• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Mandati i EULEX-it përmes Kuvendit

Publikuar: 20.08.2012 - 08:56

Prishtinë, 20 gusht - Autoritetet e Prishtinës tashmë kanë sqaruar çështjen e vazhdimit të mandatit të EULEX-it. Ministria e Drejtësisë ka hartuar një letër, të cilën pritet ta dërgojë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Të njëjtin dokument, më pas, presidentja Jahjaga ia dërgon baroneshës Ashton.

Institucionet e Kosovës e kanë qartësuar formën se si do të kërkojnë vazhdimin e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Prishtinë. Qeveria, përmes Ministrisë së Drejtësisë, e ka hartuar Letrën, me të cilën EULEX-it i vazhdohet mandati deri në vitin 2014, shkruan “Express”.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se Letra për EULEX-in do të votohet së pari në Kuvend me 2/3 e deputetëve, e pastaj t’i dërgohet Presidentes.

“Kuvendi duhet ta ratifikojë”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Ai ka sqaruar se pastaj e njëjta Letër do t’i dërgohet Presidentes Jahjaga, e cila do të kërkojë nga Baronesha Ashton t’i vazhdohet mandati Misionit më të madh të vendeve të BE-së në Kosovë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 34°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell