• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Dita e Rinisë e gjen Kosovën me një armatë të papunësh

Publikuar: 12.08.2012 - 21:52

Prishtinë, 12 gusht – Rreth 42 për qind e të rinjve të  moshës nga 15 deri në 24 vjeç llogariten si të papunë, kurse nëse rritet mosha deri në 30 vjeç, atëherë kjo përqindje e të papunëve arrin në 58 për qind.

Kështu ka deklaruar drejtori i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës, Xhevat Bajrami, në një tryezë të mbajtur me rastin e 12 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Për këtë ditë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar edhe disa aktivitete dhe një koncert në sheshin Nëna Tereze në kryeqytet, ndërsa ka prezantuar Strategjinë për Rini 2013 – 2017, raporton KTV.

Me këtë strategji parashihen mundësi më të mira për të rinjtë në punësim, edukim, shëndet dhe fusha të tjera. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 20°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme