• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Për të hetuar SHIK-un, duhen edhe 13 nënshkrime

Publikuar: 06.08.2012 - 17:02

Prishtinë, 6  gusht - Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për intelgjencë, Florin Krasniqi, në një letër sqaruese ka bërë me dije deri më sot janë mbledhur 27 nënshkrime për të ngritur një komision për hetimin e aktiviteteve të SHIK-ut, shërbim i fshehtë informativ, që shihet si i afërt me Partinë Demokratike të Kosovës. Në qershor të vitit 2008, shefi i këtij shërbimi, Kadri Veseli, kishe shpallur përfundimin e aktiviteteve të këtij mekanizmi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka nënvizuar se komisioni hetimor parlamentar nuk sjell drejtësinë, sepse nuk është gjyq dhe as nuk e zëvendëson prokurorinë dhe gjyqësinë, por gjithsesi mund t’i ndihmojë shumë ato.

“Pas mbledhjes së 40 nënshkrimeve, Komisioni hetimor parlamentar për SHIK-un, për gjashtë muaj rresht do të mund të zhvillonte hetime lidhur me këtë organizatë: prej shqyrtimit të dokumentacionit e materialeve të ndryshme, e deri tek intervistimi i njerëzve. Qëndrimet se Komisioni hetimor parlamentar synon ta zëvendësojë drejtësinë e gjyqësisë, vetëm sa zbulojnë bindjen që drejtësia e gjyqësisë, në të vërtetë, nuk ekziston dhe as që është e mundur tash për tash për këtë rast”, ka theksuar Krasniqi.

Ai ka hedhur dyshime mbi funskionomin e drejtësisë në sistemin kosovar gjyqësor, ndersa ka theksuar se “shumica dërmuese e partive politike, administrata shtetërore dhe ndërmarrjet publike në Kosovë, janë të kolonizuara nga agjentët e SHIK-ut të PDK-së, njësoj edhe policia, prokuroria e gjyqësia kanë përplot elemente të tilla agjenturore që e mbajnë politikën mbi ligjin”.

Formimin e komisionit hetimor ai e ka aryestuar me ligjet e rregulloret në fuqi, ndërsa ka sjellur shembuj se komisione të tilla ngriten edhe në SHBA.

“Janë me qindra raste të komisioneve hetimore parlamentare dhe të dëgjimeve publike në Kongresin amerikan.  Prej zyrtarëve të ndryshëm shtetërorë e deri te korporatat e fuqishme janë hetuar nga Kongresi prej se ekziston ai. Kjo kurrë nuk është konsideruar si përzierje në punët e sistemit të drejtësisë por si kontribut i domosdoshëm për demokracinë dhe llogaridhënien, e rrjedhimisht edhe për gjyqësinë e drejtësinë”, ka thënë në letrën e tij sqaruese, Florin Krasniqi.

 

Komente (6)

riki07.08.2012/09:04

Florim, me vjen keq por sbesoj se ke me mujt me siguru keto nenshkrime, dhe a e din pse? Sepse deputetet e LDKse qe nuk po i bashkohen nismes tende, e dijn se hetimi parlamentar qe ti po kerkon nuk mundet me siguru asgje konkrete lidhur me veprimtarin, dhe aj qe ti po kerkon eshte nje hetim administrativ a spo di qysh me i thane. Problemi eshte se SHIKU si organ i PDKse ka kry vepra qe tejkalojne kompetencat e juaja parlamentare dhe aj duhet me kane subjekt i hetimit kriminal e jo administrativ. Dhe jo me u hetu nga Prokuroria e vendit , se ajo ska kapacitet dhe eshte e ndikuar, besa as nuk guxon se ... hen sikuar atja tjeret. Shiku vetem nga eulexi mundet me u hetu, dhe jo nga ju, ndersa ju duhet me insistu qe eulexi me hetu kete oragnizat dhe me zbardh pergjithmon te kaluaren ... te saje, dhe njerzve ne pushtet. Dhe ta merr vesh qytetari i Kosoves se disa shqipetar qe thirren ne patriotizem kane ... me shume shqipetar se sa qe kane ... serb gjate luftes, ndersa ne prap i qesim me na udheheq, e kur edhe state departamenti amerikan tha se ne pushtet jane ardh me ....jen e figurave te LDKse dhe njerzve te saje.

fitimi06.08.2012/23:15

Per shikun edhe fmija e djepit ja kan nis me fol , po edhe qyky florin krasniqi nese asht i pastert atehere SHIKu asht si pika e lotit

xhevdeti06.08.2012/19:26

Florian aga Ise njeher beri zhurme ne lidhje me SHIKUN por si duket ja ngrehu veshin dikush dhe e heshti kete pune duke ia lene gjykates.Keto tri partite e mozamakeqit si LDK,PDK EDHE AAK jane

ne perpjekje te mbajtjes dhe marrjes se pushtetit.

Arber06.08.2012/17:36

valla be florin krasniqi edhe ty tu ka mush koka Shik krejt une sedi a po mendoni me qu vendin te para ket poopell te shkret qe i kan syt kah ju a jeni tu gjyku mes veti pi se ke fillu ne tv me dalen kurr tjeter llaf nuk tkam ni tu fol perveq Shikut kto pun leja hetuesis ne dor e ti je deputet nuk te ka hije pi mas luftes je tu marr veq me Shik a rrogen e lypni ne qeveri ihaaaaa palidhjee

Studenti06.08.2012/17:20

ooo florin krasniqi ... as ti dosjen e paster nuk e ki jo , jam dakort me bo hetime per Shikun , por edhe juve duhet me jav shti doren nxhep e me kqyr qka keni nkuleta

Besimi06.08.2012/17:19

Mos harroni ta merrni edhe grupin e Rada Trajkoviçit, ta hetoni SHIKun, ngase "miku i mirë, gjindet në kohë të vështira". Kur them "mikun", mendoj se e dini se cilin "mik"ishministrat e SPSit e kam fjalën...

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell