Me Serbinë dialog, por jo për veriun

Artikujt tjerė
- Lugina kërkon bashkim kombëtar me Kosovën
- Veriu dhe dialogu, temë e diskutimeve në OKB
- ASK: Së shpejti rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë
- Rexhep Selimi nuk do që AAK të bëhet aleate e PDK-së
- Veriu injoron pavarësinë e plotë të Kosovës
- OKB: Siguria në veriun e Kosovës, e ndjeshme
- Sërish pritje të gjata në Merdar
- Kuçi: Dialogu, me garancinë e SHBA-së dhe BE-së
- Hoxha që po e sfidon shtetin e Kosovës
- Serbët po e pranojnë shtetin e Kosovës
Prishtinë, 20 gusht Ish-këshilltari i presidentes Atifete Jahjaga, aktualisht drejtor ekzekutiv në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Ilir Deda, ka kundërshtuar bisedimet e Kosovës me Serbinë për veriun e Kosovës. Sipas tij, veriu është çështje e brendshme e Kosovës për të cilën Prishtina nuk ka nevojë që të flasë me Beogradin.
Mirëpo i ka mbështetur bisedimet, siç i ka quajtur ai, për normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve. Në këtë drejtim ai ka kërkuar konsensus të forcave politike të pozitës dhe të opozitës për atë, siç e ka quajtur ai, se çfarë do Kosova nga këto bisedime. Deda ka thënë se Qeveria e Kosovës është aq e dobët, saqë ajo nuk gëzon asfarë besimi se në një dialog të formatit politik me Serbinë do ti sillte rezultate të mira Kosovës. Në një intervistë për gazetën, drejtori i KIPRED-it ka treguar se cilat duhet të jenë kushtet e Kosovës për bisedime politike me Serbinë. Ai ka thënë se e rrezikshme do të ishte përfshirja e OKB-së në proces. Në rast se Kosova merr teposhtëzen në bisedime me Serbinë, Deda nuk ka përjashtuar edhe protestat e shoqërisë civile si formë e shprehjes së pakënaqësisë.
Intervistën të plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore


Killa20.08.2012/16:08
Ky deri dje ishte per bisedime e tash e paska ndrru mendjen.

Amerikani20.08.2012/15:40
Pajtohem me ty shoki.

Prizreni20.08.2012/13:44
Zotëri Deda, ende nuk është koha juaj, po dhashtë Perendia të mos e humbni durimin e e Ju jeni e ardhmja e Kosovës paqi shëndet të mirë dhe punë të mbarë !!!

toni20.08.2012/13:33
o shoq i vogel je ti me kallxu alternativa. syte e karieristit i ki edhe ti. Neser me te bo minister e shet jo veq veriun po deri ne Prishtine.

idrisi20.08.2012/10:30
o dost, nese qeverija e ka sos me e hup veriun ti ski me mujt mi nal see kta stuten.








lili hari20.08.2012/19:49
/>Pajtohem me komentin e Prizrenit. Iliri dhe njerezit si ai jane e arrdhmja e Kosoves...