Dhoma e Posaçme e Supremes nuk i njeh individët si pronarë të pronave shoqërore

Artikujt tjerė
- E kaluara e kryetarit mban të përçarë LDK-në në Gjakovë
- Kosova mbron me ligj investitorët e huaj
- Jahjaga falënderon humanistin Neudeck për ndihmën dhënë Kosovës
- Përgatituni për temperatura plus, bora shkrihet shpejt!
- Demaçi: Ramush, kryeministër është Hashimi
- Miratohet Ligji për Shëndetësinë
- Ndalohet shitja e misrit të importuar nga Serbia
- Bllokuan rrugën në Rudar, kërkojnë lirimin e Joviqit
- Policia se gjen Zharkun në shtëpi, do ta kërkojë edhe me Interpol
- Viktima e parë e acarit në Kosovë
Prishtinë, 14 gusht - Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme thotë se edhe pse zgjodhi qindra lëndë me konteste gjyqësore, asnjëherë nuk i njohu individët e caktuar si pronarë të tokave shoqërore. Kjo gjykatë nga themelimi i saj i kishte referuar te gjykatat komunalë 1450 lëndë, ndërsa për 875 lëndë të tjera vendosi vetë. Por me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Dhomën e Posaçme, asnjë gjykatë komunale nuk ka të drejtë të zgjidhë këto lëndë. Asnjë centimetër tokë shtetërore në këto dy vjetët e fundit nuk është tjetërsuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme.
Të paktën kështu deklaron kreu i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Sahit Sylejmani.
Ai pranon se institucioni që udhëheq ka referuar dhe ka vendosur gjithsej për 2 325 lëndë.
Por që të gjitha lëndët e zgjidhura nga trupi gjykues i Dhomës së Posaçme ishin në favor të kombinateve bujqësore.
Kjo dhomë që nga viti 2003, kur edhe është themeluar, kishte referuar 1450 lëndë tek gjykatat komunale, të cilët në shumicën e rasteve do të vendosnin në favor të paditësit duke dëmtuar pronën shoqërore.
Ndërsa, gjyqtarët e saj gjatë kësaj periudhe do të vendosnin për 875 lëndë.
Manipulimet e mundshme të bëra në Gjykatën Komunale të Prishtinës në 15 raste për tokat shoqërore i kanë shkaktuar dëme shtetit rreth 60 milionë euro, e për këtë rast janë akuzuar 8 ish-gjyqtarë dhe 2 juristë.
Por mbetet i paqartë se cili do të jetë fati i këtyre qindra hektarëve të tjetërsuar.
I mbetet AKP-së të vendosë se si do të ti trajtojë këto prona dhe nëse do të iniciojë ndonjë proces gjyqësor për kthimin e tyre.
Nëpërmjet një komunikimi elektronik, AKP-ja i ka thënë KTV-së se është në pritje të epilogut të procedurës penale në lidhje me aktakuzën e ngritur nga prokuroria e EULEX-it.
Por AKP-ja edhe ka precizuar se derisa vendimi gjyqësor është i formës së prerë, atëherë edhe AKP-ja i njeh personat e caktuar si pronarë të tokave, pavarësisht se ato dikur ishin pronë e shtetit.
Janë mijëra konteste pronësore të shndërruara në padi që presin për një shqyrtim gjyqësor në Dhomën e Posaçme.
Ngase me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Dhomën e Posaçme, asnjë Gjykatë Komunale nuk ka të drejtë të gjykojë lëndët që kanë të bëjnë me konteste pronësore për tokat shoqërore.
Prej janarit më se 1 mijë lëndë të tilla janë përcjellë nga komunalet tek Dhoma e Posaçme.








