Haziri: Përgatitet zgjidhje shumë e dëmshme për veriun

Artikujt tjerė
- Plani integrues zëvendëson Planin Ahtisaari
- Qeveria pret ardhjen e 35 delegacioneve shtetërore
- Medicus: Ekspertja ndryshon deklaratën, flet për një transplantim
- Prokuroria heton dy vëllezërit e Fatmir Limajt, pa vendim gjykate
- Veçohet gjykimi i Fahredin Gashit, shkak problemet mendore
- Reeker viziton të hënën në Prishtinë
- Agush Memishi i premton hakmarrje prokurorit serb
- Edhe Jahjaga dënon sulmin
- Lunacek: Kosovës ti mundësohet integrimi në struktura ndërkombëtare
- Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas vizitoi FSK-në
Prishtinë, 17 gusht - Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po përgatitet për zgjidhje shumë të dëmshme për veriun e Kosovës. Sipas tij, për veriun është duke u përgatitur një dalje jashtë Pakos së Ahtisaarit, e cila, sipas tij, do të ndikonte në ndarjen e brendshme të Kosovës.
Çdo dalje jashtë Pakos është autonomi politike-territoriale për serbët dhe është ndarje de fakto e brendshme e Kosovës. Pra, serbët janë duke punuar që tash të fitojnë autonomi politike, në mënyrë që de fakto ta ndajnë Kosovën dhe ta sakatojnë pavarësinë e Kosovës apo ta kenë një Kosovë të tyre që do të lidhet me vonë edhe me eksterritorialitetin e Kishës Ortodokse në Kosovë, ka thënë në një intervistë për Tribuna Shqiptare Haziri.
Ai thotë se nuk do të insistojë që pjesë e këtij dialogu të futet edhe ideja e tij për kthimin e kufijve të vitit 1956, ku disa komuna në veri të Kosovës do ti bashkëngjiteshin Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës do ti bashkëngjitej Kosovës.







POPULLI18.08.2012/00:11
Z.Haziri ju personalisht se bashku me te ashtuquajturin Grupin e kontaktik te cilet pranuat Pakon e AHTISARIT ndihmuat serbin ne coptimin e Kosoves,decentraliziminNDARJEN e KS dhe EKSTERRITORIALITETIN E Kishave.Pra,tani do te behet NDARJA DE JURE E KOSOVES duke LEGJITIMUAR gjendjen ne terren.
Deviza e Qeverise se serbise dh Tadiqit edhe BE edhe Kosoven tani do te realizojne TRDHADHETARET E KOMBIT dhe nese i bashkangjitet e Ramushi si koncesion per dalje nga Burgu i Hages.
Kosova po i perjeton ditet me te zeza ne Histori qe nga Kongresi i Berlinit.Ajo se pari u coptua nga BRENDA duke u dekompozu uniteti territorial dhe tani marrja e statutit shtetformues te veriut.Zgjidhja e vetme eshte SHKEMBIMI I TERRITOREVE dhe hapja e KUTISE BALLKANIKE TE PANDORES.
Pra, cdo zgjidhje tjeter qe nuk ofron RECIPROCITET per Shqiptaret e LUGINES SE PRESHEVES eshte TRADHETI KOMBETARE.
RROFTE KOSOVA.