Bie çmimi i banesave

Artikujt tjerė
- Mësimdhënësit e viteve 90 -99 duan status të veçantë ligjor
- ZRRE-ja akuzon KEK-un për rritje artificiale të humbjeve
- Kryetari i Kushtetueses ka shkelur ligjin
- Asociacioni i komunave serbe pas zgjedhjeve në veri
- Shefi i ZAP-it akuzohet nga auditorët për favorizime... dhe mospërfillje
- Kuçi: Asgjë nuk është fshehur në këtë dialog
- Pakënaqësi të shumta të qytetarëve me shërbimet në QKUK
- Strukturat paralele në veri, deri në shtator
- Më 25 mars, rigjykimi i tretë i Grupit të Llapit
- Infrastruktura ligjore anti korrupsion në Kosovës, konfliktuoze
Banesave të ndërtuara pas luftës në Kosovë, po u bie çmimi. Më së shumti
janë liruar këto banesa për shkak të cilësisë së dobët të ndërtimeve
dhe mungesës së dokumentacionit. Ato nuk i blen kush as me 50 për qind
zbritje të çmimit, shkruan Express. Rënie e çmimeve po vërehet edhe në
ndërtimet e reja. Agjencitë e patundshmërive thonë se as për këto ndërtime nuk ka blerës. Po bien çmimet e banesave. Ky lajm po i gëzon ata që deri më tani nuk kanë mundur të bëhen banorë të ndërtesave të panumërta të banimit kolektiv në qytete. Në krahasim me vitet e kaluara, qytetarët mund të blejnë metrin katror të apartamenteve deri 50 për qind më lirë në disa vende.
Rënia kryesisht vërehet te disa objekte të banimit të ndërtuara në vitet e pasluftës. Shkak del të jetë numri i madh i ndërtimeve të pakontrolluara në atë kohë, pa ndonjë kriter dhe pa kontroll të mirëfilltë nga institucionet. Këtë e pranojnë edhe kompanitë ndërtuese dhe e dëshmojnë agjencitë që merren me shitblerjen e patundshmërive.
Sipas këtyre të fundit, në ndërtimet e reja nuk vërehet ndonjë ndryshim i madh në çmim, ndërsa në ato të vjetrat që janë ndërtuar para 5-6 vitesh, ka raste që një metër katrorë shitet edhe me 250 euro.
Në një studim që ka bërë Arben Asllani, pronar i agjencisë së patundshmërive Intercapital, tregon se në Prishtinë, rënie vërehet në banesat e ndërtuara afër parkut të qytetit dhe në lagjen Arbëria. Skanë leje dhe kushtet i kanë më të dobëta se këto të rejat, thekson Asllani.
Ai tregon se edhe te ndërtimet e reja që po ndërtohen së fundi, ka rënie të lehta nga 4 deri në 5 për qind të çmimit për metër katror. Këto ndërtimet e reja po e diktojnë çmimin, por nuk ka blerës aq shumë, thekson Asllani.
Sipas tij, në Prishtinë në zonën Qendra, çmimi ka mbetur konstant dhe nuk vërehet ndonjë ndryshim i madh, ndërsa në pjesët periferike ka lëvizje të mëdha.
Të dhënat e hulumtimit të kësaj agjencie tregojnë se çmimet e ndërtimeve të reja më së shtrenjti janë në lagjen Pejton në Prishtinë, ku sillen nga 1200 euro deri në 1600 euro. Ndërsa më së liri duket të jetë në Lagjen e Spitalit, Arbëri, Tophane e Mati 1, nga 700 deri në 900 euro.
Edhe pronari i kompanisë ndërtuese Pozhegu Brothers, Qemajl Pozhegu, thotë se ka një tendencë në ngritje të qytetarëve të interesuar për apartamente të ndërtuar së fundi. Banesat e reja janë me kualitet më të lartë të ndërtimit dhe për këtë është rritur kërkesa për to, pohon Pozhegu.
Përcaktues i vlerës së banesave ai thotë se në masë të madhe është lokacioni ku është e ndërtuar ajo dhe kushtet që po u ofrohen nga ndërtuesit për mënyrën e blerjes qytetarëve.
Numri i madh i banesave në ndërtim për ata që merren me këtë punë është rrezik se do të ndikojë që edhe më tej të bjerë çmimi i shitjes.
Pronari i kompanisë Nartel, Gani Mehmeti vlerëson se në treg janë futur një numër i madh i ndërtuesve të panjohur që nuk e kanë profesion ndërtimin dhe që po ndikojnë në çrregullimin e çmimit. Megjithatë, Mehmeti thotë se nuk i ka lëvizur çmimet e banesave që i ka në shitje dhe nuk e ka ndërmend të bëjë një gjest të tillë njëherë, pavarësisht se si veprojnë kolegët e tij.
Çmimet e banesave në Prishtinë:
Lagjja Pejton, nga 1200 - 1600 euro
Ulpianë, nga 1200 - 1400 euro
Dardani, nga 1000 -1200 euro
Lakërishtë, nga 900 -1200 euro
Emshir, nga 700 1000 euro
Bregu i Diellit, nga 800 1000 euro
Lagja e Spitalit, nga 700 900 euro
Arbëri, nga 700 900 euro
Parku i qytetit, nga 800 1000 euro
Tophane, nga 700 900 euro
Mati 1, nga 700- 900 euro
Qafa, nga 900 1200 euro .


karrameli17.08.2012/18:57
qekjo eshte kur mundohen me nxjerr vjam prej mize ja hangren popullit shpirtin kadaldal

Eksperti17.08.2012/18:47
Cmimi real i metrit katror te ndertimit eshte 280 euro,e eshte habi si shqpitaret gjithne blejne gjera 3here me te shtrenjta.

veseli emin17.08.2012/16:36
Po keto qmime aq te larta nuk i ke as ne perendim. jeni qmendur ju te ardhurat mujore jan 300 euro qysh me ble. zoti ju ndihmoft popullit.

m.a.17.08.2012/13:26
ky eshte nje lajm shume i mire per bleresit e ardhshem si dhe denim i merituar per kompanit ce dominojn kete bisnes sepse ne krahasim me kualitetin e banesave nuk meritojn me teper se dhjete perqinde te qmimit te shitjes nga ndertuesi ...nje shembull konkret eshte edhe banesa qe posedoj e ndertuar ne vitin 2006 nga TREGTIA, ne kete moment kjo ndertes eshte ne nje gjendje teper te mjerueshme sepse ka plasaritje si n e strukturen e objektit poashtu edhe ne muret e brendshem te baneses e qe eshte e mundur te rrezohetrrenohet ne nje te ardhshme shum te afert per arsye te materialit te dobet ndertues dhe mbindertimi ngritja e disa kateve me teper se cishte ne planin fillestar te objektitsi dhe modifikimeve te struktures se jashtme pa leje dhe pa autorizim nga persona te pandergjegjshem te cilet p.sh. themelet, parkingun apo katin nendhe e modifikojn ne shitore,supermarkete,depo mallrash etj e ce nese tenton te ankohesh tek organet kompetente apo banoret e objektit ka gjasa e te konsiderojn si te qmendur.

zeqiri17.08.2012/10:45
Nuk paska ra por sipas ketyre qmimeve qe jane dhene paska ngritje te qmimeve









basriu18.08.2012/10:11
cmimet jan ende shumë të shtenjta të banesave , duhet ende me zbrit nese dojn me i shitë se ka me ju bllokuar truri duke ... puar mas mbleresve dhe duke imagjinuar lloj lloj rrene lidhur me cilesin e baneses