• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Radikalizimi i islamit, rrezik apo fobi?

Publikuar: 17.08.2012 - 09:14

Prishtinë – “Koha Ditore” ka publikuar sot një  hulumtim të Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese me temë “Radikalizimi i islamit, rrezik apo fobi?” Shkëputëm disa fragmente nga ky hulumtim interesant. K

reut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, nuk i pengon bashkëpunimi i rregullt dhe pranimi i fondeve nga një organizatë arabe që ndër të tjera, shteti amerikan e konsideron përkrahëse të terroristëve. Organizata Al Waqf Al Islami ka kohë që i jep edhe fonde Bashkësisë Islame të Kosovës, për ndërtimin dhe rindërtimin e xhamive. Në kablogramet e ambasadave amerikane në Maqedoni dhe Holandë thuhet se kjo organizatë përkrahë pjesëtarë të organizatave terroriste ndërsa emri i një prej krijuesve të saj në Holandë ka dal si pjesë e listës së 20 biznesmenëve arabë që e kanë financuar Al Qaedan. Në Kosovë kjo organizatë ka zyrat e veta pak a shumë 100 metra larg Ambasadës Zvicerane në Prishtinë, ndërsa fondet e saj ndërtojnë e rindërtojnë xhami në Kosovë me kërkesë të BIK-ut.  Al Waqf Al Islami është dhe në listën e organizatave të dyshuara për përhapje të ideve radikale fetare të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, të cilën e ka parë Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese.

Në kabllogramin e Ambasadës Amerikane në Shkup, me numër reference “09Skopje95” e dërguar në Washington nga Ambasadori Philip Reeker te pjesa “Terrorizmi Ndërkombëtar”, shkruan kështu:

“Në Maqedoni dhe rajon ka OJQ që ofrojnë përkrahje për individë që janë pjesë apo i simpatizojnë disa grupe terroriste. Këto OJQ përfshijnë Al Waqf Al Islami, Al Haramein, Bamirësia dhe të tjera”.

Udhëheqësi i kësaj organizate në Kosovë është mjeku arab Abdur Rozzaq, ndërsa në një kërkim të thjeshtë në internet del se një nga udhëheqësit kryesor të saj, Ahmad Al Hussaini, në Eindhoven të Holandës ku ishte krijuar kjo organizatë, ka qenë një nga 20 biznesmenët më të mëdhenj arabë që e kanë financuar organizatën më të madhe terroriste në botë, Al Qaeda. Kjo është thënë edhe në raportin e kompanisë amerikane, JCB Consulting, e cila nga familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në SHBA ishte kontraktuar që të gjente ata që financonin organizatën e cila deri vonë është udhëhequr nga Osama bin Laden. Kështu thuhet në blogun “freerepublic”, duke e cituar raportin e kompanisë amerikane, “JCB Consulting” ku shkruan se emrat e financuesve të Al Qaedas janë hartuar nga vetë organizata e Osama bin Laden. Kjo listë është gjetur pas bastisjeve të zyrave të një fondi humanitar “Benevolence International Foundation” në Sarajevë. Këto bastisje janë bërë nga policia boshnjake në vitin 2002 në bashkëpunim me FBI-në amerikane.

Ndërkaq para dy vjetësh në Bullgari, udhëheqësi i Al Waqf Al Islami në këtë shtet ishte arrestuar në fshatin Sarnitsa në qytetin jugor Pazarxhik, me dyshimin se aktivitetet e kësaj organizate janë “kërcënim serioz për sigurinë e Bullgarisë”.

Dega e kësaj organizate në Kosovë rregullisht i pranon kërkesat e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës që të ndërtojë xhami të reja, apo të rindërtojë ato të dëmtuara. Një prej tyre është dhe xhamia në fshatin Bajçinë të Podujevës për të cilën nga llogaria e Al Waqf Al Islami kanë kaluar 20 mijë euro në llogarinë e BIK-ut në Prishtinë.

Transferimi i këtyre mjeteve është konfirmuar zyrtarisht nga përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, por ata nuk e besojnë që kjo organizatë të jetë e tillë çfarë dyshohet edhe nga organe të shtetit të Kosovës.

Ky tregim nuk përfundon me kaq, pasi Hoxha që do ta udhëheqë xhaminë në Bajçinë të Podujevës, për disa hoxhallarë të tjerë të vetë Bashkësisë Islame është person që nuk promovon islamin sipas shkollës hanefite, apo islamit tradicional në Kosovë. Fjala është për Fadil Sogojevën, aktualisht imam i xhamisë në Bregun e Diellit.

Xhamia në Bajçinë të Podujevës ishte ndaluar së ndërtuari nga kreu i Bashkësisë Islame të rajonit të Podujevës, Idriz Bilalli, pikësëpari për dyshimin se xhamia do të përdorej për shtyrjen para të agjendave radikale fetare.

Lidhjet e dyshimta të Al Waqf Al Islami nëpër botë mund të jenë arsye pse ajo në Kosovë nuk është e regjistruar si organizatë. Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese ka siguruar nga Ministria e Administratës Publike listën e të gjitha OJQ-ve që  funksionojnë ligjërisht në Kosovë dhe aty kjo organizatë arabe nuk është e regjistruar. Në fakt, emri Al Waqf Al Islami është fshehur si “person fizik”, në kuadër të Poliklinikës “Meka” në Prishtinë, e cila çuditërisht nga Ministria e Administratës Publike është regjistruar me aktivitet mjekësor, por edhe ndërtimtari. 

Ahmet Sadriu, udhëheqësi i departamentit për media dhe botime në BIK e pranon se kanë bashkëpunim me “Al Waqf Al Islami”.

Akuzat ndaj Bashkësisë Islame e në veçanti ndaj kreut të saj, Naim Tërnava për lidhje me organizata ekstremiste fetare janë bërë edhe më parë. I fundit që e ka akuzuar direkt dhe ashpër Tërnavën për tolerancën e rrymave radikale është gazetari amerikan, Stephen Schwartz në një vlerësim dërguar QKGH kujton se sado që kreu i BIK-ut të thotë se nuk ka fare të bëjë me rrymat radikale, janë një mori sjelljesh të tij që nuk lejojnë shpjegim tjetër, pos atij që Tërnava është nën ndikimin e radikalëve.

Gazetari Schwartz vlerëson se janë tri pika që verifikojnë teorinë e tij për lidhjet e Tërnavës me rrymat radikale, në mesin e të cilave përmend edhe tolerancën e provokimeve nga radikalët.

Në Kosovë ka pasur raste të sulmeve fizike që u janë bërë imamëve që njihen si hoxhallarë liberalë. Në mesin e tyre është edhe Hoxha i xhamisë së Zabelit, Osman Musliu, i cili plot herë ka folur hapur për rrezikun e vehabizmit në Kosovë, për çka ai beson se edhe është rrahur keq. Imam Musliu thotë se ata që e kanë rrahur para disa vjetësh janë radikalizues të fesë islame ndaj të cilëve Kryesia e BIK nuk ka marrë kurrfarë masash.

Në fakt, imamët e BIK-ut që tani po i kundërshtojnë hapur rrymat fetare që i quajnë në kundërshtim me islamin tradicional kosovar gjithashtu e kujtojnë me mall ish-myftiun Rexhep Boja. Disa prej tyre e kujtojnë se si gjatë kohës kur Boja ishte në krye të BIK-ut, imami Mazllam Mazllami, një prej atyre që përmendet për ide radikale, ishte përjashtuar nga Bashkësia Islame për mosbindje, për t’u kthyer në organizatë pas marrjes së menaxhimit të BIK-ut nga myftiu aktual, Naim Tërnava.

Ahmet Sadriu, nga zyra për media e BIK-ut, thotë se në kohën kur imam Mazllam Mazllami ishte përjashtuar prej Bashkësisë Islame, pjesë e vendimmarrjes për përjashtimin e tij ka qenë edhe Naim Tërnava (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

 

Komente (25)

xhemati18.08.2012/11:26

Te nderuar komemtatore, ketu behet fjale per infiltrimin e ideologjise se quatur 'Vehabiste'. Nepermjet fondeve per ndertimin e xhamive po kushtezohet BIKu per pnesimin e imameve me ideologji 'Vehabiste'. Vetem nje gje duhet tekeni prasyshe Akti i vetflijimit individual per fitore te islamit perkrahet nga 'shkolla' e vehabistave me qender ne Riad Arabia Saudite.

musliman jam18.08.2012/05:12

un jam musliman edhe pse serbi, rusi, amerika , jehudit ,i sulmojn muslimanet dit e nat,, dmth oo ju shqipfolsa, kuha kana terroist, muslimanet apo keta te lartpermedurit deshiron te beshesh ewropian behu , deshiron te beshesh jehudi behu, deshiron te behesh francuz behu, veq leri muslimanet rrahat

ZEKA18.08.2012/03:33

BESIMTARET DO TA PRAKTIKOJN FEN AMA MOS U RADIKALIZONI SE NJE DIT DO TE NGELIM PA MIQ E TANI ARMIKU DO TE NA TROKET NE DER

GGONI18.08.2012/02:53

qysh ja paska nise keshtu edhe ameriken po dojkan me qu ne hage sepse e kan perkrah AlQaiden ne lufte kunder bashkimit sovjetik..Por se besoj qe vjen deri te ajo gjendje..veq kur osht per Islamofobi te part jon me jap shembuj dhe prova!Secili nga ne ne Ks jemi te lire me zgjedh ate menyr te jeteses te cilen deshirojm pa ja imponu tjerve..
Ne Kur'an thuhet"Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutëtZotra te koteZotra pos Allllahut,e i beson Allllahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë,e cila nuk ka këputje.Allllahu është dëgjues i dijshëm",ALQURAN 02256. Respekt per te gjithe!Per te gjith ju qe thuni se feja shiptarit eshte shiptaria..ne fakt ju doni te thoni feja e shiptarit eshte krishterimi..po nuk po mundeni me thon haptas se nuk pin uje te ne,e jeni tu e fsheh realitetin pas termeve te Nacionalizmit..Shqipraria nuk oshte fe!!

bekim thaqi 18.08.2012/01:57

selamualejkum gjitheve muslimanve te kosovese te cilete jan 96 perqin musliman o njerzi mose u mashtroni me ksi gjera qe folin medjate per islamin radikal se ne kosove nuka islam radikal po ktu ne ks ka musliman pratikuse fejese edhe musliman me emre veq se eka emri amete e quane vetin musliman ne se nje djale iri fal namaz kto medjate tona masonike menier e quajn radikal apo teroriste si psh hoxhallarte ton i quajne radikal kurse prifti shqipate icili amerik tha se milosheviqi nukaba kurgja qe ika ... 20 mij shqiptare po kapase dashte mi ... 1.8 milon shqiptare po medjate tona e zbuten kete deklarate te priftit sepse edhe ato jane nje pre tyre qe eluftojne islamin veq dine mire se nese dikushe e luftone islamin e kosove eshte te luftu poplini shqiptare sene desshirone qe kosova mi pate 50 mije bane vashdoni po kure sdote arine te ralizoni po po ju jamte nje keshille leni mulimante rehate se allahu eshte ai icili e bron fejen po mernu me mitrovice

SaniMeti17.08.2012/23:20

Një gjë nuk po e kuptoj cillin shtet po e sulmon nje shtet islam ,apo e kunderta kush po i sulomon shtet islame ... sja e femijve qenka demokraci simabs Shqiptarve qe mshifen mbrapa gjergjit dhe ne fund shkoni ne muze dhe gjejeni cilles fe i perkiste Gergji dhe lezoni kush e mbyti Gjergjin mos vall Islamistat apo Vatikani

skifteriger17.08.2012/23:17

Rroft arabia saudite si po na ndihmon me fonde se sa per politikanet ton kurr mos pritni investime vetem hajni ka prej tyre e kta po na ndihmojn faleminderit prej tyre te menqurit ua din per nder .

Istogasi17.08.2012/22:53

Rrezik i madh, per nje kombe te vogel siq eshte kombi shqiptar. Sigurisht qe i kemi zgjidhur te gjitha problemet tjera, dhe tani kemi kohe te merremi edhe me xhamia, me lutje e namaz, edhe te flejm tere diten, e naten te ngrihemi e te hajm deri sa te na dhemb barku. Eshte sidomos interesante kur degjon recitime te poezive nga minaret e xhamive ne mes Prishtine ne gjuhen arapqe, more a jemi shqiptar ne apo arap? Flisni o njerez gjuhen e Naimit dhe recitoni e kendoni ne gjuhen e embel shqipe. I pershendes te gjithe ata te cilet recitojne dhe kendojne shqip qfardo kenge qofte ajo dhe e qfardo kulture religjioze qofte ajo, qofte ajo edhe Budiste. Ju falemnderit!

Avni rustemi17.08.2012/17:39

ne shqiptaret duhet ti kthehem fese te madhit tone Gjergj kastrioti.nese dute te jetojme te lire.ne evrope,

erdon17.08.2012/17:00

kush e di për dikend që është terrorist e ka obligim me lajmru dhe le ta arrestojn

sef 17.08.2012/15:09

po net kthet shkau ne kosov keni me dreq gjamija si cilin vend
veq fabrika jo dhe shtet me serbi ok

Kosovar17.08.2012/15:00

Vetem fobi! Radikale islamike jane ata qe e praktikojne fene ashtu siq ka filluar kjo fe. Feja Islame eshte fe e paqes dhe tolerances, si rrjedhoje Radikalet islamike jane ata qe mundohen ta praktikojne fene ne teresi dhe jane me paqesor dhe me tolerant. Mirepo mos te pret dikush se keta i pelqejne dukurite negative qe kane hy ne shoqerine tone nga amerika dhe perendimi.

ziko17.08.2012/14:59

Mos i mirrni o njerz me islamin, mirrnu me veteveten dhe me ato njerz qe po ja pijne gjakun popullit, feja islame eshte fe e drejtesise e cila te shpien ne rruge te drejt, pse vetem organizatat qe perkrahin fene islame jane radikalista, ata qe ... ne me miliona njerz, valle mos jane musliman, qe shkatrrun gjysmen e botes, a jane islam ata? Nje dite keni me u pendu po nuk ka falje me nga Allllahu i cili qto te mire krijoi per ju njerz, dhe ju dalloj nga kafshet, mos u bani bukepermyst sepse shume shpejt ju vjen momenti kur do ta leni kete bote dhe pastaj ku do te drejtoheni ju te cileve feja islame ju ka ba si therre ne sy, e nuk ju pengon krimi e hajni qe bahen per qdo dite nga keto njerz qe ju i quan njerz te shtetit, zbatoni urdhrat e zoti sepse aty eshte shpetimi, askush n'bote s'ka me mujt me ju shpetu perveq Allllahut qe ju krijoi.

KENGETARI17.08.2012/14:44

URGJENTISHT DUHET NDERMAR MASA NDAJ KETYRE SHOQATAVE HUMANITARE TE DYSHIMTA?!
JEMI DUKE PUNUAR KUNDER VETEVEHTES VEQ EDHE NJE GJA NA DUHET QE AMERIKA TE HEQ DORE NGA NE DHE ....
FEJA E SHQIPETARIT ESHTE SHQIPETARIA

gjermani ferizaj17.08.2012/14:35

NE QOFTE SE ZOTI NUK JU JEP FORCE JUVE QE TE AGJERONI FALENI NANAZ TE JEPNI ZEQATIN E TE BESONI VETEM NE ZOT MOS XHELOZONI JU QE JENI KUNDER FEJE ISLAME SE ZOTI VE NE RRUGE KE TE DOJE E KE TE DOJE E SHKATTRON AI ESHTE I PLOTFUQISHMI MARRE TE FLITNI PER NJE SEND QE NUK DINI SE SHKA ASHTE LEXONI KURAN E TANA HAJDI E FOLNI KUNDER FESE ISLAME SE UNE PERSONALISHT KAM QENE I MJERE SA ISHA 50MUSLIMAN50ATEIST POR TANI JAM I LUMTUR QE ZOTI MA QELI RRUGEN E TIJ TE DREJT E MOS SHANI FET SE NUK JU KA FAJ KERKUSH.

Ajet Azemi17.08.2012/14:26

Sa njerz jan arrestuar si terrorist dhe jan liru si te pafajshum
konsideroj edhe kete nje shpifje kunder muslimonve sepse po e shohin se njerzit qdo dit e me shum po i kthehen fes se vertet e kjo po iu pengon armiqve te muslimonve.

milazimi17.08.2012/14:06

8206...gjëja më e lig dhe më e rrezikëshme që Kosovës mund ti ndodhë,....nuk guxon islamizmi në Kosovë të radikalizohet dhe arabizohet për ndryshe pasojat do i paguajm shtrejtë.....shqipëtaret nuk guxojn të leshohen në keto ujra,duke mos harruar kurrë së feja e tyre është shqipëtariajo folkloriste....prioritet shqipëtaria ,le të mbeten fetë sekundare.

fetari17.08.2012/13:54

nuk eshte vetem ternava qe merr fonde te dyshimta. ka dhe politikane qe marrin fonde te tilla. e fajtore per kete esht mu amerika qe na perkrah aq shume. te na kishin ardhe keto fonde para dhe gjate luftes, ndoshta do te gellititej disi, por tash, ne jemi ne rrezik nga ky islmaizem.edhe kunder tij duhet te ngritemi qofte edhe me komitete si paska thane hazdreti hasani kercyelli. fundja pse te behen publikisht dhe aq zeshem, deri ne iritim, pese lutje ne arabisht per zotin? a nuk mjafton te themi zoti eshte i madh ne shqip po duhet thene "allhau ekber? Pse? a mos zoti kupton vetem arbaisht. nuk eshte e mundur. te besojme e te lutemi, por shqip dhe vetem shqip.dhe te besojme me se pari te nejri tjetri.

Meni17.08.2012/13:44

Fillimen, mund te nderlidhen rasti i shqiperise me te Kosoves atje ndertohen shum kisha ketu shume xhamia, mirpo ndaj lojerave qe luajn amerikanet dhe tjeret duhet te kemi kujdes, sepse keto lojera shum shqiptar i ka sjell ne nje pozicion qe ndihen keq qe jan musliman e kjo eshte e keqe sepse krijon mundesi per ekstremistat keqperdormin e konfuzionit.

Agroni17.08.2012/13:27

feja eshte fe lutja para perendise eshte shume e arsyeshme por arsyeja ma e forte eshte nese vetit i thomi shqiptare ateher ne duhet te lutemi para perendise vetemn ne gjuhen tone te bukure shqipe turp eshte me u lutur ne nje gjuhe te huaj se keshtu edhe zoti do te ju denoje se gjuha shqipe eshte dhurat e zotit ju lutem mos e nenqmoni para perendise gjuhen e juaj shqipe e mos u lutemi ne nje gjuhe te huaj e te pa kuptimte me respekt.

filimeni17.08.2012/13:04

mua ma rrezik me duket ndikimi grek na Shqiperi, i janatullosave atje, te cilt kan hy ne borgje te medhaja per te ndertue kisha kudo neper Shqiperi. Derisa ne shqiperi afersisht ka 600 gjami, atje jan ndertue 1200 kisha qka se besoj se as ne serbi ka aq.

hyzeri17.08.2012/12:40

Po me duket se tek ne jan ngatrruar gjerat qellimisht nga dashakeqet e fese islame, une jam nje besimtar musliman po edhe pse e praktikoj fene nuk iu perngjaj nga pamja te parve te mi sepse te gjith ishin me mjekrra e sot puna e mjekrres po tentohet me paraqit islamin radikal. Kjo per njohsit e fese nuk eshte nje qeshtje qe duhet te diskutohet pasi mjekrra eshte pjese e fese islame dhe nuk duhet me pas frik se nuk ka radikalizem po ka propagand dhe tentim te frigohen njerzit nga feja islame.

Bashkim17.08.2012/12:39

Duhet nje kontrolle shume strikte e ktyre te ashtuquajtuna organizata humanitare, ose largim totoal i tyne prej Kosoves!
Kta njerez po shfrytzojne gjendjen e rand socioekonmike te shoqnise tone per manipulim. Marre tju vie!

Beni17.08.2012/12:24

Te ishte Gjergj Kastrioti gjall në tokë, do gjuditej me ne si e kemi tradhtuar fen e të parve tan, e merrem me radikal arab. Ne duet te ecim para me Kulturen ton shqiptare dhe jo ti lajmë tjeret te na falsifikojn kulturen ton te shenjet IliroShqiptare.

Hasan Karcylli17.08.2012/11:27

Nuk ka koment te gjate pos qe tu tregohet disa patrioteve shqiptare kur te burgoseni sikur pas viteve 1981 mos u befasoni. Eshte fushate kunder islamit dhe shqiptareve musliman me siguri do te jete sikur koha e platformes politike per Kosoven dhe qendrimet e komitetit te cilat zgjaten deri u shkaterrua ish Jugosllavia.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell