• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

MPJ: Tetë konferenca për tërheqje investimesh të huaja

Publikuar: 09.08.2012 - 14:17

Prishtinë, 9 gusht - Ministria e Punëve të Jashtme, përmes misioneve të saj diplomatike, po i kushton rëndësi të veçantë organizimit të konferencave ekonomike në kryeqendrat ekonomike të botës. 

Këto konferenca, të cilat organizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe atë të Zhvillimit Ekonomik, kanë për qëllim promovimin e interesave ekonomike të Kosovës jashtë vendit si dhe tërheqjen e investimeve.

Gjatë këtij viti, konferenca ekonomike janë zhvilluar në Berlin, Paris, Bursa dhe Budapest, kurse deri në fund të 2012-ës, MPJ parasheh organizimin e konferencave ekonomike edhe në SHBA, Britani të Madhe, Zvicër, Holandë , Kroaci, Slloveni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Interesimi investitorëve serioz për të marrë pjesë në konferencat e zhvilluara deri më tani, jehona pozitive në vendet ku janë zhvilluar dhe rezultatet konkrete në rritje, kanë bërë që MPJ e Kosovës t’i shikoj këto forume si një rast të mirë edhe për ngritjen e marrëdhënieve ekonomike me shumë vende të tjera ku do të organizohen.

Artan Behrami, këshilltar për medie i ministrit Hoxhaj ka thënë se promovimi i interesave ekonomike jashtë vendit është një nga detyrat më të rëndësishme të MPJ-së dhe se në funksion të këtij qëllimi MPJ po angazhohet fuqishëm për promovimin e këtyre interesave që kryesisht orientohen në dy shtylla: tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e vëllimit të eksporteve, raporton Rtk.

“Në këtë kontekst vlerësimi i mundësive për organizimin e konferencave të tilla me qëllim të tërheqjes së investimeve është shumë e rëndësishme për vendin tonë, dhe shihet si një mundësi për të ndikuar në rritjen e investimeve të huaja, nxitjen e eksporteve, uljen e papunësisë e rrjedhimisht në ngritjen e mirëqenies së përgjithshme”, tha Behrami.

Ai po ashtu i vlerëson shumë të rëndësishme për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me vendet pritëse, organizimin e këtyre aktiviteteve.

“Këto organizime paraqesin një rast të mirë që të dy palët të shkëmbejnë përvojat dhe idetë e tyre për rritjen e bashkëpunimit dhe lidhjeve ekonomike, duke i integruar në sektorë të ndryshëm”.

Behrami bëri të ditur se në këto konferenca, Kosova përfaqësohet nga zyrtarë të lartë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

“Në këtë mënyrë përfaqësues të bizneseve nëpër vendet në të cilat organizohen, do të kenë rastin të njihen me klimën dhe mundësitë që ofron Kosova për shtrirjen e investimeve të tyre eventuale në vendin tonë. Përveç informimit me ambientin që ofron Kosova për investimet e huaja është rast i mirë që bizneset e Kosovës dhe bizneset e vendeve ku mbahet konferenca apo forumi të njihen ndërmjet tyre në mënyrë që të eksplorojnë mundësitë e bashkëpunimit reciprok”, theksoi Behrami.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell