• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shala e Isufi të AAK-së me qëndrime të kundërta për dialogun

Publikuar: 17.08.2012 - 13:15

Prishtinë, 17 gusht - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ende një qëndrim të plotë për dialogun e mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, pjesë e të cilit pritet të jetë edhe çështja e veriut. Dy nënkryetarët e kësaj partie, Blerim Shala e Ahmet Isufi kanë dalë me qëndrime të kundërta sa i përket kësaj çështje. Ndërsa nënkryetari tjetër, Ardian Gjini, thotë se nuk ka ende vendim të qartë, por se Aleanca është në rrugë të marrjes së vendimeve serioze sa i përket dialogut.  Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini tha se AAK-ja është në rrugë të marrjes së vendimit të qartë për dialogun me Serbinë. Ai tha se dallimet e paraqitura në media, janë më shumë nuanca.

“Shumë shpejt të gjithë do ta kuptojnë që Aleanca ka qëndrim dhe qëndrimi është unik. Do të thotë nuk ka dallim, dallimet janë të nuancave, por nuk është koha tani që të shpalosen këto çështje. Shumë shpejt Aleanca do të dal me qëndrimet e veta rreth kësaj çështje”, tha Gjini për Radio Kosovën.

Ai tha se rruga e vetme e zgjidhjes së çështjes së veriut është dialogu, por për një gjë të tillë, Kosova duhet të jetë e përgatitur mirë. Kjo sipas tij, nënkupton harmonizim të brendshëm, dakordim të ideve dhe ndërtim të pozicioneve të Kosovës.

“Veriu i Kosovës nuk është i qeverisë së Kosovës, por i gjithë Kosovës dhe nuk guxojmë të sillemi ashtu”, tha ai.

Ndryshe, në media janë prezantuar dy qëndrime të ndryshme të dy nënkryetarëve AAK-së karshi dialogut.

Blerim Shala ka deklaruar se ky subjekt politik do t’i pranojë përgjegjësitë që i takojnë sa i përket zgjedhjes së veriut, ndërsa Ahmet Isufi ka thënë se AAK-ja me asnjë çmim nuk do të pranojë të jetë pjesë e çfarëdo ekipi për dialogun politik me Serbinë.



 

Komente (5)

PIME18.08.2012/11:12

mir se hyjn ne bisidime por jo pa falje zyrtare te sebis pe krimet ndaj populates civile

agoz18.08.2012/07:19

Ramushin e paskan nxon kogja pick po nasht veq le te del se bile ky nuk po bohet ... mu shit per pare po ska qka bon njeri se u plak neper burgje.

Ahmet Ahmeti17.08.2012/23:22

Kjo do të jetë tradhtija ma e madhe që mund të bëhet nese AAK i beson PDK dhe Thaqit, ai adht i njajti qe para, gjat dhe pas lufte e ka tradhtuar Ramushin dhe dugagjinin , dhe i ka bër pazaret dhe tash AAK ta mer pergjithsin per shitje e shtetsis KOSOVO dhe tani edhe teritore. ky do jet turpi ma i madhi.

prizrenasi17.08.2012/19:35

nese bashkohet AAK me PDK vetem per dialogun per veriun ateher kuptohet se lirimi i Ramushit qenka politik vetem per te ja dhen veriun serbis ,ishalla nuk del keshtu

porreci17.08.2012/14:20

Ma mir osht qitash me u bo me Thaqin ne rrethana te dijalogut per veriun, qitash osht momenti. Se me u ba ma von i bjen se qe veq per shkak te Thaqit.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell