• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Digjen pyjet edhe në Sharr

Publikuar: 23.08.2012 - 21:04

Dragash, 23 gusht - Rreth 100 hektarë pyje me pisha, që konsiderohet ndër më të mirat në Kosovë, janë djegur nga një zjarr i fuqishëm në zonën kufitare në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, tek vendi i quajtur Koritniku 2, në komunën e Dragashit.

Me flakët po përballen rreth 40 zjarrfikës nga Dragashi e Prizreni, pjesëtarë të policisë së Kosovës, si dhe banorë të fshatrave përreth, por gjendja për momentin ngelet kritike.

Zjarrfikësit po përballen me vështirësi të mëdha gjatë intervenimit në këtë terren të thyer, ndërsa kryetari i Dragashit apelon tek qytetarët dhe institucionet qendrore që të kontribuojnë për futjen nën kontroll të kësaj situate, transmeton RTK-ja.

Në ndihmë të zjarrfikësve në orët e pasdites kanë arritur edhe 15 pjesëtarë të FSK-së, me cisterna dhe kamionë me pajisje malore për shuarjen e zjarrit.

Sipas drejtorit koordinues të pyjeve, zona e përfshirë nga zjarri ka filluar të bëhet e rrezikshme, pasi gjatë përhapjes së tij kanë filluar të eksplodojnë edhe mjete shpërthyese të mbetura nga koha e luftës në Kosovë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu