• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Sërish pritje të gjata në Merdar

Publikuar: 20.08.2012 - 13:29

Prishtine  20 gusht - Departameniti i Policisë Kufitare të Kosovës përmes një komunikate njofton se në pikëkalimin kufitar Merdar, ndërmjet Kosovës e Serbisë, sot kanë  vazhdojnë pritjet e gjata dhe krijimi i kolonave në dalje për në Serbi.

Aktualisht (ora 12:00) pritjet janë me orë të tëra dhe në dalje të pikëkalimit kufitar në Merdare, nga Kosova për në Serbi kolonat janë të gjata diku nga 400-600 metra, me pritje që zgjasin nga 3-4 orë, ndërsa në hyrje për në Republikën e Kosovës njoftohet se, sipas informacioneve që posedon PK-ja, nuk ka pritje të gjata.

Situata dhe arsyeja në bazë të informacioneve jo zyrtare të pranuara nga qytetarët mbetet e njëjtë si herëve të tjera më parë, ku e gjithë kjo pritje bëhet nga puna e ngadalshme, neglizhenca e autoriteteve serbe.

Në pikëkalimet e tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata, për këtë arsye ne i sugjerojmë qytetarët nëse munden t’i shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet e tjera kufitare dhe t’i shmangen pritjeve në Merdare.

 

Komente (2)

Arben20.08.2012/22:54

Pa e marr shtetin ne dor Albin Kurti nuk ka kurgje...Se serbise duhet me ja ndalu krejt mallin qe hyn ne Kosove derisa i maltreton shqipetaret me ore te tera ne Merdare pa kurfare arsye

Xhevdeti20.08.2012/14:18

Keto jane marreveshtjet e Kryeministrit Thaqi dhe grupit negociator te Edita Tahirit.Tani pa u zbatuar keto marreveshtje Hashimi bene hugjum ne marreveshtje tjera ne legalizimin e Veriut ne favor te Serbise.Rreziku eshte kah i kercnohet Kosoves nga shqiptaret e pa ndergjeshem dhe te paditur.

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell