• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Drews: Barrikada e turpit në urën e Ibrit duhet të largohet, reagon politikani serb

Publikuar: 09.08.2012 - 13:58

Mitrovicë, 9 gusht (E plotësuar) - Barrikada në urën mbi Ibër është një simbol i fuqishëm politik. Kjo është një barrikadë e turpit që karakterizon dhe paraqet qytetin e ndarë. Në realitet qytetarë janë kundër saj. Këto janë komentet që i bëri komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman, Erhard Drews, gjatë takimit të sotshëm me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Avni Kastratin.
“Barrikada në urën kryesore mbi lumin Ibër përbën një simbol të fuqishëm politik. Ne (KFOR-i) atë   mund  ta largojmë me forcë, por kjo nuk do të kuptohej mirë nga ata persona që e kanë vendosur. Pra nuk do të ndërronte asgjë në mendjet e tyre”, ka thënë Drews. “Barrikadat që është vendosur në urën kryesore mbi lumin Ibër është barrikadë e turpit, që i jep karakter të ndarjes së qytetit, por realiteti tek qytetarët është tjetër, sepse ata nuk e donë një gjë të tillë”,  ka thënë komandanti i KFOR-it.  Ai ka shtuar se kjo barrikadë duhet të largohet sa më shpejtë që të jetë e munduar. Por ai nuk ka dhënë një afat se kur do të bëhet kjo. Drews me tej ka shtuar se si vlera kryesore e BE-së është lëvizja e lirë dhe se një barrikadë e tillë në mes të qytetit është kundër këtyre vlerave dhe parimeve që ka BE-ja.
Duke folur për paralajmërimet për bisedime politike në mesë të Kosovës dhe Serbisë, Drews ka theksuar se personalisht mendon se së pari duhet të zbatohen në terren marrëveshjet që janë arritur, e pastaj të punohet për të tjetra.
Duke iu përgjigjur kritikave që kanë ardhur nga shefi i OKB-së dhe Qeveria e Kosovës se KFOR-i dhe EULEX-i nuk e kanë kryer punën e tyre, për çka janë të thirrura, gjenerali Drews tha se nuk është me rendësi nëse Qeveria e Kosovës është e kënaqur apo jo me punën tonë, me rëndësi është që me punën time të jenë të kënaqur ata që më japin urdhra, duke aluduar në komandën e NATO-s ën Bruksel. “Ne i kemi punët më së mirë kur të dy palët, pra shqiptarët dhe serbët janë të pakënaqur me ne”, është shprehur Drews në Mitrovicë.  Sa i përket mosmbylljes së rrugëve ilegale, që janë hapur nga grupet kriminale serbe vitin e shkuar, ai rikujtoi se “Kosova është një zonë doganore”.
Organizata e Kombeve të Bashkuar në vitin 2008 ka konfirmuar se Kosova është një zonë doganore dhe atëherë për këtë nuk ka reaguar as Serbia, pra kjo duhet të respektohet. Bashkësia ndërkombëtare duhet të punojë dhe Serbia duhet ta respektojë që kjo zonë doganorë duhet të funksionojë, duke mbyllur të gjitha rrugët ilegale. Kufiri nuk mundet të kontrollohet vetëm nga një palë, por ketë duhet ta bëjnë edhe fqinjët, ka thënë Drews.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka theksuar se me komandantin e KFOR-it kemi biseduar për largimin e barrikadës në urën kryesore mbi lumin Ibër, si dhe për mbylljen e rrugëve ilegale në veri, të cilat po i dëmtojnë më së shumti qytetarët e Kosovës.         

Pantiq, gjeneralit Drews: Barrikada – simbol i rezistencës ndaj dhunës

Politikani serb nga pjesa veriore e Kosovës, Kërstimir Pantiq i ka hedhur poshtë konstatimet e komandantit të KFOR-it Erhard Drews, se barrikada në Mitrovicë është “e turpshme”, por ka vlerësuar se ajo është simbol i rezistencës së serbëve ndaj dhunës nga Prishtina.
Ky politikan i ka thënë agjencisë Beta se barrikada në urën kryesore në lumin Ibër, që Mitrovicën e ndanë në dy pjesë, është vendosur pas “aksioneve të njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës dhe është pasojë e dhunës e cila tash e 13 vjet ushtrohet ndaj serbëve në Kosovë”.
Pantiq më tutje ka theksuar se KFOR-i mund të provojë që me dhunë ta largoj barrikadën, por qytetarët nuk do të pajtohen lehtë, përderisa nuk marrin garanci të forta se Prishtina asnjëherë më nuk do të përpiqet që me dhunë t’i vendosë institucionet e saj.
Më herët gjatë ditës, komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, pas vizitës në pjesën jugore të Mitrovicës dhe takimit me kryetarin e Komunës, Avni Kastrati, u tha gazetarëve se barrikada në urë është “e turpshme” dhe se ajo paraqet simbol të ndarjes së qytetit.

Komente (20)

drenica10.08.2012/10:52

o sesht kjo pun turpi o burra te verbruar po kjo esht e qart qellimi me marr teritor po hapni syt ...

Seferi10.08.2012/10:47

Turp per juve si gjeneral qe lejoni,qe disa kriminel te luajne me ushtaret e Kforit dhe shtetin,kufijt e se ciles e keni per detyre ti mbroni.

LIND KASTRATI10.08.2012/10:41

Njerz nuk e di pse po e mshefin ni fakt...se Serbet jan Kancer i Ballkanit.

Xhevdeti09.08.2012/18:49

Per shkie keto jane barikadat e krenarise,te cilet jane duke luajtur me ju,keto barikada nuk u vendosen dje as sot por mbi dy vjete,kurse ju Eulekusi dhe policia e Kosoves i toleruat dhe jeni duke i toleruar,lind pyetje po si ta kishin bllokuar shqiptaret ndonje rruge edhe me te drejte bile,me siguri do te ishte intervenuar edhe me viktima e mos te flasim per te plagosur ashtu siq e pame intervenimin e policise se Kosoves ne piken kufitare te Merdarit,e per turpin serbe mos na tregoni neve kur ne e dim qe keta perhere kane qene te turperuar por edhe perhere jane mburr me turpin e tyre ,ashtu sikur qe edhe i festoine humbjet e luftrave te turpit.

gimi09.08.2012/18:38

nuk kemi shte kena polic vetem sa per popull tanin me i rre sa her ti lypin te drejtat e veta po ska me i shku gat aty as ne ver i as ne jug ka mu bo si ne shqipri kur e kan rrzu regjimin e enverit se ati qaj sistem osht

plaku09.08.2012/18:31

edhe 1000 vjet mi lan shkite qashtu rrine,se te gjtha shpenzimet qe i bajne ata, ne i pagujm ne shqiptarte,rrymen ujin...700 fiskulltura i bajne...ka 2 rroga i marin,edhe prej srbis edhe prej kosoves..

Viti09.08.2012/17:49

Barikada nuk eshte turpi, po forca e cila deshmon se e kane serbet mbi juve. Ndersa, turpi jeni ju te KFORit, qe nu ju mban me shkjije!

ilir bardhyli09.08.2012/17:45

anide vec vazhdoni castu me kamkryc nuk mbahet atdheu or burra me mustaqe e me caj mali po cohi e nisnja punes se care qeter ska

E dim09.08.2012/17:14


Vetem Fjal te kota si gjithe!!!

fejz bageri09.08.2012/17:01

UNE PO THEM, ME I PAS HY ME BAGERA QATI ASFALLTI PREJ URES E DERI NE KUFI, E ME I PA SHKIJET PASTAJ SE KAH PO ENDEN ATA. sE A PO E NDREQIN ASFALLTIN E PRISHUR APO A PO E PRISHIN HALA.

mehdi krasniqi09.08.2012/16:51

duhet duhet me hjeke ate barikade se Mitrovica ska qene,sashte dhe ska me u nda kurre.Le ta dine qdo kushe edhe shkite po edhe kfori,ska me pase rahati aty pa u vendose reni pa funkcionue ligji,qare ska

feha09.08.2012/16:15

po po me turpe e fituan mitrovicen keta serbet ..per ta nuk eshte turp ..po per shqiptaret eshte ..se serbet me ndihmen tuaj po i vendosin barrikadat

popovalija nga llapi 09.08.2012/15:42

zoti komandant me ket barikad mbi lumin ibrit ju me nji politik sabotues keni legjimitue kriminelt e dyta ti shum her jep do deklarata dhe ju jep fuqi kriminelve deklaratat tuja i kemi vrejtjo serioze se ushtaraku duhet te jet i prem ne vendime e jo her nxet her ftoht shkau ket gjuh nuke kupton shkau kupton veq hunin o vlla historija naka msue eti vazhdo lmojau bythen e turpi bjen mbi ty zotri se qe nji vit asgj nuk ke be e ke kriju nji gjendje te mjer turp per ty dhe po dyshojmi nuk je gjermon se kultura gjermane pak flet shum punon ...

kosovari09.08.2012/14:47

Demagogji dhe hipokrizi e pastër!

dani dejn09.08.2012/14:47

ushtaraket jan masha e politikaneve ata vetem marrin urdhera e ato i marrin nga politikanet prandaj mos e fajsoni gjeneralin por politiken.ne bruksel e ma shum kta pisat ton qe po kqyrin veq me vjedh

gimi09.08.2012/14:43

si nuk te vjen ty turp me fol more zotri se turpin e ki püara ftyre gjdo dit ju vet e kei ba ket turp

adi09.08.2012/14:30

A i bjen kjo se ju po e ndihmoni dhe financoni turpin.

Plumb leka pllumbi@yahoo.com09.08.2012/14:30

I nderuar,megjith rrespektin qe kam per vendin nga vjen,punen nuk jeni duke e bere ashtu siq duhet,kjo sdon koment,se qdo dit u kethejn shkite e nuk u lajn me e krye detyrat e brukselit.Kush esht me i turpruar me shum se ju ne punene juaj,turp i Brukselit?

sana09.08.2012/14:20

nese eshte turpi atehere pse nuk veproni?

Helika09.08.2012/14:13

O zotri gjeneral Erhard Drews turpi eshte i juaj o zotri.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu