndryshonte formulimi në një amendament kushtetues, i cili fliste për kohën kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet.
Në pikën e dytë të Marrëveshjes politike, nga e cila rrodhi të bëhej Atifete Jahjaga presidente, Thaçi, Mustafa e Pacolli ishin pajtuar që zgjedhjet e para presidenciale në Republikën e Kosovës do të mbahen jo më vonë se 6 muaj nga data në të cilën ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative hyjnë në fuqi.
Marrëveshja precizonte se menjëherë duhej të formohej një komision për reformën e zgjedhjeve presidenciale, që do të hartonte amendamentet e nevojshme kushtetuese dhe çfarëdo legjislacioni të ndërlidhur të nevojshëm, në mënyrë që presidenti të zgjidhet të drejtpërdrejtë nga populli. Komisioni ishte formuar. Ai kishte hartuar amendamentin e dhjetë në frymën e asaj që parashihte marrëveshja.
Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore


Nexhmedini24.08.2012/13:20
Isa si Isa,ky e ngreh penin por kurr nuk e kepute,ky veprone sipas rrethanave dhe standardeve te PDK,Isa dine me dredh besa sipas nevojes edhe me cdredh.

Xhafa nga Istogu24.08.2012/12:46
A ka dicka ne leter e firmosur nga ana e z. Isa Mustafa dhe e vertetuar me vule?
Nese jo , athere ky eshte nje trillim ne vazhdimesi per kete ceshtje. Kosova eshte pa kryetar.

endritu24.08.2012/12:09
Pacolli veq dollovere din me ba, se nana natyr me tjeterqka nuk e ka begatue ate.

nazi24.08.2012/10:16
z.Isa Mustafa sigurisht e ka ditë se Pacolli edhe Thaqi jan hajna e rrenca ,po nuk e ka ditë që jane edhe p....

Albani 24.08.2012/09:46
Gruaja qe aktualishte eshte ne poziten e Presidentes eshte ardhur aty ne menyre te paligjshme dhe tani po vazhdon te mbetet ne ate pozite ne menyre te pandershme. LDK duhet t'i ftoje qytetaret ne protesta masive deri ne respektimin e plote te marreveshjes sepse aty ku nuk respektohet marreveshja mbizoteron mashtrimi dhe mos besimi reciprok. Atifetja ka ardhur ne poziten e Presidentes pa lexue gazeta, pa qene e interesuar per zhvillimet politike etj etj, ajo duhet te shkoj dhe mos te merret asnjehere me asgje qe eshte publike e politike.

besniku24.08.2012/09:23
rren osht kjo se ka shkel marrveshjen se isa se ka respektu afatin e zgjedhjeve kjo osht rren nga pdkja se kta munohen me majt kosowen ne dor me dallawere e me rrena ju persh klm

lenti24.08.2012/09:22
Isa i ka mbeshtjell moti veshkat,te tjerat jan relative, te dores dytź,vetem kamufllime,.me randsi jan milionat te cilat i ka akumullu .








mixha ram24.08.2012/19:50
kjo parti ka deshtua qyshe moti po hala seshte ka e kupton poplli kjo parti sedin as vet qka nonshkrun edhe qka dot thot ajo deklarat si po e nenshkruan kjo eka hup udhen moti po poplli sedi si sjon duke e kuptua.tet nete din poplli se katunart ekan nisi ket betej per ket shtet qyshe ne vitet e 1944 dikun edhe prap katundart e prunen deri ketu ne ket rend te dites si hstet te pa varun edhe jon duke e majt pushtetin .hasho vetem perpara se je politikan i shkelqyshem ok hasho veqe perpara