• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Serbia mëdyshet rreth këshillave të përkohshme në Kosovë

Publikuar: 15.08.2012 - 12:20

Beograd, 15 gusht –  Edhe pse administratave vendore në 24 komuna të Kosovës, siç i quan Serbia organet e veta ilegale në vendin tonë, u ka skaduar mandati, nuk dihet nëse Qeveria e re e këtij vendi do të emërojë këshillat e përkohshme në ato lokalitete, ashtu siç kishte paralajmëruar qeveria paraprake, raporton “V. Novosti” i Beogradit. 

Kjo gazetë citon burimet qeveritare serbe t’i kenë deklaruar se ende nuk ka një marrëveshje për emërimin e titullarëve të strukturave të saj, meqë kjo është “çështje që lidhet me dialogun politik me Prishtinën, platformën e ardhshme shtetërore, por edhe me kërkesat detyruese të fuqive perëndimore për të shuar institucionet tona në Kosovë”.

“Edhe pse para zgjedhjeve ishte përmendur opsioni që në mjediset e Kosovës, ku organeve vendore të pushtetit u kishte skaduar mandati, të formoheshin këshillat, tash për tash as që zihen në gojë në Qeveri. Meqë bëhet fjalë për vendim politik, duhet të rpitet qëndrimi i të gjithë partnerëve të koalicionit rreth kësaj çështjeje”, citon “Novosti” burimet qeveritare.

Pushteteve komunale, siç i cilëson Beogradi organet paralele që funksionojnë në Kosovë, në Mitrovicë, Leposaviq, Pejë dhe Novo Bërdë ende nuk u ka skaduar mandati. Në Zveçan e Zubin Potok janë formuar pushtetet e reja, që kanë dalë nga zgjedhjet lokale të cilat nuk i ka mbështetur as Beogradi, as UNMIK-u. Në lokalitetet e tjera sundojnë garniturat të cilave u ka skaduar mandati, rikujton kjo gazetë.

Ndërsa kryetari i Komunës së Mitrovicës, eksponent i Beogradit, Kërstimir Pantiq thotë se këshilla të përkohshme do të formohen në Kosovën jugore, siç e quajnë ata territorin në jug të lumit Ibër, Dobrosav Dobriq, zëvendëskryetar i Komunës së Zveçanit, citohet të ketë thënë se autoritetet në ato lokalitete kanë legjitimitet të plotë, pavarësisht nga mosnjohja e tyre në Beograd e as nga UNMIK-u.

Ish-sekretari i Shtetit në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, konsideron se institucionalizimi i këshillave të përkohshme është mënyrë e mirë për shmangien e vakuumit në punën e administratave komunale.

“Këshillat do të mund të funksiononin deri sa të mos krijohen kushte për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Kjo do të mund të ishte një nga temat e bisedimeve në Bruksel. Konsderoj se OSBE do të mund të luante rolin vendimtar, meqë e ka kryer mirë detyrën kur në Kosovë u mbajtën zgjedhjet për presidentin dhe Kuvendin e Serbisë”, e citon “V. Novosti” Ivanoviqin.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell