Thaçi, për bisedime politike, Edita me kusht

Artikujt tjerė
- Priten protesta kundër shtrenjtimit të bukës
- Kërkohet bashkëfajtori i Thaçit
- Tahiri: Dështimet në dialog për faj të Serbisë e të BE-së
- Dita e Rinisë e gjen Kosovën me një armatë të papunësh
- OVL UÇK: Paralajmërimet e Qeriqit, tendencë për grusht-shtet
- Thaçi, për bisedime politike, Edita me kusht
- VV: Kurti nuk e ka përmendur përfshirjen e Shqipërisë në dialog
- Yagcillar dhe Agani shkojnë në Mekë
- Opozita: Bisedimet politike, të pafavorshme për Kosovën
- Veriu i Kosovës, mjedis i kontrabandës
Prishtinë, 12 gusht Kryeministri Hashim Thaçi përsëriti sot sërish se është në interes të dyanshëm, por edhe rajonal, takimi i nivelit të lartë politik mes Kosovës e Serbisë, si dy shtete.
Në një deklaratë për RTK-në shefi i qeverisë tha se sa i përket vazhdimit të bisedimeve nuk ka asnjë presion për ngritjen në nivel politik të dialogut.
Nuk ka presion për dialog politik. Është në interes të dy vendeve që të ketë takime të larta politike, të fqinjësisë së mirë. Normalizimi i raporteve nënkupton siguri për të ardhmen dhe një perspektivë integruese për gjithë rajonin, tha kryeministri. Në anën tjetër, zëvendësja e tij, dhe kryesuese e delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri iu tha sot gazetarëve se pa zbatimin e marrëveshjeve paraprake të arritura me Serbinë në Bruksel, nuk mund të ketë bisedime të tjera. Ajo shtoi se deri më tash asnjë nga marrëveshjet e arritura nuk është zbatuar ashtu siç janë pajtuar të dyja palët.
Për mos zbatimin e marrëveshjeve ajo fajësoi Serbinë, si dhe garantuesin e marrëveshjeve Bashkimin Evropian, i cili, si tha ajo, nuk po i bën presion Beogradit zyrtar. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Tahiri e sheh Kosovën si fitimtare në tërë këtë proces.


faruk bunjaku12.08.2012/21:32
thaqi e ka fillu vallen edhe duhet ta perfundoj me editen ose pa te.

rafetri12.08.2012/20:59
a hala kta te dyt a ?









baba düsseldoerf13.08.2012/09:12
haj mos ja bani gajle se hashimi ni pun qe nis dhe kryn veq duhet me pas durim