Ekspertët kosovarë të mirëseardhur në Gjermani

Artikujt tjerė
- Zjarret aktivizuan minat e mbetura nga lufta
- Mungon nota verbale për njohjen nga Mali
- QKUK-ja pa barna, pacientët i blejnë vetë
- Hoxhaj në Ishujt Solomon
- Thaçi kërkon unitet politik e qytetar të Kosovës
- LDK: Furnizimi me rrymë farsë e Qeverisë Thaçi
- Jacobson: Prishtina e Beogradi të caktojnë temat për takimin e nivelit të lartë
- KFOR-i vendos dy pika kontrolli afër Zubin Potokut
- Brezi kufitar Kosovë - Serbi përfshihet nga flakët
- Zyrtarizohen konsujt e nderit të Kosovës në Turqi, Honduras dhe Haiti
Berlin, 23 gusht - Kushtet e vështira ekonomiko-sociale, standardi i ulët, ofertat e varfra dhe joserioze ku premtimet bien ndesh me realitetin që ofrohet, kanë shtyrë një pjesë të kuadrove të kualifikuara të Kosovës të kërkojnë perspektivë të re në vendet e zhvilluara.
Deutsche Welle shkruan për rastin e Miribane dhe Mentor Sopjanit, të cilët janë diplomuar në Gjermani.
Mentori madje ka marrë titullin doktor i shkencave të natyrës në Universitetin e Tybingenit, në Gjermani.
Persona të diplomuar në Gjermani, ata që kanë doktoraturë gjermane ose kanë suksese në hulumtime të dëshmuara, janë më të kërkuarit në Gjermani.
Qeveria e Gjermanisë, më 1 gusht ka lansuar programin Karta e Kaltër e BE-së, me anë të së cilës janë lehtësuar kushtet ligjore për punësim të ekspertëve me kualifikim të lartë në Gjermani.
Para se të ktheheshim në Kosovë, kemi pasur si opsion vazhdimin e qëndrimit për hulumtime akademike në Gjermani ose në ndonjë nga vendet skandinave. Ndërsa, ajo që kemi pritur në vendin tonë ishte zgjatja e dorës dhe mundësia për vazhdimin e sukseseve të njëjta edhe në Kosovë. Fatkeqësisht, kjo në kushtet tona është tejet e vështirë me mungesë esenciale kushtesh për punë hulumtuese akademike dhe në një mjedis ku nuk ka gradime të bazuara në merita. Si rrjedhojë, mungon edhe motivi për të bërë hulumtime te stafi akademik, tha Mentori.
Sipas Ambasadës Gjermane në Prishtinë "Kartën e kaltër të BE-së" mund ta marrë një person i cili ka përfunduar studimet në një institucion të arsimit të lartë në Gjermani.
Nëse studimet nuk janë përfunduar në Gjermani, atëherë personi duhet t'i nënshtrohet një provimi të krahasueshmërisë në Gjermani.
Përveç kësaj, parashtruesi i kërkesës duhet të dëshmojë se në Gjermani do të marrë një pagë vjetore bruto në vlerë prej së paku 44 800 euro.
Për persona me kualifikim të lartë, në profilet për të cilat ndihet mungesë e fuqisë punëtore, pranohet edhe një pagë më e ulët prej 34 944 euro.
Në këto profesione bëjnë pjesë: inxhinierët, shkencëtarët e shkencave natyrore, matematikanët, ekspertët në fushën e teknologjisë informative (IT), si dhe mjekët.
Në bazë të të dhënave të Minsitrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kosovës, në zyrat komunale për punësim janë të lajmëruar 200 mijë punëkërkues të profileve të ndryshme.


Afrimi hamburg24.08.2012/09:31
Ai qe diplomon ne Gjermani nuk mund te quhet me ekspert kosovar por gjerman, keshtu qe mos dezinformoni intelegjencen kosovare. Vleresimi i krahasueshmerise se diplomave kosovare do te thote se 8090 eshte tjeter nga ato gjermane, andaj gjasat qe me to te fillohet diqka ne Gjermani jne baraz me 0.







london 24.08.2012/12:33
Me diploma te kosoves ne gjermani ju pret vetem kacia duke pasuar mistria dhe terrnakopi edhe pse jeni i diplomuar ata ju dhajne kete shperblim e njejta ne france e gjetiu ne europe.