• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Kurti: Defaktorizohen shqiptarët në Ballkan

Publikuar: 20.08.2012 - 10:31

New York, 20 gusht - Lideri i lëvizjes ”Vetëvendosje!”, Albin Kurti vlerëson se Lugina e Preshevës nuk do të përfshihet në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit.

”Serbia me qëllim mban nën kontroll të hekurt edhe Luginën e Preshevës edhe veriun e Kosovës. Kësisoj ajo po fiton koncesione kundër politikanëve shqiptarë që jo vetëm nuk kontrollojnë asgjë, por për më tepër, vetë ata janë të kontrolluar nga faktorët ndërkombëtarë. Nëse si pikënisje kemi vullnetin tonë dhe parimet universale të së drejtës dhe drejtësisë, atëherë duhet mohuar realitetin e krijuar dhunshëm nga të tjerët, kundër vullnetit tonë. Shteti i Shqipërisë dhe i Kosovës duhet të bëhen bashkë dhe t’i ndihmojnë dhe përkrahin fuqishëm shqiptarët në Luginë të Preshevës në çdo aspekt. Nuk përmirësohet aspak gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes bisedimeve me Serbinë. Kemi nevojë për monolog kombëtar, jo për dialog me armiqtë”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për gazetën ”Illyria”, që del në New York.  

Sipas tij, Tirana dhe Prishtina e kanë për obligim një bashkëpunim të ngushtë midis tyre, por edhe koordinimin e politikave të përbashkëta me shqiptarët që jetojnë në shtetet e tjera të rajonit, në drejtim të faktorizimit të kombit shqiptar në Ballkan.

Duke folur mbi gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, Malin e Zi dhe trevat tjera, Kurti ka nënvizuar se shqiptarët që si rezultat i ngjarjeve historike në të kaluarën kanë mbetur padrejtësisht dhe kundër vullnetit të tyre jashtë shtetit shqiptar duhet ta kenë mbështetjen dhe përkujdesjen konstante të Shqipërisë.

 

Komente (8)

Per Agimin21.08.2012/10:19

Agim, ti mundet ta kesh prioritet punen e mjekrrave, po s'do me thane qe nese i lufton ata, kur thua ti, ajo nuk eshte kariere, e kariera bahet vetem per ceshtje qe lidhen me Serbine.

Per momentin, nese ben prioritet, cila ceshtje te duket me e rendesishme bisedimet politike me Serbine, apo "mjekrrat"?

kemail deliu20.08.2012/21:47

ti je albin shpresa e fundi qe duhet me shpetu vendin nga ky kolaps ekonomi dhe kriminelastik se sa per hashim hajnin po ktajon njerz te shantazhum bashk me llulla e kamisha kta e kan vendi ne burg

ARIAN BALLI20.08.2012/21:10

Shkurt , saket , paster shqip......drite ne vorbullen e erresires te shtetit me flamur me lara , te shtetit te vjedhur , te "drejtuar" nga Hashimi .Nese ne qytetaret e ketij vendi nuk e shohim ket reze drite dhe nuk e ndjekim pase , ateher historia jon paska qene e shkurte ,do perfundojm pa e perjetesu endrren qe gjithmon e kemi pare.

agim20.08.2012/14:32

E mor Albin ke qasje plotesisht te gabuar,po shifen interesat e tua per karige,dil more luftoj keto mjekkra qe na shetiten para syve, aty e tregon patriotizmin tend ,, jo interesin per karige, turpp per juve aa,,,,,

dreniSkandinavi20.08.2012/14:03

Shqiptaret,ter historin e tyre e kan defaktorizu vetevetn.Kjo ishte ma e keqja qe askush nuk mund te ndihmoj.

Xhevdet20.08.2012/13:37

Perher Shqiperija rrezikun e kishte nga shqiptaret,ne Shqiperi Sala ia dhuroi grekut nje pjese te madhe te teritorit detare,Shengjinin serbit,kurse ne Kosove Hashimi e enkllavizoi Kosoven me shkie,si dhe Veriun duke ia dhuruar Serbis bashk me Luginen e Presheves.

blerim20.08.2012/13:23

Albini osht vertet nje politikan qe meriton me udheheq kosoven dhe shqiperi une kisha qujt kta dr.rugova i'2

Shartari20.08.2012/10:48

I madhi Albin, ne po i shohum qe coptimi i Kosoves brenda per brenda ska ndalje sa te kemi ket qeveri pasive dhe te korruptuar qe e kan prioritet pushtetin e jo shtetin. Por si te ndalet kjo,si te hiqet kjo qeveri famkeqe per popllin e shtetin? Ne syte e mi eshte shum me e demsme kjo qeveri aktuale ne Kosove se sa e kohes se millosheviqit. Ate e dinim se se kemi as komb as far as fis, skemi prite mire nga ajo.. Por KJO?, Shtetsija dhe sovrraniteti i ashtu quajtur veq po ligesohet dita me dite. Si ka zgjedhje kjo? '
Ps eShqiperija nuk eshte me aktiveper vendin e vet as me nji perqindje te vogel ne perpjestim sa eshte Serbia per vendin qe sesht i saje, pse ajo per 10.000 serb ben edhe ate te pamunduren e Shqiperia per trojet e veta te coptuara e te grabitura me me se 12.000 km kateror as qe e lodh trurin e as qe ja ndien veshi?
Pse prej se eshte shqiptarija luftat i fituam vet apo me ndihemen e miqve e ne diplomaci humbim gjith. Pse kemi gjithmon diplomaci tradhtare qe e kan prioritet perfitimet personale e jo kombetare. Marri
Un kam te vetmen shpres ne ju Albin , VV eshte shpresa e fundit e shqiptarise per ndryshe i lame duart.

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu