• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Tahiri: Dështimet në dialog për faj të Serbisë e të BE-së

Publikuar: 13.08.2012 - 08:40

Prishtinë, 13 gusht – Edita Tahiri për moszbatimin e marrëveshjeve të dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë ka bërë me gisht nga Brukseli dhe Beogradi. Sipas zëvendëskryeministres së Kosovës, njëherësh edhe udhëheqëse e dialogut me Serbinë, Bashkimi Evropian ka faj po aq sa Serbia për ngecjet e dialogut.

“Mendoj që përgjegjëse është edhe BE-ja, sepse është garantuese e zbatimit të marrëveshjeve, prandaj mendoj që si ndërmjetësuese duhet të ushtrojë ndikimin e vet dhe BE-ja ka ndikime do të thosha të theksuara, për faktin se integrimet evropiane janë objektiv i të dyja shteteve: edhe i Kosovës, edhe i Serbisë”, ka thënë Tahiri të dielën në një konferencë për media, teksa ka prezantuar një rekapitullim të dialogut me Serbinë.

Emisarja e kryeministrit Hashim Thaçi në dialog me Beogradin ka theksuar se pa zbatimin e marrëveshjeve që paraprakisht janë arritur me Serbinë në Bruksel nuk mund të ketë bisedime të tjera me këtë shtet.

“Qëndrimi ynë është që pa zbatimin e plotë të marrëveshjeve nuk duhet të vazhdojë dialogu teknik”, ka thënë ajo.

Megjithatë, Edita Tahiri nuk ka tingëlluar qartë kur është pyetur nëse veriu i Kosovës do të jetë temë në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe nëse ajo do të jetë udhëheqëse e një formati të tillë dialogu.



Tekstin komplet lexojeni sot në “Koha Ditore”  

 

Komente (10)

kastriot14.08.2012/07:59

Po ju mashtrojn JUVE si me ken ndonje amater...mazamakeq per ket populle qe ka rene ne "gjume"

Dukagjini14.08.2012/00:33

Kjo Edita ka qene spiune e KOS kunderzbulimi sekret ushtarak i Serbise, e ka trathtu Rugoven e Kosoven, tash negociatore...Kosova po shkon drejt humneres.

jakupi llap13.08.2012/21:50

ska faj serrbia as evropa.fain kryesor e kan hashim thaqi.qi po e shkatrron kosoven ma zi se shkau.shkau e don shkinin shiptari e shet shqiptarin.kjo eshte oj edit qi paraja jav ka qerrue syt doni me shit krejt kosoven o trdhtar.

ANDI13.08.2012/19:28

PER BEKIMINSI DUKET TI BEKIM QENKE PSEUDOKOSOVAR,NUK QENKE NE RRJEDHA TE POLITIKES KOSOVARE LEXO KOMENTIN E DRITON BAKIJAse, AI MIRE ESHT I INFORMUM PER DIPLOMATEN EDITA TAHIRI UNE SI KOMENTUSE E RADHES E QMOJ NJI SI DRITON BAKIJA E JO SI TI VEQ ME SHKRUJT DIQKA QOFT ME VEND APO JO

Esad13.08.2012/16:28

Dështimet në dialog për faj të PDKsë, dhe ksaj.

toni13.08.2012/14:59

duhet me u rujt se qkas vjen prej mbrapa.

besa13.08.2012/13:36

Loje femijesh

Bekimi13.08.2012/10:21

HHAHAHAH gjithnje keta pseudoqeveritaret tane e hudhin fajin te nderkombetaret per ta arsyetuar mospunen e tyre dhe sigurisht qe kurrkush nuk i respekton dhe as q ei njeh si njerez te zgjuar per udhehqeje...dihen ka shume faktore qe i bejne per ti mos respektuar...

shevernazi13.08.2012/09:55

kta shkijet shum te zotet. Ne nji an nuk i zbatojn marrveshtjet e arrijtura derisa ne anen tjeter kerkojn dijalog per veriun. Qart po shifet se atyre as qe ju ka interesue dijalogu teknik, mirpo ata ZORIN E KAN ME E LEGJITIMUE ANEKSIMIN E VERIUT. Dhe ktu pala Kosovare po shkon ne bisedime ne te cilat vetem se do te humb dhe sdo te fiton asgja. Ata thjesht po dojn me Bosnifikue edhe kosoven, planet e Karagjiqit e te Mlladiqit me i inplementue.

Driton Bakija Gjakove 13.08.2012/09:20

Edita Tahiri eshte zonje e madhe dhe nje dipolmate shume e zonja.

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell