• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

BE kërkon që dialogu i ndërprerë të nisë sa më shpejt

Publikuar: 06.08.2012 - 20:26

Prishtinë, 6 gusht - Në kohën kur janë shtuar zërat për një dialog politik ndërmjet Kosovës e Serbisë, Brukseli kërkon që dialogu i ndërprerë të nisë sa më shpejt. Sipas diplomatëve të Bashkimit Evropian, energjia e telekomunikacioni janë dy temat që kanë mbetur pa u trajtuar. Megjithatë, në BE janë të kujdesshëm dhe nuk tregojnë se a do të quhet edhe më tej teknik apo politik dialogu që pritet të nisë. Shumë shpejt pritet të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Burime nga Bashkimi Evropian kanë bërë të ditur se me formimin e qeverisë së re në Serbi nën udhëheqjen e Ivica Daçiqit nuk pritet të kalojë edhe shumë kohë dhe do të rifillojë dialogu në mes të të dyja vendeve.

Një zyrtar i lartë ndërkombëtar, i afërt  me zhvillimet rreth bisedimeve, ka thënë për KTV-në se në rend janë çështja e energjisë dhe telekomunikacionit që duhet adresuar sa më shpejt.

“Këto dy tema kanë mbetur pa u trajtuar nga dialogu i ndërprerë”, ka thënë ky zyrtar i BE-së.

Megjithatë, sipas diplomatëve evropianë, pas humbjes së ish-presidentit Boris Tadiq në zgjedhjet e fundit në Serbi nuk përjashtohet mundësia e ndryshimit të përfaqësimit të Prishtinës dhe Beogradit në bisedime.

Nga ana tjetër, për bisedimet ka folur edhe Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Ajo ka thënë se Brukseli po zhvillon konsultime për vazhdimin e bisedimeve.

Për mediat serbe zëdhënësja Kocijançiç ka deklaruar se po bëjnë çmos që dialogu të nisë sa më parë që është e mundur.

Por nuk ka treguar kohën se kur do të mund të nisë ky proces.



Javët e fundit janë shtuar deklarimet e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë që kanë kërkuar dialog politik ndërmjet Kosovës e Serbisë, ndërsa sipas diplomatëve gjermanë, këtë dialog do të udhëheqë baronesha Catherine Ashton.

 

Komente (1)

Lutvi Bardhi06.08.2012/21:46

Perpjekjet e BEsź per tź filluar bisedimet nź mes Serrbis dhe Kosovźs sa mź shpejt qź eshtź e mundur bźhet pźr arsye qź tź shfrytźzohet kjo SHIK qeveri pr bisedime tź cilat jan vetźm nź tź mir tź Serrbis 100.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu