• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Murat Jashari me 104 pyetje për Azem Sylen

Publikuar: 09.08.2012 - 21:43

Prishtinë, 9 gusht - Vëllai i Ismet Jasharit, komandant “Kumanova”, Murat Jashari i është iu ka adresuar mediumeve në vend një letër me pyetje për deputetin në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Azem Syla, me 104 pyetje të parashtruara. Ja edhe 104 pyetjet në të cilat Jashari kërkon të përgjigjet Azem Syla, ish komandant i përgjithshëm i UÇK-së dhe ministër i Mbrojtjes në qeverinë e përkohshme të pasluftës.



1. z. Azem Syla, me çdo nxënës e nxënëse tuajën që kam pasur fatin t'i takoj, kam dëgjuar vetëm fjalë miradie për ju, apo jo?

2. Njeriu çdo fazë që e kalon në jetë, në tjetrën duhet të dalë më i pjekur, më i vëmendshëm e vigjilent, e sidomos kategoria e arsimit, a është kështu?

3. Si u bë që në momentin kur është dashur të jeni më i vendosur për integritetin tuaj, pra, më i vendosur për të ardhmen si njeri i pjekur, juve ju rrëmbeu mafia politiko-ekonomike-pushtetare-financiare, pra e parave, apo jo?

4. Çka është në pyetje te ju zotëri? Karriera pa kriter, lakmia për para, apo diçka tjetër?

5. A e di kur, ku dhe kush ishte në Mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së kur të zgjodhën Komandant të Përgjithshëm të UÇK-së?

6. Sa anëtarë të SHP të UÇK-së ishin kundër zgjedhjes tuaj në këtë mbledhje?

7. A keni pasur njohuri, që para zgjedhjes apo "vetëzgjedhjes" se sa përgjegjësi ka pasur detyra të cilën e keni marrë?

8. Shpati ishte Komandant i Përgjithshëm i SHP të UNÇSH-së, dhe me partinë në terren çliroi bashkë me forcat e veta Shqipërinë nga fashistët italianë e nazistët gjermanë. A ishte kështu?

9. Shpati me Shtabin e Përgjithshëm dhe me kryesinë e Partisë kishte nën kontroll gati të gjithë Shqipërinë. A ishte kështu?

10. Shpati gjatë luftës, më 8 nëntor 1941, e formoi Partinë, a ishte kështu?

11. Zotëri, ju kishit përvojë 16 vjeçare në Lëvizje dhe ekzistonte Lëvizja, a është kështu?!

10. Zotëri a e kishit veten nën kontroll gjatë luftës?

11. A të kanë treguar „shokët“ e Drejtorisë Politike për marrëveshjen e Crans Montana-s e cila ishte mbajtur më 28 qershor 1998, ndërmjet Richard Holbrook-ut dhe Bardhyl Mahmutit?

12. A e dinit se në pikën 3 të asaj marrëveshjeje thuhej: "LPK-ja nuk duhet të jetë krah politik i UÇK-së"?

Ndërsa në pikën 4 thuhej se "në terren, në Shtabe Lokale të Zonave, atje ku kishte kuadro drejtuese të LPK-së, duhej të largoheshin në një mënyrë ose në një tjetër", si dhe pika 5 e kësaj marrëveshjeje thoshte: "të gjithë ata idealistë, vetëm pse nderonin me grusht, etiketoheshin si "enveristë", andaj duhej që të largoheshin nga radhët e UÇK-së, pasi do të prishnin punë duke kërkuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë". A të kanë thënë „shokët“ e Drejtorisë Politike kështu dhe ju zotëri nuk kundërshtuat asnjërën nga ato pika? Apo jo?

13. “Shokët” tuaj të Drejtorisë Politike para luftës spiunonin dhe u burgosën e u vranë anëtarët e Shtabit Qendror të UÇK-së, ndërsa gjatë luftës me snajperat që i kam sjellë nga Zvicra u vranë djemtë e vashat më të mira, vetëm se ishin anëtarë të devotshëm të LPK-së dhe luftëtarë e çlirimtarë me mendje, shpirt e zemër, a ishte kështu?

14. Ju zotëri, si Komandant i Përgjithshëm, a jeni informuar nga Drejtori i Policisë së UÇK-së, se në burgun e Kleçkës janë kidnapuar dhe burgosur Behajdin Allaqi dhe Shaban Ramë Shala?

15. A e keni ditur se Behajdin Allaqi ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues të LPK-së dhe Sekretar Ndërlidhës i Këshillave të Rretheve të LPK-së?

16. A jeni i vetëdijshëm se katërshja mafioze e Drejtorisë Politike ua kanë shfrytëzuar idealizmin dhe naivitetin tuaj?

17. A ju ka informuar Xhavit Haliti dhe Ali Ahmeti se Shaban Ramë Shala se të gjitha informacionet të cilat i posedonte UDB-ja për ilegalen, ia ka treguar Behajdin Allaqit e ky shokëve tij, apo jo?

18. Pse nuk i keni dërguar në vend dy snajperë të bardhë të kalibrit 338 të cilët unë t'i dorëzova, një për Komandant Kumanovën (Ismet Jashari) dhe një për Flamurin, (Gafurr Elshanin)?

19. Kujt ua dhatë?

20. Lulit (Kadri Veselit)?

21. Unë, ata dy snajperë i pata blerë me porosi të Komandant Kumanovës. A e dinit ju këtë?

22. A e dinit se çka do të thotë porosia-urdhri i Komandantit?

23. Komandant Kumanova dhe Flamuri m'i kanë kërkuar ata snajperë për të vrarë komandantë të pushtuesit serb e jo që ju po me ata snajperë t'i vrisnit ushtarët më të mirë të lirisë. A ishte kështu?

24. Si e ndjeni veten më shumë, si profesor, ushtarak apo si pehlivan-politikan?

25. Kjo e fundit më duket se ju pëlqen më shumë sepse keni para "lluk-lluk", a është kështu?

26. Ah çka kishte qenë kjo "tenderomania"! Kjo po e zbuluaka shpirtin e zemrën e çdokujt, apo jo?

27. Si ministër i luftës, a e dinit se sa ushtarë lirie keni pasur në fronte?

28. Cila ishte mosha mesatare e ushtarëve të lirisë?

29. Sa ushtarë e eprorë ka pasur në terren nga shteti shqiptar?

30. Sa ushtarë lirie ke pasur në fronte nga trojet e Kosovës?

31. Sa ushtarë lirie ke pasur të Batalionit "Atlantik"?

32. Sa ushtarë lirie ke pasur nga internacionalja dhe nga cilët shtete?

33. A i keni ftuar ndonjëherë së bashku për ndonjë festë të Kosovo*1244?

34. Sa është numri i dëshmorëve të Kosovës?

35. Sa është numri i dëshmorëve të shtetit shqiptar?

36. Sa dëshmorë të trojeve të Kosovës janë vrarë në Kosovë me emblemë të UÇK-së?

37. Sa dëshmorë janë të Batalionit "Atlantiku"?

38. Sa dëshmorë janë të internacionales?

39. Ke qenë anëtar i LPK-së, a është kështu?

40. LPK-ja të ngriti deri në Ministër të luftës, a është kështu?

41. LPK-ja ka qenë nëna biologjike e të shenjtës Emblemë të të lavdishmes UÇK, apo jo?

42. Në qershor 1999, në Prizren, LPK-së iu bë atentat nga bijtë e saj, a është kështu?

43. Nënës tënde a është kështu?

44. Profesor i kimisë dhe ish-i burgosur politik dhe atdhetar para lufte, a është kështu?

45. Ushtar e komandant gjatë luftës, a është kështu?

46. Pse aq lehtë hoqe dorë nga LPK-ja?

47. Çfarë turpi pati bërë LPK-ja?

48. Pse aq fort ju kultivoi "dikush" që ta urreni LPK-në?

49. Çfarë gjuhe fliste ai "dikush"?

50. Gjuhën shqipe nuk e fliste, sigurisht që jo, a është kështu?

51. Zotëri, si Ministër i luftës a e dini sa ka kushtuar e tërë lufta „çlirimtare“?

52. Pse jo?

53. Atëherë, pse u emëruat Ministër i Mbrojtjes i luftës,koston e të cilës nuk ishit në gjendje ta raportonit?

54. A e keni njohur biografinë (të kaluarën) e anëtarëve të G2-shit?

55. Pse jo?

56. Çfarë roli primar kanë pasur anëtarët e G2-shit?

57. A e keni njohur biografinë e Shefave të Mobilizimit të Zonave Lokale?

58. Pse jo?

59. Sa Shefa të financave kanë qenë të të gjitha Zonave Lokale?

60. Pse jo?

61. Sa Shefa të Logjistikës të të gjitha Zonave Lokale kanë qenë?

62. Pse jo?

63. A të kanë raportuar ndonjëherë Komandantët e Zonave Operative, G2, shefat e Logjistikës e të Financave?

64. Si Komandant i Përgjithshëm dhe Ministër i luftës, ju keni pasur për detyrë dhe obligim që t'i dinit këto të dhëna dhe t'i raportonit, apo jo?

65. Ju zotëri, a keni kërkuar që ata të raportojnë te ju?

66. Pse jo?

67. Si Komandant i Përgjithshëm dhe Ministër i luftës a e posedoni Arkivin e luftës?

68. Pse jo?

69. Kur gjeneratat dëshirojnë të shkruajnë për luftën e lavdishme të UÇK-së dhe Arkivin nuk do të mund ta gjejnë, çka do të thonë?

70. Pse ke qenë i papërgjegjshëm si Komandant I Përgjithshëm i UÇK-së?

71. Pse e ke pranuar atë detyrë pasi nuk keni mundur t'i dilnit zot?

72. Katërshja mafioze e Drejtorisë Politike kanë parë e studiuar personalitetin tënd si naiv dhe të kanë lënë me emër në atë përgjegjësi të madhe dhe tani ju jeni bërë halë në sy i tyre, sikurse të tjerët, të cilëve tashmë po u kalben eshtrat?

73. Si Komandant i Përgjithshëm, kur UÇK u transferua në TMK, si u ndjetë?

74. Kur i dorëzuat armët e lirisë, si u ndjetë?

75. Pse nuk morët vendim të prerë që Serbia si okupatore t'i dorëzonte armët ?

76. A e keni kuptuar tani, se pse vetëm ushtarët e lirisë duhet dorëzuar armët e lirisë?

77. Ju thoni se ndërkombëtarët na kanë detyruar që t'i dorëzonim armët e lirisë, pa e fituar lirinë. A është kështu?

78. Ju thoni se ndërkombëtarët janë pro shqiptarëve, a po?

79. Pse ndërkombëtarët po na i rrëmbejnë me dhunë armët e lirisë?

80. Pse ndërkombëtarët, sipas jush, miq të shqiptarëve, nuk po na lënë që të dalim në Referendum dhe të shprehemi si popull, duam apo nuk duam që t'i bashkohemi shtetit tonë?

81. Pse Komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe Ministrin e luftës, Drejtoria Politike, e tani Kryesia e PDK-së e komprometojnë me tendera për ndërtimin e shkollave etj.?

82. Pse dëshiron Zvicra që ta komprometojë Komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së?

83. Si ish-komandant i Përgjithshëm i UÇK-së pse nuk e ngritët zërin kundër burgosjes së ish-ushtarëve tuaj?

84. A mos keni qenë i zënë me ndarjen e tenderëve për ndërtimin e shkollave?

85. Zotëri Komandant, para "aga" gjatë historisë nuk i kishin thënë askujt, a është kështu?

86. Kthehu te nxënësit, se atje është historia, e jo te tenderomania, a është kështu?

87. UÇK-në e çarmatosët, ushtarëve të lirisë, rinisë e popullit mbas luftës ua vratë dinjitetin e krenarinë, a është kështu?

88. Luftën e lavdishme të UÇK-së e degraduat, a është kështu?

89. Zotëri, detyrën dhe rolin e kujt e keni kryer kundër popullit tuaj, ju me mafien e Drejtorisë Politike dhe të Kryesisë së PDK-së?

90. Jeni deputet i Parlamentit të Kosovo*1244, a është kështu?

91. Keni shumicën në Parlament, a është kështu?

92. Plus 10 vende të serbëve, a është kështu?

93. Sa dëshmorë serbë me Emblemë të UÇK-së kemi?

94. Asnjë, a po?

95. Po prej çetnikëve e narkomanëve serbë janë vrarë 2300 djemë e vajza të babës e nënës shqiptare, a është kështu?

96. Pse privilegjohen aq shumë serbët?

97. Pse nuk privilegjohen nga pushteti i Serbisë, shqiptarët në Kosovën Lindore?

98. Pse nuk bëni presion te ndërkombëtarët, që të njëjtat privilegje të serbëve në Kosovë t'i kenë shqiptarët në Kosovën Lindore?

99. Kush po ju pengon për ta bërë këtë?

100. Kryesia e Parlamentit?

101. Kryesia e PDK-së?

102. Deputetët serbë?

103. Serbët në Qeveri?

104. Apo padronët?

Komente (19)

A..........K.......23.08.2012/22:09

marre te qoft vllavi i ismet jasharit per pytjet qe paske ber se sen ske than hiq veq marre ke ber
me vjen keq se qfar vllau te mir e te fort ke pas komandant kumanoven e ti me dal me keto pytje marre te qoft

sadiku23.08.2012/10:11

Luani kur është i uritur sulmon..., mirpo luajt e Kosovës nuk po ngihen ...

Neki Jahaj10.08.2012/14:15

I Nderuari dhe shume i respektuari Z. Jasharaj,

neve popullit tekosves, te rinjeve nuk na nevojiten fare keto pyetjet e Tua, neve na nevojiten ide te reja per bashkim te te gjithe te rinjeve per planet e medha te bashkimit te njerezimit, dhe te jeteses se tyre pa urrejtje, seps e kemi nje qellim te madh Te mos i lejme vuatje femijeve dhe nipave tane, ashtu siq na lane gjenarata e Juaj. Edhe pyetjet e juaja nga Zvicrra nuk i pelqejne dhe jane injoruese nga gjenerata jone.

arta10.08.2012/14:08

po per vete sa pytje i ke rezervuar.

gjeku10.08.2012/12:56

respekt per ISMET JASHARIN dhe familjen e Tij dhe per te gjith martiret.por ku ishe ma heret JU Z.Murat,pse me kaq vones,apo ke shpresu me te dhan edhe ty pare e nuk kishe fol,mos po asht gjithmon ne pytje ineresi i parave,edhe diqka per komentuesit disa prej tyre po mendojn qe asht murati i jasharve te prekazit,deasha te ju sygjeroj komentuesve,lexoni mire artilullin e pastaj jepni komente.Respekt

sindromi10.08.2012/12:28

pajtohem me shumicen por kur eshte fjala per nderkombetaret aty pak mos u ngut se ata neve na shpetuan nga holokausti mos harro holokaustii.perndryshe do ti kishe ruset duke u shetitur neper kosov ende.

nexhi10.08.2012/11:28

o Murat Jashari , duhet te dalin ne shesh te gjitha,po prej kujt duhet te dal nese ti nuk e jep ne publik kur dihet se je prej familjes se Jasharajve e te tjeret skan guxim ti thojn para opiniopnit sepse skan guxim thuje burr se vetem ti guxon tija thuash para syve te Kosoves se qka kan bere ata per popullin e kosoves dhe per veti
tenderet per veti e mjerim per Kosoven dhe popullin e sajë

EORDEJ.FR10.08.2012/11:09

pom duket paska fillu me u hap KUTIJA E PANDORES...zoti e din se qka do te dalin hala prej saj,veq nje gjeje ja kam friken se mos po i ndryshohet historia e lavdishme e UQK sepse mos po del noj serb i beogradit si komandant i pergjitheshem sekret qe e formoi udheheqjen mafioze te UQK te ciles sot po i duket marifeti....

leci10.08.2012/10:02

nuk po muj me besu pse po dalin shum te kqija mas disa vitesh pse nuk i qelet syt ma heret po kur po shkon kosova per dit ne shkatrim me komandantat e haraqit hajnive e paskan dasht kosoven shum paskan vujt per ks shum bile bile ma shum se isa boletini kta patriotat e pdk

i pari10.08.2012/10:02

Per keto pyetje mire qe ja keni be, po nuk ja keni bere edhe disa personaliteteve tjera te kreut te PDKse se kush i ... u figurat emblematike te Kosoves, gjate dhe pas lutes, kete populli i dine mire, mos te mendoj kreu i PDKse qe nuk i dine populli, besi i dine me emer dhe me mbiemer

faruk b10.08.2012/09:59

me pelqejn pyetjet tuaja drejtuar ketij personi por do duhej ta pyesje se edhe a te duhet ndonje perkthyes per ti kuptuar ky ato pyetje.

xhema diaspor10.08.2012/09:35

rrespekt z.Jashari per kta idiota kishe luftuan me pas nji vatan e tash kan fillu po e shesin vatanin, dhe po e gjymtojn popullin, po ja hjekin edhe ket gjys lirie.

lindita krasniqi10.08.2012/09:18

halla te qoft z.Murat jashari ne qofse nuk ti kthen pergjigjjen dil neper media me fakte edhe qeljav syt popullit budall qe i ka hanger dreqi e nuk shohin pertej syve por ne njeren an nuk kan faj se jan lodh pa hanger e nuk po kan fuqi mu marr me hajna ma

fiku10.08.2012/08:57

o murat skoke kerka qfar pyetje te lodheta e paske se vete koke pergjigj ne shumten e pyetjeve sja ke ba. se ke vete edhe per boren pse eshte e bardh.

Kreshniku10.08.2012/04:09

Eshte zgjidhur nyeja e lemshit tasht shpresojme qe te zhvillohet i teri....hallall te qofte ty z.Jashari per guximin dhe vullnetin qe te zbardhet e verteta e te dal ne shes.O populli im i dashur,hapi syte e shiqo,hapi veshet e ndegjo,kthjelle mendjen e mendo....mos lejo qe ne emer te popullit dikush te jetoje ne luks kur ka shume te tjere qe vuajne nga varferia e skajshme..."Askush nuk mund te kaleroje mbi kurrizin tend,po qe se nuk i perkulesh" .....

leci10.08.2012/02:52

qite ne shehs qaki me qit mos qit rrotlla

Blerim usa10.08.2012/01:52

E Murat Hallall te qoft ket duhesh ta besh se gjynah preij zotit gjaku i familjes jashari ka shku per dicka e sot kerkush kerkujt spo i intereson Breh Allahu jau theft qafen Jarabih

Verim Ramadani10.08.2012/00:46

I nderuar Zoteri Jashari , keni nje pershendetje te ngroht nga un. Mund te them se keto jan pyetjet me me vler dhe me te qelluarat deri me tash te cilat i keni adresuar ne emer te Azem Syles, dhe mendoj qe pergjigjjet e ketyre pyetjeve do te jen kruciale per fatin tone. Mirpo nese nuk ndodh kjo ateher medoemos duhet te ndryshohet kjo qeveri dhe te vihet rend dhe ligj ne Kosove dhe te behet spastrim i politikaneve ne skenen politike ,seps kur deshmoret e kombit e dhan jeten per liri, ata e dhan jeten qe kombi yn , shteti yn te jet i barabart me kombet e me shtetet e tjera . Qe ne te mos i shtypim te tjeret por te mos e shtypim as njeri tjetrin. Pra ideali i deshmoreve te kombit, i atyre qe dhan jeten e tyre per te tjeret sepse te tjeret nuk i konsideronin te tjer, esht i vetmi udhrrefyes i yni. Lavdi deshmoreve te kombit dhe rroft kombi Shqipetar.

safet liridashsi09.08.2012/22:27

ish dasht edhe 104 tjera mja bo. Pak osht vetem 104.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme