LDK i bën thirrje Jahjagës të japë dorëheqje

Artikujt tjerė
- Ish-pjesëtarët e TMK-së kërkojnë të sistemohen në FSK ose në Ministri
- Opozita akuzon pozitën për korrupsion në dy projekte rrugësh
- Banorët s`duan xhami jashtë standardeve urbane
- AKP-ja merr Grandin, dëbon ish-blerësin
- Dy deputetë të LDK-së pro hetimit të SHIK-ut nga Kuvendi
- Shkrihet qëndrimi i Thaçit kundër dialogut politik me Serbinë
- Thaçi e Daçiqi, bartës të dialogut
- Edhe të martën në Kosovë i nxehti afrikan, 37 gradë nën hije
- Procesi i konfirmimit të aktakuzës ndaj Mustafit, më 11 shtator
- BE kërkon që dialogu i ndërprerë të nisë sa më shpejt
Prishtinë, 6 gusht - Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës i bëjnë thirrje presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga të japë dorëheqje nga posti i saj në mënyrë që tu hapë rrugën reformave kushtetuese e zgjedhore në vend. Presidentja Jahjaga ishte zgjedhur në këtë post më 7 prill të vitit 2011 nga Kuvendi i Kosovës mbi bazën e një marrëveshjeje politike ndërmjet liderëve të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së të lehtësuar nga ambasadori amerikan në largim, Cristofer Dell.
Ajo marrëveshje i përcaktonte Jahjagës një mandat të shkurtuar të postit të presidentes, përkatësisht deri në përfundimin e reformës kushtetuese, sipas të cilës, presidenti në të ardhmen zgjidhej në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vota e popullit.
Megjithatë, gjatë korrikut të sivjetmë, Gjykata Kushtetuese e konsideroi anti-kushtetuese marrëveshjen e liderëve politikë në pikën ku përcaktohej shkurtimi i mandatit të presidentes, duke i njohur kështu Jahjagës mandatin e plotë pesë vjeçar.
Tani, rrugëdalja nga kjo gjendje, sipas deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani, anëtare e Komisionit për reformën kushtetuese, është që Jahjaga të japë dorëheqje, raporton Radio Evropa e Lirë.
Presidentja vet e ka dhënë fjalën në fjalimin e saj inaugurues se në momentin kur të përgatiten ndryshimet kushtetuese ajo do të tërhiqet. Është evidente që një gjë e tillë nuk i ndalohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, prandaj ne presim nga ajo që të lëshojë rrugë dhe të njëjtën kohë të japë shembull edhe për liderët e tjerë që ta respektojnë marrëveshjen dhe të tregojnë që morali dhe politika të shkojnë bashkë dhe në anën tjetër të tregohet se kur jepet fjala publike ajo duhet të respektohet, thotë Osmani.
Nëse Jahjaga nuk ofron dorëheqjen, kurse partitë e koalicionit qeverisës nuk e zbatojnë marrëveshjen, atëherë LDK-ja, si kundërpërgjigje, nuk do ti votojë ndryshimet kushtetuese dhe as reformën zgjedhore, thotë deputetja Osmani.
Ne natyrisht që nuk kemi arsye ti votojmë amendamentet kushtetuese sepse ato amendamente kanë të bëjnë me zgjerimin, fuqizimin e kompetencave të presidentit dhe ato janë paraparë vetëm për një president të zgjedhur drejtpërdrejtë. Pra, LDK-ja nuk ka interes që ti fuqizojë kompetencat e presidentes aktuale, mirëpo mendon që është në interes të vendit që të ketë zgjedhje të drejtpërdrejta për president nga ana e popullit, thekson Osmani.
Qëndrimet e LDK-së i sheh si jo parimore shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci.
Ai thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të kundërshtohen dhe e fton LDK-në që të mos e bllokojë procesin e reformave, por ti votojë ndryshimet në momentin kur ato do të dalin për miratim para Parlamentit.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ai vendim është obligativ për të gjitha institucionet dhe për gjithë spektrin politik në Kosovë. Mendoj që bojkoti, bllokimi, është mentalitet i të kaluarës. Kemi një proces të cilit jemi duke i kontribuar që të thellohen reformat demokratike dhe jo që ato të bllokohen. Prandaj ne jemi shkëputur njëherë e përgjithmonë nga mentaliteti i bllokimit, thotë Grabovci.
Ndërkaq thirrjet e LDK-së për dorëheqjen e Jahjagës, Grabovci i sheh në suaza të kërkesave normale të një subjekti politik.
Por, megjithatë konsideron se Kosovës në këtë fazë i duhen më shumë reformat sesa zgjedhjet e shpejta presidenciale apo qendrore.
Çdo subjekt ka të drejtën e vet të apelojë për dorëheqje nga presidentja. Mirëpo, varet tash se sa ka të drejtë ligjore e kushtetuese. Ne e kemi Kushtetutën që na obligon të gjithëve që ta respektojmë dhe mbi interesat partiake, individuale e grupore janë interesat nacionale, thekson Grabovci.
Marrëveshja Thaçi Mustafa Pacolli e cila më pas u përkrah edhe nga Kuvendi me anë të një rezolute të miratuar në prill të vitit 2011, mes tjerash parashihte ndryshime kushtetuese, reforma zgjedhore, si dhe zgjedhjet presidenciale diku në fund të vitit 2012 dhe zgjedhje parlamentare në fund të vitit 2013.
Tani, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit me marrëveshje politike nuk mund të shkurtohet mandati i institucioneve, është pak e pritshme që të ketë zgjedhje të parakohshme.
Ndërkaq qëndrimi i LDK-së, mund të ndikojë që edhe reformat zgjedhore e kushtetuese të mos kalojnë deri në arritjen e ndonjë marrëveshjeje të re politike, por e cila, mbase do të respektonte fillimisht Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.


bujari 06.08.2012/20:26
Presidenti patjeter duhet te jete faktori unifikues dhe ne kete rast Presidentja eshte mire qe te jap doreheqje dhe te tregohet e moralshme sepse asnje vote nga populli nuk e ka marre per Presidente e vendit.
Prandaj po te isha une ne Pozicionin e Ldkse as qe do te kisha leshuar pe bile , kjameti le te behet marreveshja duhet zbatuar , se jemi mesuar ne qe vetem Ldkja te jete ajo qe duhet te beje kompromise , nese ju kujtohet kur ishte ne pyetje zgjedhja e Presidentit Rugova ne vitin 2001 askush nga PDK nuk e votonte e poashtu as serbet dmth ka qenë dasht te shkohet ne 3 raunde dhe perveq asaj PDK me 18 e merrte Kryeministrin ta drejtoj dhe pere kete arsye Ldkja eshte dobesuar dhe ka ardhe deri ku ka ardhe . Prandaj mos leshoni pe se do te ju kushtoj shume.
Ne jemi mesuar qe qka te na thojne Amerikanet duhet bere jo kemi presion e jo spo kemi qare thjesht duhet treguar se jemi kombengules dhe duhet qe Lideri Mustafa te tregohet real ndaj elektoratit.e jo te ju shtrihet qafa si gjithmon nderkombetareve , dhe per hir te stabilitetit politik te behet kompromise ne korriz te Ldkse

ferizajlia06.08.2012/19:52
emoj LDK von te ka ra ndermend vetem ok ishalla jeni mush mend e nuk mashtroheni prap per pa qene te koqit si i ndjeri rugova ju kurrr ma ne pushtet vini e lusme loqk te zemres isa mustafen mundohu merre shtyllen ma te fort te kosoves nexhat dacin aj eshte njeri i fort njeri qe nuk mashtrohet let per vatan afroje dhe betohem me jet qe ldk do jet aty ku populli e don

Agu06.08.2012/19:31
Si nuk kane turp,per çdo dite te kerkojne doreheqjen e presidentes... Athua nuk kane pune tjeter?!...

xhevdeti06.08.2012/19:18
Lene teten Zarife,Atifete edhe pak ne krye te shtetit se po e larguat i nxjerrni problem mepastai me gatue flia.

gjon frrokupeja06.08.2012/18:10
qpo thot ky komunisti jugosllav isa mustafa jeni njeri nga udhëheqesit e ldk qe e kni prish imazhin e partis .ju skeni as qka te folni ma ..kur ka vendos gjykata e shtetit atëhere ti qka po kerkon,,lere partin e ktheju biznesit se nuk je per politik ma fare,,leri politikanat e ri te flasin se tani ma je i konsumuar

Ylli06.08.2012/17:53
Ben mire qe zonja Atifete te shkoje aty ku e ka vendin, ne gjirin e ngrohte te policise. Une si qytetar i Kosoves, ndihem shume i fyer nga qendrimet e zonjes Atifete dhe nga intrigat e PDKse. Dihet boterisht se Atifetja nuk perfaqeson asgje me shume se nje marreveshje ndermjet Mustafes, Thaqit dhe "......" se tij politike Pacollit.

shaipi06.08.2012/17:51
jo bre po ku keni pa shqiptarishqiptarja me dhene dorheqje ne historin e njerezimit.

pejani06.08.2012/17:36
kuku qfar hajna jan politikanat vet e keni votu per kryetare more te pa ftyr ju e qeveria

Leudita06.08.2012/17:02
Jahjaga eshte nje kukull e shemtueme. Larg Presidences kjo, e mbeshtjelle ne zarfin e matrapazeve Dell e Thaci!








toli07.08.2012/02:09
shpresoj se ldk nuk do te sperapthet, kurse zotri grabovci mos ti harroj vendimet e kuvendit qe jan marr e nuk jan apliku nga qeveria a nuk eshte kunder kushtetutes apo pdk eshte mbi ligjin qka nuk na befason. Kurse qe thaqi se permbahet marrveshjes nuk eshte qudi.