Hoxha që po e sfidon shtetin e Kosovës

Artikujt tjerė
- KFOR-i paralajmëron reagim ndaj dhunës në veri
- Serbët akuzojnë shqiptarët për shpërthimin në veri
- Shqipëria në festë, vetëm një ditë nga jubileu i madh
- Protestat për Limajn ndërprenë ceremoninë e inaugurimit të Autostradës
- Nga sot Prishtinë - Tiranë nëpër Autostradë
- Reeker në Beograd për Kosovën
- Koha Ditore - sot speciale për 100 vjetorin e Shqipërisë
- KS i KB-së debaton për Kosovën
- Aleanca Kuqezi paralajmëron referendum për bashkimin
- Vazhdimi i dialogut i paqartë
Rreziku për të cilin flet një raport i Policisë së Kosovës për radikalizimin e Islamit në Kosovë nuk është vështirë të verifikohet në ligjëratat që mbajnë në xhami apo predikimet që i bëjnë në kanalet e tyre në youtube disa imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës. Njëri prej tyre mendon që shtetin që e udhëheq një femër i ndodh kiameti, thuhet në hulumtimin e Qendrës Kosovare për Gazetari.
Feja islame në Kosovë i ka rrënjët e saj pas pushtimit të Ballkanit nga Perandoria Osmane. Periudha kur feja islame me të madhe është përhapur ndër shqiptarët është prej vitit 1389 deri më 1912, ndërsa tani, sipas të dhënave zyrtare të Bashkësisë Islame:
90 % e popullatës që jeton në Kosovë janë myslimanë
6 % janë ortodoksë
3 % katolikë dhe
1 % të tjerë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e para udhëheqëse femër e një vendi ballkanik, gjatë një darke në Varshavë që e ka pasur në maj të vitit 2011 me presidentin amerikan, Barack Obama, lidhjen e kosovarëve me fenë e ka sqaruar si lidhje individuale me Zotin, aty ku shteti nuk përzihet.
Në shtetin e Jahjagës, Kosovë, ekziston një grup i njerëzve që thonë se shteti që udhëhiqet prej një femre, aq më tepër të pambuluar me shami, rrezikohet prej kiametit. Imami i xhamisë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, Fadil Sogojeva, nuk e thotë asnjë fjalë të keqe për presidenten Jahjaga, megjithatë ai si shembull që kiameti po i ndodh Kosovës për shkak se Jahjaga po e udhëheq Kosovën, e përmend përhapjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar në përmasa tejet të mëdha.
Këtë grup të imamëve e acaron tej mase edhe miratimi i Ligjit për arsim që nuk lejon futjen në shkollat publike të vajzave të mbuluara.
Në opinion grup i njerëzve që njihen si Wahabistë, janë njerëz me mjekra të gjata dhe pantallona deri te neni i këmbës, ndonëse ata nuk e pranojnë se janë të tillë. Përhapja e ideve të tyre dhe ushtrimit i ndikimit gjithashtu ndihmohet shumë edhe përmes propagandës në internet dhe shkrimeve në media.
Një nga imamët më të njohur për qëndrime të tilla është edhe hoxha i xhamisë më të madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, i cili në një prej intervistave dhënë në Klan Kosova ka sugjeruar që flamuri kombëtar i shqiptarëve të ketë të shkruar edhe në arabisht fjalën La Ilahe Il Allah (Ska Zot tjetër përpos Allahut). Kjo shprehje gjendet në flamurin e Arabisë Saudite, vendi që udhëhiqet prej një dinastie mbretërore e ardhur në pushtet nga përkrahja e wahabistëve.
Në një nga kanalet në faqen e internetit youtube.com, hoxha i Bashkësisë Islame të Kosovës nga Prizreni, Mazllam Mazllami, duke folur për temën e ekstremizmit fetar, thotë me habi se si mund të akuzojnë të tjerët për rrymë radikale nëse ai kërkon që shqiptarët të mos shkojnë në det së bashku meshkuj e femra për tu cullakuar.
Te jo pak të rinj kosovarë që marrin pjesë rregullisht në ligjëratat e këtyre imamëve, ndikimi dhe lojaliteti tej mase i madh vërehet te pyetjet që i bëjnë. Njëri pyet nëse ka të drejtë që të dalë me bashkëshorten e tij dorë për dore, tjetri pyet nëse është haram të pihet Coca-cola
etj. (Ligjërata të marra nga youtube.com, ligjërues Mazllam Mazllami, Prizren, Enes Goga - Pejë).
Bashkësia Islame e Kosovës gjatë bisedës me QKGH fillimisht e pranon se ka imamë të tyre që vetëm mënyrën e lutjes e kanë pak më ndryshe. Megjithatë kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, dhe Afrim Sadriu nga zyra për media, kur pyetën nëse përkrahin predikimet e disa prej imamëve të lartpërmendur, e pranojnë që disa prej tyre edhe predikimet i kanë ndryshe prej asaj që e thotë zyrtarisht BIK-u dhe se disave prej këtyre imamëve u është tërhequr vërejtja.
Ngatërrimi i wahabistëve me salafistë arabë nuk bëhet vetëm në Kosovë, pasi dallimi që ekziston mes tyre është si një fije peri, ndonëse sipas profesor Ahmad Mousalli, ligjërues në Universitetin Amerikan të Bejrutit, ky dallim shumë i vogël është i një rëndësie të veçantë.
Ai ka kryer një studim në vitin 2009 për universitetin e tij ku mundohet të sqarojë dallimet dhe të përbashkëtat e këtyre rrymave. Profesor Mousalli mendon që wahabizmi është forma më strikte e islamit e nisur nga Muhammad Bin al-Wahhab, si lëvizje reformash teologjike me qëllim, siç thonë ata, që të shpërbëjë disiplinat tradicionale dhe praktikat e zhvilluara në historinë e islamit. Themeluesi Abd al-Wahhab në kohën e tij ka argumentuar se njohja e një krijuesi të vetëm pa partner nuk është e mjaftueshme për besim korrekt dhe se kësaj i duhet shtuar sjellja e pastër islamike. Kjo lëvizje në kohën kur është nisur ka pasur gjithashtu për qëllim edhe largimin e Perandorisë Osmane nga Meka e Medina, e cila, sipas tyre, nuk ka praktikuar islamin si duhet.
Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese ka siguruar edhe një raport top-sekret të Policisë së Kosovës, i para disa vjetësh, që flet për rrezikun e wahabizmit në Kosovë:
Sipas tyre (wahabistëve) ata edhe mund ta vrasin një mysliman tjetër që nuk i takon sektit të tyre.) etj., të cilët veprojnë pothuajse në tërë territorin e Kosovës, ndërsa shumë nga anëtarët e këtyre sekteve njihen edhe si persona mjaft ekstremistë, thuhet në faqen e parë të këtij raporti.
Ky raport trefaqësh që është konfirmuar se i është dorëzuar kohë më parë edhe Komisionit Parlamentar për Siguri (mandati 2007 2010) nuk identifikon organizata dhe persona konkretë si wahabistë, por flet hapur për rrezikun çdoherë e në rritje nga përhapja e kësaj rryme.
Policia kosovare nuk ka pranuar të përmendë ndonjë organizatë, të cilën e dyshojnë për veprimtari të tillë.
Kompania amerikane JCB Consulting në dokumentin e tyre të vitit 2002, në një raport special për presidentin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i titulluar: Financimi i terrorizmit, rrënjët dhe trendët e financimit të terrorizmit, flet edhe për bastisje që UNMIK-u ka bërë nëpër organizata për këtë qëllim. Aty përmendet krijimi i një komiteti prej Mbretërisë së Arabisë Saudite që do kontrollonte fondet që jepen për organizata fetare humanitare edhe për Kosovën. Sipas dokumentit të JCB Consulting, UNMIK-u ka bastisur një shtëpi që ishte marrë me qira nga Saudi Joint Relief Committee në Prishtinë, bastisje kjo që është bërë në prill të vitit 2000. Kjo organizatë (e krijuar nga Mbretëria e Arabisë Saudite) punonte si mbulesë për disa prej operativëve të Osama bin Ladenit, përfshirë edhe ish-drejtorin e këtij komiteti, Adel Muhammad Sadi Bin Kazem dhe Wael Hamza Julaidan (sekretari i përgjithshëm i Trustit Rabita në Pakistan dhe një prej bashkëthemeluesve të Al-Kaidës e deklaruar si organizatë terroriste nga Qeveria e SHBA-së në vitin 2002.
Të njëjtën bastisje e përmend edhe Shaul Shay, në librin e tij Islamic Terror and the Ballkans, ku ndër të tjera thuhet se ka qenë evidente se SJRC ka shërbyer si mbulesë për aktivitetet e njësive terroriste dhe për transferimin e fondeve dhe organizimin e aktiviteteve në Ballkan.
Rasti i vetëm, që të paktën dihet në opinion, kur shteti i Kosovës ka ndërhyrë kundër personave që janë të dyshuar për përhapje të ideve ekstreme fetare ka qenë ai i Marinës në Skenderaj. Atëkohë shteti kishte vendosur largimin e personit Kastriot Duka që në opinion paraqitej si hoxhë, por që asnjëherë nuk e kishte marrë miratimin e organizatës së vetme e cila ka të drejtë të japë këtë titull në Kosovë, Bashkësisë Islame të Kosovës. Largimi i tij për në Shqipëri përmes pikës kufitare të Vërmicës u bë në praninë e kamerave televizive, ndonëse, siç zbulon QKGH, ai është kthyer në Kosovë heshtazi, me gjithë vendimin se është persona non grata.
Kastriot Duka apoHoxhë Xhemajl Duka me origjinë nga Elbasani para dy vjetësh sfidoi seriozisht tërë Bashkësinë Islame të Kosovës. Tash ai po e sfidon tërë shtetin e Kosovës duke mos ia respektuar vendimin që ia kishte shqiptuar para dy vjetësh. I larguar me urdhër gjykate në mars të vitit 2010, pa të drejtë kthimi në Kosovë për tre vjet, Xhemajl Duka megjithatë ka hyrë në territorin kosovar.
H. K., kontakti kryesor i organizatës arabe të Dukës në Marinë, i ka thënë QKGH-së se shteti kosovar nuk arriti ta ndalojë për tre vjet hoxhën e vetëshpallur.
Përzënia e tij nga Kosova u bë pas dorëzimit të një peticioni në Kuvendin Komunal të Skënderajt të nënshkruar nga gjashtë mijë persona.
Peticioni ishte menaxhuar nga shoqata Prehja, udhëheqësja e së cilës, Ajneshahe Halimi, në vitin 2010, i kishte thënë televizionit Top Channel se në xhaminë e ndërtuar nga Duka zhvilloheshin aktivitete, si ardhja dhe bujtja e mysafirëve të ndryshëm nga vise të ndryshme të botës dhe organizimi i shumë ceremonive që janë në kundërshtim me islamin.
Ndërkombëtarët kanë bërë eksperiment me Kosovën në këtë aspekt, është akuza shumë e rëndë që e bën Bajram Rexhepi, ministër i Brendshëm i Qeverisë së Kosovës.
Ai e kujton kohën sa ka qenë kryeministër, sidomos mes viteve 2003 e 2004, kohë që ende rrymat e reja me tendencë radikale nuk kishin as xhemat e pothuajse fare ndikim. Atëkohë kryeministri Rexhepi kishte propozuar hartimin e një projektligji, i cili do të ndalonte menjëherë aktivitetet e të gjitha organizatave të të gjitha feve që vërehet se po përhapin ide ndryshe nga forma tradicionale.
Mirëpo për këtë gjë unë kam pasur pengesa nga Këshilli i Evropës në Strasburg., nga zyrtarët më të lartë. Ai tregon se ka pasur raste kur edhe interesi shtetëror është rrezikuar, p.sh. fundamentalizëm apo vehabizëm, ndërsa thotë se ka pasur raste kur pas arrestimit gjykatat i kanë liruar për shkak se gjyqtarët kanë kërkuar shumë më shumë argumente (botohet me shkurtime, sipas tekstit të publikuar dje e sot në Kohën Ditore).


Blerimi21.08.2012/09:26
Un po quditem, pse ter kohes po reagojn "Muslimant" ter kohes ne qdo muhabet munohen met tregu per fen ter kohen edhe mos me ken muhabeti hiq per fe kta kan me e lidh qdo sen me fe, se di pse po frigohen apo spo di qfar krahasimimi sikurse magjupi qe mundohet ter kohes me te then na magjupt, kshtu ashtu, tani kur ja nisin me u anku si fmija a pse a veq pse jemi magjup a, edhe kta spo muj me i kuptu pse e bajn veten inferior, rrini ku jeni majeni per veti fen, feja nuk imponohet nese tentohet perkundrazi njerzit ja marrin inatin.

Arbeni21.08.2012/01:38
Ngritu o Gjergj Kastrioti nga varri dhe largoj këta antishqiptararabturq prej tokes ilireshqiptare. Prej se na ka kapun turku e kem marr teporzen, nese kthehem ne kulturen Kristiane te cilen e mbrojti Gjergj Kastrioti, do na del gjumi dhe do ta shohim ralitetin si jetojm ne sot.

jeta21.08.2012/00:25
posht mjekrroshat se na muren ne qafe .

I brengosuri20.08.2012/23:46
Definitivisht kalimi në vehabizëm është ndrrim feje, konvertim. Do të thotë shqiptarët për të dytën herë në historin e tyre po e ndrrojnë fenë dhe bindjen. Zoti nuk i donë lajthitësit...

zvicrra20.08.2012/23:09
askush nuk asht kunder zotit nga shqiptaret mos i perzini gjanat zoti eshte per gjith njerzimin e jo veq per muslimanet ju po mendoni se e bani me lesh per vet,jo nuk e bani pasterti duhet t keni e jo lloma si jeni ba ju.

bujari20.08.2012/22:54
nese do te kete radikalizem islamik etj etj qysh po i emroni me siguri ato do te vijn nga inteoleraca juaj, pasiqe cdo fillim i luftes vjen nga nje pakanqesi e jo nga knaqesia, jemi deshmitar se si trajtohen pasuesit e fese islame nga ky shtet kriminel, e ne vend se te merremi me shtet ata i kemi len ne rend te dyte e jemi ty u marr me pune me shum dytesore, po skeni faj se ju ka kaplu injoranca

Mehmet Mehmeti20.08.2012/22:23
Pseudo patriotav .
Kur po lëshohen Deklarata nga pabesimtart po mbrohen me lirin e shtypit kena te drejt mu shpreh po thojn ,H.Kuqi dha dorheqje për kët shkak e mendimi i ni Hogje Apokalips a
Kjo kukulla jon nuk e meriton kët post në asni aspekt tregomni qe qfar shkolle ka posedon një diplom falco etj etj

Kosovari20.08.2012/22:18
Ka nise Koha Ditore te behet moter e Expressit !!! Nje fjale popullore thote,,kur ska qa i bon gomarit,i mshon samarit''. E keto mediat tona,ne pamundesi nga frika ose lakmia per ti sulmuar dhe qitur ne shesh marrit,hajnillakun,korrupsionin,krimin........ e pushtetareve tane,mundohen ti degradojne ata njereze qe me se paku faj kane, duke u munduar tja mveshin krimin,terrrorizmin etj. A nuk eshte Mallkim ky, i cili si duket do na percjell gjenerate pas gjenerate.....

shubi20.08.2012/22:06
krejt qa flitet ktu flitet pa dije veq se me polemika te medijave pa argumente kjo eshte turp per medijat tona per gazetart tan feja islame ka qen edhe do te jet gjithmon perderisa te ket njerz qe ja kan friken Allahut elhamdulilah qe Allahu eshte ka e udhezon ket popull eshte ka jav qel syt atyne qe kan qen ne terr deri tash ekstremizem ne fen islame nuk ka ate jon ka e shpikin medijat qe kan zili islamin....

sahit plisi20.08.2012/22:01
JU KOMENTUES TE PASHKOLLUAR PO SHKRUANI AQ SA PO DINI...SHKONI PERFUDONE SHKOLLEN FILLORE SE PARI TANI KOMENTONI,SEPSE JENI SHUUUUUUUUUME LAAAAAAARG NORMALES FATKEQESISHT SIKUR QEVERIA ASHTU JENI EDHE JU...

Nora20.08.2012/21:42
Merre me mend se qka do te ndodhte me Kosoven nese keto gjera jane te verteta. Kosova ka perjetu lufta dhe vuajtje por ky lloj kiameti do t'a rrezonte imazhin e Kosoves pergjithmone

Prishtina20.08.2012/21:29
Feja islame shumĆ gjĆra i ka tĆ mira, kjo nuk mohohet, mirepo keto gjera jane vetem teorike. Ne praktik kjo fe njifet si kultivuese e terroritrave dhe gjerave tjera. Iraku, Irani, Afganistani tere keto shtete janĆ shtete islamike qĆ njihen per terrorizem. Ne shqiptaret nuk kemi te bejme me keta, kush mendon se ka le te shkoj atje, se ktu nuk e ka venin. Nuk e ka, edhe kurrĆ ska me pas.

islam will dominate the world20.08.2012/21:18
o njerz mos folni per diqka qe nuk dini...nuk dini te thoni diqka tjeter vetem thoni WEHABISTA TALEBANA etj... ne qoft se nuk jeni TALEBAN ateher jeni siq thojn ne shqiperi MALOKA TE PASHKOLL..a dini qka do te thot taleban?njeri qe kerkon dije apo student

agron20.08.2012/21:17
keta jan argat te dreqit argat ruso serb dhe te talibanve shteti esht fajtor qe I lejon kto mbeturina me veprue kta jan hajna dhe pastus te parev por si duket po ju prin I biri rus behgjet pacoli, se ai po te kish dashur populi u kishte hap ndoni fabric apo na kish shkollu te rit ne europ por ai esht per ti shkatrrua rini me qifti e shefqet m dhe taliba e ruso serb. I madhi rugova nuk ia ka hap dern rusit te vogul qe donte republic ne kuader te serbis po e ka hashe lete vazhdo edhe naj dit

kosovari20.08.2012/21:14
Ani trima ISLAMOFOBA po i thom edhe une nja dy a tri fjale
Eshte habi qe flitet vetem kunder muslimanve kur dihet se kane ardh me qindra organizata protestante e katolike e evangjeliste etj etj dhe kurr nuk u mor askush me aktivitetin e tyre nuk hetu asnje, kurse ne vijimesi hetohen dhe mbyllen organizatat Islame, ndoshta sepse nje fjale popullore thot "Ku eshte i forti, qaty eshte drejtesia" eh e dijme se nga vijne organizatat e krishtera pra Amerika dhe dihet kush dhe nuk guxon kush le me i hetu po as te dera me ju shku. Pra rregulla Ku eshte i forti eshte drejtesia vlere e Demokracise

zana demiri20.08.2012/20:53
redaktori i kesaj faqeje duket se i shfaq vetem ato shkrime te cilat vet don, pa kurrfarë arsye i largon ato qe ai vet don ,prandaj mundeni edhe ket shkrim timin me e largua pasi qe eshte ne duart e tua .
kjo dukuri na eshte e njohur edhe gjate edhe pas luftes por ne nuk jemi ata qe e luftojmë .organet shtetrore jane ato qe mund tu jaoin fund ketyre marrive sepse keto nuk kane qene e as qe jane te shqiptareve,dikur do behet shume vone

Miran Marku20.08.2012/20:38
Zoti ju vraft te tanve qe keqperdorni emnin e tij, Zoti asht nja e tjeter ska dhe eshte i njejt per te gjtha fete apo besimet...dallon veq menyra si i lutemi dhe te tan jemi te njejt para tij...te gjithe ata qe i luten me zemer te pastert pa marr parasysh ne cilen gjuhe apo menyre jan te pranume te Allahu i gjithmeshirshem.

drenicaku20.08.2012/20:38
Une rrezikun me te madh per kosoven e shof pikrisht tek feja islame.
heret a von kemi me ja pa sherrin,shtet nuk kemi,sepse po te kishum shtet ather nuk kishte me leju perhapjen e al kaides ne kosove,nese keta pushtetar nuk kan marr lek prej tyre ateher duhet urgjentishte ta shkarkoin BI naim terrnaven,imamet qe kan dhen deklarata radikale duhet urgjentishte te burgosen me burg te gjat dhe te rend,mjekrroshta duhet me i rru pa i lag hiq dhe me pastru kombin nga keto qelbesira,ne te kunderten do kemi vllavrasje,une per veti kur po i shoh do rrospia qe deri dje nuk kan lan gja pa ba e sot kan vu shamija po bindem qe ketu ka gishte serbia.
prandaj kjo npune eshte shume urgjente

Ali pash Tepelena20.08.2012/20:30
per pa e kthye regjimin e ENVER HOXHES nuk ka stabilitet ne shqiptari te gjith kta qetkagjinjetmjekrrat e kan vendin ne Burrel.

AGRON TAHIRI20.08.2012/20:15
pse nuk merreni me prostitucion me drog me kontraband apo me hajni qe jane ne politikanet me fol per kete tem po e sulmoni islamin me asnej argument po vetem me thashetheme turp te keni

agro tahiri20.08.2012/20:12
sa INJORANTA QE JENI

qorr ilazi20.08.2012/19:54
athue koka mekat me dasht Allahun , kqyrini veshjen e femrave shqiptare si mekan prostitua , si nerrug ashtu dhe ne vende te punes, mamir te mbulume sesa lakuric , secili eka nje moter dhe nje nene dhe deshirojani dhe sugjerojani ose lakuricsin ose mbulesen.

Helika20.08.2012/17:26
Kosoven e ka kapluar nje dezis Islame e pasherushme.

prizrrnalia20.08.2012/16:53
Qdo fe nifet prej veprave te veta

Syl Rezalla20.08.2012/16:34
Pershkallëzimi apo radikalizimi i sektëve fetare ne Kosovë ështe si pasojë e varfërisë, sikur te ishte Kosova një shtet i zhvilluar ekonomikisht nuk do kishte keso marifetllelëqe te pista nga te gjitha fetë.
Faji kryesor ështe te politikanet tan qe jan bërë Multimillioner nga Zero .

Ternava Luan20.08.2012/14:44
Kta njerz duhet mi largue prej Kosoves
nese doj kta me jetue si taleban le te
dhejn qafen ne Avganistan.
po ku ken shtete arabe apo muslimane kur serbija 2 miljon Shqiptar i deboj prej vatrave te veta?Kan me ra qita njer e na kina me humb shum.

dini20.08.2012/14:39
ku ket bre gjat luftes ju se po don me mbrojt ks po tash deli folin kot hm

kdri20.08.2012/14:25
keta haptas duhet me i shpall armiq te vendit sot thojn per presidenten neser do te thojn se femrat zduhet te behen mesuese pedagoge puntore keto jan me serbine keshtu u konvenon srbeve prandaj duhet nje ligj per ne kosove ketyre sduhet me u dhan publicitet te madh

negji20.08.2012/13:57
ALLAHU I UDHEZOFT PARLAMENTART TON FEJA ISLAME NUK ASHT AS E ARABVE AS E TALIBANVE PO KJO ASHT FE E AALAHUT TE MALLRISHEM PENDOHUNI SOT SE NESER NUK E DINI A JENI GJALL E NE BOTEN TJETER TE AHIRETIT DOT JETE VON AALAHU I UDHEZOFT GJITH POPULLIN E KOSOVES AMIN AMIN AMIN

muja20.08.2012/13:28
Ne Kosove sjan hoxhalort kercnim per siguri po pushtetaret qi jan bo multimilionera me korupcion dhe hajni? Ata jan kercnim per vend?

sedati20.08.2012/13:26
edhe ni mandat presidentes jahjaga posht ktyne talibanave ktu esht kosove ejo avganistan nese sju pelqen ketu ikni te vllazerit e ju taliban.se kosova esht vend europian

uka20.08.2012/13:23
duhet kthyer ne planetin e tyre

Hana20.08.2012/11:53
Keta njerz jane shum te rrezikeshem , dhe jane njerez te cilet Direkt e RREZIKOJNE Shtetin e Kosoves dhe Ardhemerin e Tije. Shteti dhe Ligji medeomos duhet te Veprojne. Kursesi nuk duhet te mbyllen Syte para ketyre Dukurive Antikombetare , qe nuk kane asgje te Perbashket me Shqiptarizmin.

istogasi20.08.2012/11:35
Per dukuri te tilla ne Shtetin tone nuk eshte folur gjate, te themi nuk ka pasur debat fare. Mire eshte qe debatet kane filluar, edhe pse kam pershtypje shume vone. Elemente te tille radikal ka kohe qe jane shfaqur dhe besoj qe secilin anetar te kesaj shoqerije duhet brengosur nje dukuri e tille. Aq me shume kur kjo dukuri ka marr permasa shqetesuese. Ku eshte Shteti, ku eshte AKI, ku eshte bashkesija islame, ku eshte shkolla, edukimi dhe arsimimi. Pse nuk ndermerret asgje ne kete drejtim. Apo mos presin fuqizimin e metejm te kesaj dukurije dhe pastaj te arsyetohen se nuk kemi mundesi ta tejkalojme. Indoktrinimi me gjera te tilla po ndodhe me te madhe dhe ate te mosha adolescente, e cila pastaj do te jete bartese e ketyre dukurive ne te ardhmen! Uroj qe kjo mos te ndodhe, por duke pare qe te gjitha mekanzimat e shtetit jane ne gjume te thelle dimerore nuk eshte larg qe vertete kjo te ndodhe! Atyre qe predikojne islamin ekstrem duhet ndaluar kete gje, sa nuk eshte vone.










ss26.11.2012/21:38
Njerz te pa kuptueshem dhe pa logik si ju spaskem par ende. Islami thrret ne paqe ne dashuri ndaj njer tjetrit dhe gjithashtu ne respekt ndaj njeri tjetrit!
Ju te cillet folni pa logik te shendosh lexoni pak me shum para se ti fyni 1.5 miljard musliman ane mbar botes. Tregoni pak respekt, etik dhe moral.