• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Serbët kundër simboleve shtetërore në dialog

Publikuar: 12.08.2012 - 09:44

Beograd, 12 gusht - Ndonëse ende nuk janë saktësuar detajet e takimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel të lartë, mësohet se zyrtarët serbë këmbëngulin që gjatë dialogut të mos ketë simbole shtetërore, në mënyrë që kjo të mos interpretohet si njohje e Kosovës nga Serbia.

Derisa Beogradi është duke punuar në platformën me të cilin do të shkojnë në bisedime me përfaqësuesit e Prishtinës, detajet e takimeve nuk janë precizuar, prandaj ende vetëm mund të spekulohet kush, ku dhe në çfarë rrethanash, do t’ia shtrijë dorën.

Të intervistuarit nga gazeta beogradase "Novosti" tregojnë se takimi i nivelit më të lartë duhet të mbahet pa praninë e simboleve shtetërore, transmeton Telegrafi.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses se lartë për politikë të jashtme në BE, Catherin Ashton, ka thënë se ende janë duke u zhvilluar konsultime për modalitetet e vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në qoftë se presidentët Tomislav Nikoliq dhe Atifete Jahjaga ulen rreth një tryezë me flamuj shtetëror, ata nuk do të duhej të thonë asgjë, sepse kjo do të nënkuptonte se Beogradi e njeh Kosovën, thotë Predrag Simiq, profesor i Fakultetit të Shkencave Politike dhe ish-ambasador. Përjashtim do të ishte, shton ai, nëse Jahjaga do të kërkonte të shkojë në parlamentin e Serbisë, gjë që është e pamundur.

“Nikoliq duhet të jetë i kujdesshëm se sa larg do të shkojë”, tha Simiq për “Novosti”.

Sipas tij, Qeveria e re është ende në kërkim të një politike për Kosovën, “prandaj dëgjohet slogani ‘duam konsensus’, por askush nuk thotë lidhur me çka. A është kjo në lidhje me atë se kurrë nuk do ta njohim Kosovën, apo do ta njohim nesër? ... Vuçiq tha se do të ketë ‘vendime të vështira’, e kjo ndoshta nënkupton njohjen jo formale të Kosovës.

Ndërsa Oliver Ivanoviq, i cili deri vonë ishte në funksionin e të ashtuquajturit sekretar i Shtetit për Kosovën thotë se në bisedimet e reja Beogradin duhet ta përfaqësojë një i dërguar i posaçëm ose këshilltari special i Presidentit, një person i besueshëm me përvojë të madhe në negociatat ndërkombëtare dhe besimin më të madh nga Nikoliqi.

“Pjesëmarrja në negociata për vetë Nikoliqin do të kërkonte përgatitje të madhe, dhe, përveç kësaj, nëse në takim me përfaqësuesit Kosovës do të shkonin vetë kryeministri apo presidenti serb, kjo do të ishte njohje indirekte e Kosovës”, tha Ivanoviq.

Vazhdimi i dialogut kah fundi i shtatorit, në Bruksel, ku takimin e parë do ta hapnin kryeministrit apo presidenti i Serbisë, si dhe përfaqësuesit e Prishtinës në të njëjtin nivel, e të cilët më vonë do t’ua linin vendet në tryezë këshilltarëve apo ambasadorëve, ky është një skenar që parashikon ish- ambasadori serb në Gjermani Ognjen Pribiçeviq. Zyrtarët më të lartë do të ktheheshin në tryezë në qoftë se do të vinte deri te ngecja në bisedime, të cilat me siguri do të jenë prezente.

“Nëse do të ketë shtrëngim duarsh në takimin e parë, varet nga ajo se kush do të jetë nga Prishtina në takim, por e gjitha mund të organizohet që të shmangen simbolet shtetërore dhe që të mos ketë njohje eksplicite e as implicite të Kosovës”, tha Pribiçeviq.

Ai e konsideron jo real kthimin e procesit të Kosovës nën ombrellën OKB-së, sikur që është jo reale që Beogradi t’i japë Kosovës ulëse në OKB, gjë që sipas disa burimeve diplomatike mund të jetë një kërkesë e re për Serbinë.

 

Komente (8)

xhevdeti12.08.2012/12:57

Do te theote se Serbija kerkon te dialogohet me Kosoven vetem me pranine e ati flamuri serbe me kryq ,me te cilin i zhvilloi luftrat ne qfarosjen e shqiptareve.Keta te Qeverise duhet te kerkoine se nuk ka dialog pa prezencen e ketije flamuri me yje, dha atije kombetar,perball flamurit te shkieve por sepaku njemeter larg nga flamuri sllav..

fati12.08.2012/12:42

o shiptar .albini veq po fol se na shiptart jemi patriota veq me fjal e jo me vepra.. se nuk asht let edhe per qeverin kur nderkombtart thojn me in ne bisedime se pa dialog nuk mundesh ti me arit kurxho edhe krejt e dim qe serbia asht armik yne por duhet mu kan diplomat.

leci12.08.2012/11:58

albin jemi me ty ska dialog me armikun vetem armiku kush sja don te miren kosoves aj dialogon me armikun jake kthy pushken maja gryken qajo asht dialogu me srbin veq me pushk

daja12.08.2012/10:54

albin protesto jemi me ty mos lejo me coptu kosoven

leci12.08.2012/10:42

more qa asht serbia mos ja vnoni veshin po dialog me srbin mej tregu se te molla e kuqe asht kufini edhe atje meju vu gurin e sibolet e ks na i dim cilat jan edhe flamuri komtar me at me bisedu jo me ylla po mej tregu se kjo tok asht shiptaria

idrisi12.08.2012/10:25

As vv nuk i don simbolet e Kosoves ne dijalog. Dojn me u perfaqesue me flamurin kombtar sikurse kur ishim autonomi e nuk kishim te drejt te prezentoheshim me flamurin shteteror. Nji hap perpara ne drejtim te shtetesis ishte ba ne kohen e Azem Vllasit atehere kur ai flamurit kombetar ia pat ndrrue poziten dhe madhsin e yllit.

zefi12.08.2012/10:09

Edhe Albin Kurti eshte kunder simboleve shteterore ne dijalog.

realisti12.08.2012/10:08

Po nese jan ata kunder, ne duhet te jem edhe ma kunder, duhet qe ne ta kushtezojm serbin per bisedime, dhe kem sa e sa pika per kushtezim! populli ka humb shpresat te ata qe shpresonin!

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu